Berisha: Ristani s'ka bërë burg 
Reagon Braçe: Kjo, tallje shembullore

Berisha: Ristani s'ka bërë burg <br />Reagon Braçe: Kjo, tallje shembullore
TIRANE – Deklarata e ish-kryeministrit Sali Berisha se deputeti Arben Ristani nuk ka qenë në burg, është vlerësuar nga deputeti socialist Erjon Braçe si një tallje dhe fakt që tregon marrëdhënien e tmerrshme sipas tij, në Partinë Demokratike.

Në një reagim në rrjetin social Facebook, Brace komenton për incidentin e ndodhur mes Arben Ristani dhe Kreut të Qeverisë Edi Rama në prani të Komisionerit Stefan Fyle, ku kreu i qeverisë i përmendi deputetit faktin që ka bërë burg.

“Që Sali Berisha të thotë publikisht se Arben Ristani nuk ka qenë në burg është një tallje shembullore b…….!!
Tamam Sali Berisha e arrestoi dhe e dergoi në burg!! Direkt Sali Berisha!!
Kjo tregon edhe marrëdhënien e tmerrshme në atë parti!
Nejse;
E rëndësishme është që Ristani tani beson se nuk ka qenë në burg dhe kjo i duket nga dhëmbët!!”, shkruan Braçe në rrjetin social.

Incidenti mes kryeministrit Rama dhe deputetit Ristani ndodhi dy ditë më parë gjatë tryezës së katërt të dialogut të nivelit të lartë Shqipër-BE, ku i pranishëm ishte edhe ish-komisioneri për zgjerimin në KE, Stefan Fyle.

Ristani tha se Rama e fyeu  gjatë këtij takimi, ndërsa Kryeministria reagoi duke e konsideruar Ristanin, jo vetëm një të dënuar për mitmarrje, por e quajti një folës “përgjithësisht të dehur. Më tej reagimeve iu shtua edhe ish-Kryeministri Berisha i cili tha se “Ristani nuk ka vuajtur dënim në burg”,  çka nxiti edhe kundërshtinë e Braçes.

Redaksia Online
(Shqiptarja.com)

 

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria hap negociatat me BE për kapitullin 1, kur do ndodhë integrimi?



×

Lajmi i fundit

SHBA, Departamenti i Drejtësisë ngre padi ndaj shtetit Virxhinia për shkelje zgjedhore

SHBA, Departamenti i Drejtësisë ngre padi ndaj shtetit Virxhinia për shkelje zgjedhore