Berisha: Reduktuam tarifat
celulare, lehtësuam shqiptarët

Berisha: Reduktuam tarifat <br />celulare, lehtësuam shqiptarët
TIRANË – Në Shqipëri gjatë 12 viteve të fundit, janë ulur ndjeshëm tarifat e telefonisë celulare. Kryeministri Berisha ka këmbëngulur se pas një debati mes qeverisë dhe kompanive telefonike në vend është bërë e mundur ulja e tarifës të telefonisë celulare në vend.

" Komunikimi dhe informacioni janë një dhe të pandara. Ndoshta komunikimi dhe revolucioni i madh që ka njohur kjo fushë në 20 vitet e fundit përbën edhe tiparin më thelbësor të zhvillimeve në rrafshin jo vetëm ekonomik por edhe në rrafshnin social dhe më gjerë. Kur mendon që shqiptarët sot disponojnë një shkallë të telefonisë mobile 180 përqind, një nga më të lartat në Europë do të thotë se shqiptarët përfitojnë gjerësisht nga mjetet dhe mundësitë e reja të komunikimit”, tha Berisha.
Ndërsa e ka cilësuar komunikimin si një nga fushat më sensitive të shpenzimeve, Kryeministri Berisha ka theksuar se uljet që kanë bërë në tarifat celulare janë nga më spektakolarët duke krijuar edhe lehtësim për çdo qytetar shqiptar. Ai ka kujtuar se Posta Shqiptare po ngre me shpejtësi të gjithë infrastrukturën dhe ajo do të importojë fluksin në sasitë më të mëdha të nevojshme do ta furnizojë me një cmim absolutisht shumë herë më të ulët se ky i operatorëve privat, ndërkohë që në 1710 pika në mbarë vendin do të marrin internet falas.

(aq/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës