Berisha: Referendumi, rruga e
vetme për të miratuar 3 ligjet
Kryeministri Berisha i është rikthyer idesë së referendumit si e vetmja mënyrë për të miratuar 3 ligjet, të konsideruara si ligje të Integrimit. Berisha në facebook: Bllokimi i tre ligjeve të integrimit për interesa personale.
TIRANE- Kryeministri Berisha i është rikthyer idesë së referendumit si e vetmja mënyrë për të miratuar 3 ligjet, të konsideruara si ligje të Integrimit.
Rikthimin te kjo ide, kryeministri e ka bërë përmes Facebook, duke publikuar aty një mesazh përmes së cilit u drejtohet qytetarëve e kërkon mendimin e tyre se si mund të zgjidhet kjo çështje.
“Sot po ju drejtohem për të kërkuar mendimin tuaj për një vendim jetik për cdonjërin prej nesh, fëmijët tanë, të sotmen dhe të ardhmen tonë europiane. Ky vendim është miratimi me REFERENDUM i tre ligjeve që kërkohen për marrjen e statusit të vendit kandidat për anëtare të BE nga Shqipëria.”- shkruan Berisha.
Pas kësaj kërkese Berisha i është rikthyer akuzave ndaj liderit socialist Edi Rama.
“Në tërë historine e integrimit europian të vendeve ish-komuniste, klikat e përmbysyra apo pinjollët e tyre, nuk kanë bllokuar në Parlament ligjet dhe reformat e kërkuara për integrimin e vendeve të tyre në BE sic ka bllokuar, pa asnjë shkak ligjor apo argument llogjik por thjesht për interesa personale, z.Edi Rama votimin e tre ligjeve në Parlamentin tonë.”
Më tej Berisha shprehet se duke c'bllokuar me votën e qytetarëve statusin e vendit kandidat për Shqiperine, ne sigurojmë qindra e qindra milionë euro investime direkte nga Komisioni Europian dhe sektori privat i BE si dhe dhjetëra mijëra vende të reja pune për të papunet tanë, mijëra e mijëra bursa dhe të drejta studimi në vendet anëtare të BE për të rinjte tanë.
Berisha mbyll mesazhin e tij duke shtuar se “Pas zgjedhjeve të qershorit 2013, është tashme e sigurtë se z.Rama për mbijetesë politike do përsërisë Ramën e vjeshtës 2009. Prandaj mendoj se për statusin e vendit kandidat duhet të flasin me votën e tyre në një referendum qytetarët shqiptar.
(Deklarata e publikuar ne facebook)
(Redaksia online)
(sg/shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
26 Nëntor, 23:23
A po japin rezultat protestat e PD-së?
-
Po
15.2%
-
Jo
79.5%
-
Nuk e di
5.3%
Vota total: 302
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Dosja/ Zbardhen planet në Sky Ecc të Suel Çelës për të ekzekutuar me snajper Ardian Çapjan: Atë e kishte karamele, qëllon deri në 1 mijë metër! Pse dështoi atentati
26 Nëntor, 22:51
-
DOSJA/ 'Do e marrim si kec në tavë, mos t’i gjendet as nam e as nishan', ja si banda e Suel Çelës planifikoi vrasjen e 'Vis Korçarit'
26 Nëntor, 22:45
-
Kaq afër zgjedhjeve a ia vlen të harxhosh energji me protesta politike?
26 Nëntor, 22:44
-
SPAK e akuzon Artan Hoxhën për lidhje Suel Çelës, Muça në ‘Repolitix’: Axhendë në shërbim të klanit! Çaça: Kur bëhesh kundër një grupi tjetër, je pjesë e organizatës
26 Nëntor, 22:38
-
Dëshmitë e krimit, Kosova bëhet me muze të të mbijetuarve të dhunës seksuale gjatë luftës
26 Nëntor, 22:29
-
Goditja e grupit të Suel Çelës, avokati në ‘Repolitix’: SkyEcc ka hapur një ‘kuti’ që s’e dimë kur do mbarojë
26 Nëntor, 22:15
-
Dosja e Suel Çelës, Meçe në ‘Repolitix’: Lidhjet me Artan Hoxhën, manipuloi hapësirën mediatike në shërbim të grupit kriminal! Mori zarfin në dorë
26 Nëntor, 22:10
-
Biden: Po pranimit nga ana e Izraelit të marrëveshjes për një armëpushim në Liban
26 Nëntor, 22:02
-
Protesta e PD, rritet numri, 44 protestues të shoqëruar në polici
26 Nëntor, 21:46
-
Kryeministri australian e pranon me krenari: Jam shqiptar, kam rrënjë arbëreshe (VIDEO)
26 Nëntor, 21:38
-
Pak orë pasi Netanyahu pranoi armëpushimin, Izraeli sulmohet me 3 raketa të lëshuara nga Libani
26 Nëntor, 21:37
-
Mero Baze: 700 cuba që duan t’u imponohen 700 mijë qytetarëve
26 Nëntor, 21:21