Berisha-Rauing: Mazhoranca e re
platformë për zhbërjen e administratës

Berisha-Rauing: Mazhoranca e re<br />platformë për zhbërjen e administratës
TIRANE - Kryeministri në largim Berisha zhvilloi dje një takim kortezie me ambasadorin austriak në ikje, Florian Rauing. Berisha u ankua se mazhoranca e re ka një platformë për zhbërjen e administratës me pushimet nga puna. “Në takim u diskutua edhe për zgjedhjet e 23 qershorit ku Raunig vlerësoi organizimin e tyre. Kryeministri Berisha shprehu besimin se me organizimin e zgjedhjeve sipas standardeve europiane Shqipëria tashmë i përmbush kushtet për marrjen në dhjetor të këtij viti të statusit të vendit kandidat në BE.

Në takim u bisedua për çështje të tjera me interes, ku theksi u vu tek qëndrueshmëria e administratës si një kusht themelor për procesin e integrimit europian. Kryeministri Berisha theksoi se mazhoranca e re ka hartuar një platformë për zhbërjen e administratës. Ambasadori Raunig nënvizoi se kjo temë do të vazhdojë të mbetet në fokus në raport me progresin e Shqipërisë”, thuhet në një njoftim të Kryeministrisë.

Kryeministri shprehu falënderimet dhe mirënjohjen ndaj qeverisë dhe popullit austriak për ndihmën e çmuar në një seri projektesh të gjithanshme zhvillimi në Shqipëri. Ambasadori Raunig i tha Kryeministrit se është një privilegj të jesh ambasador në një vend mik dhe shprehu kënaqësinë që do të vazhdojë bashkëpunimin në detyrën e re, si dhe nënvizoi vullnetin për vazhdimin e kontributit të Prezencës së OSBE në proceset e integrimit të Shqipërisë në BE.

Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 23.08.2013
 
Redaskai Online
(b.m/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës