Berisha: Ruçi arkitekti i bllokimit të
ligjeve me 3/5, e enjtja afati i fundit
Në mbledhjen e sotme të grupit të Partisë Demokratike, Kryeministri Berisha akuzoi numrin një të parlamentarëve socialistë, Gramoz Ruçin, se është arkitekti i bllokimit të ligjeve me 3/5 në Parlament, ndërsa i kërkoi Partisë Socialiste që t’i aprovojë ato në emër të integrimit europian të vendit.
TIRANE- Në mbledhjen e sotme të grupit të Partisë Demokratike, Kryeministri Berisha akuzoi numrin një të parlamentarëve socialistë, Gramoz Ruçin, se është arkitekti i bllokimit të ligjeve me 3/5 në Parlament, duke e kushtëzuar me këshillin e qarkut të Fierit. Ai i kërkoi Partisë Socialiste që t’i aprovojë ato në emër të integrimit europian të vendit.
"A mund të ketë praktikë më ligjore dhe më të drejtë, se sa ajo që ai e ka zbatuar vetë. Por, pse nuk e pranon? Sepse ai dhe Ruçi, që është arkitekti i kësaj situate, e dinë që nuk fitojnë, por ne të drejtën e votës nuk mund t'ua heqim njerëzve", theksoi Berisha në mbledhjen e sotme të gruput.
Kryeministri deklaroi para deputetëve të tij se oferta për zgjidhjen e Qarkut të Fierit përmes mocionit të mosbesimit është shumë dinjitoze dhe kushtetuese, por shtoi se PS nuk e pranon atë pasi e di që nuk ka më mazhorancën.
"Oferta që i kam bërë, si rrugëzgjidhje për qarkun e Fierit, është oferta më dinjitoze, më kushtetuese dhe më ligjore që mund t'i ofrohej Ramës dhe Ruçit, i cili me sa duket qëndron me të drejtë vetoje në këtë çështje. Ofertën e propozuar, për t'u vënë në mocion të gjithë këshilltarët e shumicës, e bëra si një zgjidhje dinjitoze për këtë problem dhe kundërshtimi i Ramës është absolutisht mungesë e plotë vullneti për të votuar ligjet".
Berisha tha se skema e mocionit të mosbesimit është aplikuar nga socialistët në tre komunat e qarkut të Fierit, konkretisht në Ndërmenas, në bashkinë Divjakë dhe komunën Bubullimë dhe akuzoi liderin socialist Edi Rama se i personalizon gjërat nga frika se marrja e statusit të vendit kandidat për në BE do të kthehej në kapital politik për të djathtën.
"Shfrytëzoj këtë rast t'i adresoj Ramës thirrjen: 't'i votojmë këto ligje, sepse asnjë shqiptar dhe asnjë mik i këtij vendi nuk mund të mirëkuptojë bllokimin e tyre në Kuvend. Mesazhi që përcjell ky bllokim është mesazhi më negativ për vendin...Unë e kuptoj që Rama i personalizon gjërat dhe bën shumë gabim, pasi nuk shërben aspak personalizimi. Ai beson se nuk duhet ta marrë Shqipëria statusin, se në këtë mënyrë fiton kryeministri dhe qeveria. Por, shqiptarët dinë të dallojnë, se në këtë rast kapital politik fiton Shqipëria. Nuk krijohet kapital politik duke dëmtuar interesin politik kombëtar duke mos votuar tre ligjet" tha Berisha.
Kryeministri dha dhe një datë për votimin e pr/ligjeve "Le të urojmë që e enjtja të shndërrohet në një ditë, ku mbarë shqiptarët të marrin mesazhin e rëndësishëm të përmbushjes së detyrimeve tona, të kërkuara nga Komisioni Europian, në mënyrë që Shqipëria të marrë statusin e vendit kandidat. Nuk dua të polemizoj, por unë mendoj se është në detyrimin tonë më madhor. Si do të mund ta shohim veten, në këtë 100 vjetor, kur një palë nuk pranon të votohen tre ligje dhe kjo, jo se po i mohohen amendamentet që ka paraqitur, por sepse beson se duke bllokuar, fiton më shumë kapital politik."
(im/sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
10 Janar, 11:51
A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?
-
Po
74.5%
-
Jo
21.9%
-
Nuk e di
3.5%
Vota total: 2506
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Numërimi i votave, Celibashi: S’është koha që partitë të ikin! PD kundër numëruesve që vijnë nga administrata: Katastrofale
10 Dhjetor 2024, 15:29
-
Zgjedhjet 2025/ Komisioni i Venecias: Punoni të jenë të lira, OSBE: Depolitizoni administratën zgjedhore! Celibashi: Do të sillte mosnjohje rezultati
10 Dhjetor 2024, 10:23
-
Shqipëri, shqetësim transparenca e financimit në zgjedhje
9 Dhjetor 2024, 20:38
-
OSBE trajnon gjyqtarët dhe prokurorët e ardhshëm mbi trafikimin e qenieve njerëzore
6 Dhjetor 2024, 14:15
-
Politika bashkohet për të përmbysur skemën e ripërtëritjes në Gjykatën Kushtetuese! SHBA kundër: Të rinovohen tri anëtarë çdo 3 vjet
6 Dhjetor 2024, 14:07
-
OSBE, trajnim punonjësve të Burgjeve për standardet e të drejtave të njeriut
22 Nëntor 2024, 15:44
-
'Krimet me armë të lehta ndodhin kudo por në Shqipëri është më i ashpër' Ambasadori i OSBE-së: Siguria nuk është vetëm përgjegjesi e policisë
20 Nëntor 2024, 17:32
-
Goditja e korrupsionit politik, financimi i partive dhe kufizimi për punësimin e titullarëve pas mbarimit të detyrës! Zbardhen disa nga propozimet në Komisionin e Posaçëm
13 Nëntor 2024, 09:47
-
Mbahet tryeza e parë për Dokumentin Analitik, ekspertët zbulojnë gjetjet dhe rekomandimet për integritetin e administratës publike dhe konsolidimin e shërbimeve digjitale
4 Nëntor 2024, 20:27
-
'Mashkull, femër apo të tjera', OSBE flet për sondazhin: E konsultuam me Kuvendin
29 Tetor 2024, 09:18
-
Fitorja e partisë proruse, Presidentja e Gjeorgjisë thotë se nuk e njeh rezultatin e zgjedhjeve
27 Tetor 2024, 22:27
-
'Mashkull, femër apo të tjera, çfarë gjinie je?', Tritan Shehu denoncon 'sondazhin' e OSBE-së për deputetët: Fyes, refuzoj ta plotësoj
24 Tetor 2024, 20:21