Berisha rikthehet sërish kryetar
nxjerr PD në protesta për energjinë
Rama: PD hapi shpellën e hajdutëve

Berisha rikthehet sërish kryetar<br />nxjerr PD në protesta për energjinë<br />Rama: PD hapi shpellën e hajdutëve
TIRANE- Ish-kryeministri Berisha u ka bërë thirrje dje të gjithë qytetarëve që të bashkohen me 22 nëntor në tubimin “Shqipëria në protestë”. Protesta e paralajmëruar nga opozita zhvillohet kundër aksioneve ndëshkuese që qeveria ka ndërmarrë ndaj abuzuesve në rrjetin e energjisë elektrike. Ish-lideri demokrat nëpërmjet rrjetit social facebook, konfirmoi dje këtë vendim për protesta, ku shkruan se ky është një vendim unanim, i cili doli nga tryeza që Partia Demokratike zhvilloi dje me parti politike, sindikatat, bizneset dhe grupe e interesit.

Berisha shkruan se në datë 22 nëntor Shqipëria do të jetë në protestë kundër rritjes se çmimit të energjisë, taksës së karburanteve, tarifave te studenteve, varëfërisë dhe mjerimit. Ndërkohë, ish-kryeministri theksoi se FMN nuk ka kërkuar rritje të çmimit të energjisë elektrike, por sipas tij qeveria po e bën këtë për të vjedhur qytetarët. “Kjo është vjedhje masive nga një bandë hajdutësh që kanë futur në KESH. Fasho është një detyrim për çdo qeveri e një vendi që është në fazën e zhvillimit. Po them që situata është në emergjencë kombëtare”, deklaroi Berisha. Ish-kryeministri Berisha e ka cilësuar qeverinë e Edi Ramës, si një nga qeveritë më të dështuara. Sipas tij Rama është si Kim Jong Un, lideri i Koresë së Veriut, që nuk e do popullin e tij.

Amnistia
Partia Demokratike i kërkoi dje qeverisë që të amnistojë të gjitha faturat abuzive të vendosura nga kompania CEZ shpërndarje në kurriz të qytetarëve. Sipas Bashës, qeveria duhet të zerojë të gjitha detyrimet e mbartura nga faturat e papaguara në kohën kur kompania CEZ shpërndarje operonte në vendin tonë. Në një tryezë me grupet e interesit për çmimin e energjisë, kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha theksoi se qeveria duhet të përmbushë detyrimet e saj, duke marrë masa drastike për mirëadministrimin e Kompanisë së Shperndarjes.

Sipas kreut të opozitës, qeveria  duhet të kryejë me emergjencë investime në rrjetin e shpërndarjes, në mënyrë të ulë humbjet e energjisë elektrike në rrjet. Ndërkohë, Basha shprehu shqetësimin e opozitës lidhur me planin e qeverisë për rritjen e çmimit të energjisë elektrike dhe çmimit të naftës. Sipas kreut demokrat qeveria ka dështuar në menaxhimin e sektorit të energjisë. Ai u shpreh se Rama erdhi në pushtet duke premtuar ulje të çmimit të energjisë, ndërkohë që sipas Bashës qeveria po shkon në drejtim të kundërt me atë cfarë ka premtuar.

“Familjet shqiptare janë në ankth për shkak të rritjes së paralajmëruar nga qeveria  të çmimit të energjisë elektrike. Cdo ditë përsërit të njëjtin refren për t’ia fshehur mbi 2 milion shqiptarëve koston që do të sjellë në jetën e tyre rritja e çmimit të energjisë. Pse zoti kryeministër nuk tregon se sa do të jetë çmimi i energjisë? Cfarë po fsheh? Pse ka frikë të përballet me qytetarët e tij?”, deklaroi Basha. 


Shkrimi u botua në Shqiptarja.com (print) në 7 Nëntor 2014

Redaksia Online
(d.a/shqiptarja.com) 

 

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

Uraganët, akuza nga Trump në fushatë elektorale: Ndihmat po jepen në mënyrë selektive! Obama: Sajon çdo gjë që thotë

Uraganët, akuza nga Trump në fushatë elektorale: Ndihmat po jepen në mënyrë selektive! Obama: Sajon çdo gjë që thotë