Berisha sërish kundër Vlahutin: Është
 konfliktuale, deklarata te pagoditura

Berisha sërish kundër Vlahutin: Është<br /> konfliktuale, deklarata te pagoditura
TIRANE- Ish-kryeministri Sali Berisha ka akuzuar sërish ambasadoren e BE-së në Tiranë, Romana Vlahutin se po nxit mungesën e marrëveshjes mes mazhorancës dhe opozitës. Përfaqësuesja e Lartë e Brukselit në vendin tonë, Vlahutin është vënë në qendër të akuzave të Berishës, lidhur me një deklaratë të saj të bërë pak ditë më parë në Shkodër, për reformën në drejtësi.

Vlahutin ka deklaruar se do të mbështeste ndryshimet kushtetuese qoftë edhe vetëm me votat e mazhorancës, me kusht vetëm e vetëm që të merrte jetë reforma në drejtësi. Berisha e ka cilësuar këtë një deklaratë të pamendët të ambasadores së BE-së- ndërsa ka vijuar më tej duke u shprehur se ajo nxit një mungesë marrëveshjeve, nga ato që janë jetike për vendin dhe këto qëndrime mbrojnë interesa të caktuara.

“Problem është që pati disa qëndrime të gabuara, mendoj unë, edhe nga ndërkombëtarët. Në mënyrë të veçantë, një deklaratë e ambasadores së BE, ishte për mua shumë e pavend dhe e pagoditur në të cilën ajo vetëm sa nuk inkurajonte maxhorancën që të eci në rrugën e vetë pa opozitën. Duke thënë se, mediat e përcollën se nuk duhet konsensusi, nuk mu duk se ishte tekstualisht por tha se nuk duhet marrëveshja. Marrëveshja duhet. Dhe zonja që nxit një mungesë marrëveshjeje ndjek interesa të tjera nga ato që janë jetike për vendin.

Pse e them këtë? Sepse çdo lëvizje, në 15 vitet e fundit, çdo ndryshim i Kushtetutës, çdo ndryshim i Kodit Zgjedhor, ligjet me 3/5, heqja e imunitetit janë bërë mbi bazën e marrëveshjeve. Dhe marrëveshje nuk do të thotë introduktim i politikës brenda, por marrëveshje do të thotë hapje e rrugës gjerësisht për mbështetje maksimale”,
u shpreh Berisha.

Sipas tij, deklaratat e përfaqësueses së BE nuk i shërbejnë as klimës dhe as qëllimit të reformës që siç insistoi ai duhet të udhëhiqet nga konsensusi në Kuvend mes mazhorancës dhe opozitës.

“Unë i thashë këto sepse ky është një proces shumë i rëndësishëm dhe natyrisht kuptoj që duhet ujdia, duhet marrëveshja. Unë vlerësoj faktin që PD u angazhua, ka ekspertizë shumë të mirë, ka ekspertë shumë të mëdhenj, të shquar, dhe të diskutojë. Por ideja se nuk duhet marrëveshja, aq më tepër kur kjo bëhet nga një ambasadorë që është dhe guvernatorë, kjo është një gjë shumë e rëndë, e papranueshme dhe nuk i shërben as klimës, as reformës, as mirëkuptimit”, tha ai.

Një qëndrim kritik ndaj ambasadores së BE në vendin tonë, ish-kryeministri Sali Berisha ka mbajtur edhe pak ditë para zgjedhjeve të 21 qershorit.

Berisha komentoi deklaratën e Vlahutin për dekriminalizimin, duke e akuzuar atë për njëanshmëri, pavarësisht se më herët, thekson ai, ambasadorja kishte deklaruar se, nëse partitë politike nuk heqin nga listat kandidatët e inkriminuar deri më 13 maj, atëherë delegacioni i BE do të publikonte emrat e personave me precedentë penal. 

Shkrimi u botua në Shqiptarja.com (print) në 4 Gusht 2015

Redaksia Online
(d.a/shqiptarja.com) 

  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se protestat mund ta forcojnë pozicion politik të PD-së?



×

Lajmi i fundit

Institucionet e drejtësisë refuzojnë komisionin ‘Antikorrupsion’, Prokuroria e Përgjithshme për Report Tv: S'marrim pjesë, japim opinion nëse na kërkohet

Institucionet e drejtësisë refuzojnë komisionin ‘Antikorrupsion’, Prokuroria e Përgjithshme për Report Tv: S'marrim pjesë, japim opinion nëse na kërkohet