Berisha:S'hyj në familje, po Rama
martohet para çdo fushate elektorale

Berisha:S'hyj në familje, po Rama<br />martohet para çdo fushate elektorale
VLORE - Kryeministri Berisha ka zhvilluar këtë mbrëmje, fushatën përmbyllëse të PD-së në Vlorë dhe disa orë më pas, edhe në Gjirokastër. Ndryshe nga takimet e mëparshme, ku Berisha nuk është marrë me jetën personale të kryetarit të opozitës, në takimet e fundit ai e ka përmenduar atë si argument elektoral. 
"Unë nuk shkoj në rrafsh personal", - i drejtua Berisha, Ramës, nga podiumi në Vlorë, - "po një gjë po ta them: Kam qënë President, kam qënë kryeministër, jetoj në një apartament 125 km  katrorë, se rroga ime aq e përballonte, kurse ti do të vish drejt karriges sime, që s'do të vish kurrë, me një vilë dhe një pallat pesëkatësh. I nderuar zotëri! Familja është familje, ajo është vlera më supreme. Me këtë vlerë bashkohen të gjithë shqiptarët, të çfarëdolloj bindjeje që janë po këtë vlerë e shkelmojnë të gjithë ata që ndahen e martohen para çdo fushate elektorale e ti i tillë je."

Berisha u kujtoi vlonjatëve se "dita e sotme për të është një ditë e bekuar, që solli bashkimin e tunelit të Tiranës me Elbasanin. Ndaj ti, z.Rama, mos eja këtu e të tregosh idetë e gjyshit tregtar, se kur s’ke idetë e tua, ke idetë e gjyshit. Se Vlora sot qarkullon mallra sot sa ç’nuk qarkullonte tërë Shqipëria në kohën e gjyshit. Mos u trego vlonjatëve, fotot e fuqive armike, por respekto vlonjatët dhe shqiptarët, sepse respekti është detyrimi i parë i çdo politike.
 
Z.Rama, respekto qytetarët, sepse ai është detyrimi ynë i parë. Përsa i përket modelit, zotëri, me këta burra e gra të gjithë shqiptarë, na lidh një përpjekje  e madhe, kurse ti zotëri je modeli i shkretimit. Një gjë pate në dorë, të votosh ligjet dhe për shpirtin e zi, i bllokove tre vjet rresht. Z.Rama, me këta njerëz na bashkon përpjekja e madhe për një jetë më të mirë, ndaj po ndërtojmë rrugë, tunele, kurse ti zotëri, në të gjithë fuqinë tënde, votove kundër çdo gjëje", - theksoi Kryeministri. Në përfundim ai iu premtoi vlonjatëve, sërish, se në mandatin e ardhshëm do të bëjnë gjithçka për liberalizimin e vizave me SHBA-në.

GJIROKASTER, BERISHA: RAMA, PERÇARESI ME I MADH I MINORITETIT

Kryeministri Berisha ka zhvilluar sot fushatën elektorale në qytetin e Gjirokastrës, ku e ka cilësuar kryeopozitarin si përçarësin më të madh të minoritetit dhe të paaftë që të bindë të tjerët me fjalët që thotë. "Edi Rama, me këto gra dhe burra të këtij sheshi:, - tha Berisha, - "më bashkon dhe më lidh, besimi tek një vlerë e madhe, tek familja ime, tek familja shqiptare, që është për mua një burim i pashtershëm energjie, frymëzimi, për të çuar para kauzën e drejtë. Ndërsa ti shoku “mavi” ke një rekord shumë të veçantë, mund të flasësh shumë, por ata që ndërrojnë gratë për vota dhe shtetësira, e kanë të vështirë t’i bindin të tjerët. Ti, në 365 ditë që ka viti, 270 ditë nuk ke dalë ndonjëherë në zyrën e punës. Prandaj dhe përpiqesh të mbjellësh vrer, zi,dëshpërim, zhgënjim, që të gjitha ato probleme të shpirtit tënd".
Ai e akuzoi Edi Ramën si "përçarësin më të madh të minoritetit, që duhet të jetë i bashkuar". Berisha bëri thirrje më pas "Votoni 44-ën, ditën e çlirimit, ditën e lirimit, ditën e Evropës".

Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Dyshoj se për 10 vjet, nuk ka gjykatë që guxon të dënojë Berishën dhe Ramën

Spahiu: Dyshoj se për 10 vjet, nuk ka gjykatë që guxon të dënojë Berishën dhe Ramën