Berisha: Rrethimi i pallatit, akt
banditesk shtetëror i pashembullt
Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar për bllokimin e pallatit në Vlorë. Në faqen e tij në rrjetin social “Facebook”, Berisha e ka cilësuar “akt banditesk shtetëror të pashembullt në Europën e sotme”, vendimin për shembjen e këtij pallati.
TIRANE- Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar për bllokimin e pallatit në Vlorë. Në faqen e tij në rrjetin social “Facebook”, Berisha e ka cilësuar “akt banditesk shtetëror të pashembullt në Europën e sotme”, vendimin për shembjen e këtij pallati.
“Antiligji kundër ligjit, fytyra e vërtetë e shtetit policor të Edi Ramës. Të dashur miq, një akt banditesk shtetëror i pashembullt në Europën e sotme po zhvillohet para kamerave televizive në Vlorë. Me urdhër të Edi Ramës, Policia në kundërshtim me Kushtetutën dhe ligjet e vendit, si një bandë socialiste, prej më shumë se 24 orësh ka rrethuar me shiritin e zonës së krimit një pallat në qytetin e Vlorës. Ajo nuk lejon banorët e pallatit të hyjnë në apartamentet e tyre ku banojnë dhe që i kanë të blera e hipotekuara në përputhje me të gjitha ligjet e vendit”, shkruan Berisha.
Sipas ish-kryeministrit, pallati është ndërtuar me leje dhe konform rregullave të shtetit, ndërsa shyon se “bllokimi i tij shkaktohet pasi në të ka qenë investitor vjehrri i Lulzim Bashës”.
“Pallati është ndërtuar me leje, në pronë private, me kredi bankare dhe është hipotekuar konform regullave të shtetit. Krimi i vetëm i pallatit është se njëri nga investitorët e tij ka qenë vjehrri i kryetarit të PD, kundërshtarit të Edi Ramës, të cilin ky i fundit e urren për vdekje. Ndaj dhe dënon kolektivisht të gjithë banorët e pallatit”, vijoi ish-kryeministri.
Berisha në reagimin e tij thotë se ky është një veprim në kundërshtim me Kushtetutën dhe Konventën Europiane të të Drejtave të Njeriut.
“Kjo që ndodh me qytetarët e pallatit të rrethuar me shiritin e zonës së krimit dhe moslejimi i banorëve për të hyrë në shtëpitë ku banojën është dëshmi falgrante e shtetit policor të Edi Ramës, është kushtrim i vërtetë për çdo qytetar për t’u ngritur ndaj akteve shtetërore banditeske me të cilat Edi Rama me urrejtjen e tij të papërmbajtur dhunon Kushtetutën e vendit, Konventën Europiane të të Drejtave të Njeriut, përdor antiligjin për të shkatërruar ligjin”, e përfundon Berisha regimin e tij.
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
28 Nëntor, 09:20
A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?
-
Po
31.9%
-
Jo
62.2%
-
Deri diku
5.9%
Vota total: 1399
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Dita e Pavarësisë, Shkodra kuqezi për 112-vjetorin! Qytetarët paradë me flamujt në makina (VIDEO)
28 Nëntor, 20:52
-
Netanyahu: Do të bëj gjithçka që Irani të mos ketë armë bërthamore
28 Nëntor, 20:43
-
Enver Robelli: Kolosi shqiptar në Amerikë
28 Nëntor, 20:40
-
Festat e nëntorit/ Shqiptarë e të huaj mbushin hotelet! Tirana, Vlora e Korça më të preferuarat
28 Nëntor, 20:34
-
Netanyahu: Luftë e ashpër në Liban nëse shkelet armëpushimi
28 Nëntor, 20:26
-
Veshur kuq e zi, Rita Ora uron gjithë shqiptarët për festën e Pavarësisë (VIDEO)
28 Nëntor, 20:20
-
Begaj pritje për Pavarësinë, mesazh politikës: Zgjedhjet të jenë shembull, mbështetje SPAK! Jemi krah Kosovës
28 Nëntor, 20:08
-
Zelensky i bën thirrje Perëndimit: Kemi nevojë për një përgjigje të fortë ndaj shantazhit të Putinit
28 Nëntor, 19:51
-
Festa e Pavarësisë/ Shkrihen 'akujt', Rama dhe Kurti qëndrojnë krah për krah në Vlorë dhe të qeshur (VIDEO)
28 Nëntor, 19:40
-
VIDEOLAJM/ Dita e Pavarësisë, 112-vjetori festohet edhe në Fier e Shkodër! Qytetarët paradë me flamujt në makina
28 Nëntor, 19:40
-
Ministrja Pirdeni nënshkruan Planin e Veprimit në Budapest: Hungaria do të trajnojë nëpunësit shqiptarë për integrimin në BE!
28 Nëntor, 19:28
-
SHBA/ Arrestohet një burrë në Arizona që kërcënoi se do të vriste presidentin Trump dhe familjen e tij
28 Nëntor, 19:25