Berisha: Revanshi “Rama”
për pronat, bëhuni gati

Berisha: Revanshi “Rama”<br />për pronat, bëhuni gati
TIRANE - Kryeministri Sali Berisha paralajmëron se nuk do të qëndrojë indiferent ndaj qeverisë së re, teksa thotë se qytetarët duhet të jenë gati për të reaguar ndaj kryeministrit Rama. Teksa ka komentuar sërish mbledhjen informale të qeverisë “Rama” në Vlorë, kryeministri në ikje ka thënë se Rama është rrezik real për qytetarët, pasi do t’u prishë shtëpitë dhe do t’u marrë pronat. Për këtë arsye, Berisha ka ftuar qytetarët që të jenë gati, duke paralajmëruar se do të ketë reagime në momentet kur qeveria e re të fillojë zbatimin e ligjit me dorë hekurt kundër ndërtimeve pa leje.

“Nga parodia e ujtë të ftohtë: Sllogan bajat leninist: Pushteti popullit, ne detyrat! Ftohet 100 ditëshi, kthehet në 300 ditësh! Nuk do pyesim për ligje, do prishim ndërtesat me leje (të atyre që nuk janë të popullit). Të dashur miq, “pushteti popullit, ne detyrat”. Ky sllogan leninist nuk doli nga varri i diktatorit Hoxha, por nga Piktori dështak pas parodisë së ujtë të ftohtë”, shkruan kryeministri në ikje, Berisha. Sipas tij, qytetarët me të drejtë, si në çdo vend të lirë, prisnin të dëgjonin për vendimet dhe realizimet konkrete të 100 ditëve të para të qeverisë së re, shpallur me të madhe gjatë fushatës.

Por, këmbëngul Berisha, nga parodia doli se ata u morën me 300 ditëshin dhe se nuk do të ketë 100 ditësh, mbasi atë na e mori Berisha. Dhe menjëherë kreu në largim i qeverisë ka lëshuar apelin pikërisht aty ku i dhëmb më shumë, te ndërtimet në bregdet, për të cilat kryeministri i zgjedhur Edi Rama ka paralajmëruar se nuk do të ketë asnjë tolerim kudo ku është shkelur ligji. “Vendimi i tretë i parodisë ishte prishja (jo vetëm e ndërtimeve pa leje çka është detyrim ligjor) e ndërtimeve me leje.

Pra, me veprime antiligjore do shembin ligjin. Qytetare dhe qytetarë, Rama beson, njëlloj si etërit e tij, se ai është votuar për të dalë mbi ligjin, gjykatat, Kushtetutën, për të qenë vet Blloku! Ky është revansh, rrezik real për ju, shtëpitë dhe pronat tuaja të ligjshme. Ne duhet të jemi gati”, shprehet kryeministri në ikje në Facebook. Deklaratë e cila nuk ka kaluar pa komente pro dhe kundër, duke treguar qartë se shumica e qytetarëve janë për respektimin e ligjit për ndërtimet në Shqipëri.

Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 24.08.2013
 
Redaskia Online
(b.m/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë