TIRANE - Kryeministri Berisha ka sulmuar nga Vora, teksa inauguronte një fabrikë mielli, programin e Partisë Socialiste për taksat, duke deklaruar se taksa progresiste që ofron kjo forcë politike shkurton automatikisht me qindra vende pune.
Ndërsa kreu i selisë rozë, Edi Rama nëpërmjet rrjetit social Twitter ka ironizuar taksën e sheshtë të qeverisjes duke thënë se Kryeministri Berisha e quan kapitalizëm vjedhjen me dhunë të pushtetit. Lideri i opozitës shkruan se udhëheqja e vendit me 1 milion të papunë do të thotë të udhëheqësh rrënimin e vazhdueshëm.
BERISHA:TAKSAT E KOLEKES NUK I PRANOJ KURRE
"Sot ka një alternative tjetër, e cila thotë se do të vendosë taksën progresive. Vendimi parë që miku im Fiqiri Ismaili dhe të gjithë miqtë e tij në biznes do të ishte në këtë rast, shkurtimi, përgjysmimi i vendeve të punës, sepse në qoftë se qeveria u merr para për punëtorët nuk mbeten rroga dhe kjo politikë, e cila synon dhe vë në shënjestër më të pasurit, kjo është politika, e cila rrënoi Shqipërinë. Shqipëria kishte të pasur para luftë dhe gjatë luftës. Lufta kundër tyre solli varfërimin me ekstrem të Shqipërisë, ndaj dhe i them z. Rama se më mirë hiq dorë nga dashuria për dajën tënd, sepse taksat e Kolekës ky vend nuk do ti pranojë kurrë. Shko vëri buqeta me lule tek varri çdo javë bëj ç’të duash nuk ndërhyjmë, por me taksat mos u ngatërro, sepse taksa progresive është taksa shkatërrimtare.
Zotëria pretendon se ka zbuluar Amerikën kur thotë se kryeministri paguan të njëjtën taksë me mësuesin apo me infermierin dhe bën një mashtrim të shumëfishtë. Po, unë do t’ju them juve se kur erdhëm ne në pushtet, kryeministri merrte 9.8 rroga arsimtarësh, merrte 13-15 rroga infermierësh, ne i dhamë fund kësaj periudhe. Këto janë tipare të vendeve diktatoriale, ato krijojë diferenca stratosferike në paga. Vendet e qytetëruar në sektorin publik nuk e bëjmë kurrë një gjë të tillë. Sa është sot diferenca midis pagës së kryeministrit dhe të arsimtarit? 4.8 herë. Sa paguan kryeministri? Kryeministri paguan 4.8 herë më shumë sesa arsimtari për rrogën e tij. Kjo është e vërteta. Taksën proporcionale zotëria do ta paraqesë si taksë të barabartë dominale, një mashtrim fund e krye shumë bajat dhe primitiv. Alternativa jonë të dashur miq është, që katër vitet që vijnë çdo shqiptarë, të mund të prekë, të ketë në buxhetin e tij, në konton e tij, në familjen e tij të ardhura shumë më të mëdha se këto që ka sot dhe këtë ne do e shndërrojmë në realitet. Ne synojmë me paketën e re fiskale ti japim një fuqizim të madh biznesit, ne besojmë se është biznesi gjeneratori i mirëqenies shoqërore, nuk është qeveria.
Zotëria e tij kërkon një shoqëri që të punojë për qeverinë, ne kërkojmë një qeveri që të punojë për shqiptarët. Ky është dallimi esencial dhe këtij dallimi do ti përmbahemi për sa kohë shqiptarët do të votojnë këtë mazhorancës.
Dhe njëherë urime për këtë investim të shkëlqyer prej 8 milion eurosh, që bën AgroBlend, lider në teknologji, në cilësi dhe sasi në të gjitha parametra në vend dhe më gjërë”,
RAMA : BERISHA QUAN KAPITALIZEM VJEDHJEN E PUSHTETIT ME DHUNE
Lideri i opozitës, Edi Rama ka ironizuar taksën e sheshtë të qeverisjes aktuale duke thënë se Kryeministri Berisha quan kapitalizëm “vjedhjen me dhunë të pushtetit”.
Nëpërmjet rrjetit social Twitter, kryesocilasti shkruan se udhëheqja e vendit me 1 milionë të papunë, sipas tij do të thotë të “udhëheqësh rrënimin e vazhdueshëm”.
Më tej numri një i opozitës, duke ironizuar sërish sloganin e Partisë Demokratike, i cili është: “Ne jemi ndryshimi-Përpara”, të cilin shpesh Rama e ka transformuar në Për Para, shkruan:
Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

Te qeverisesh nje vend me 1 milione te papune dhe ta mohosh duke klithur PERPARA!,do te thote te udheheqesh rrenimin e vazhdueshem#RILINDJE
— Edi Rama (@ediramaal) March 9, 2013
Më tej numri një i opozitës, duke ironizuar sërish sloganin e Partisë Demokratike, i cili është: “Ne jemi ndryshimi-Përpara”, të cilin shpesh Rama e ka transformuar në Për Para, shkruan:
Te paguash me pak taksa si KM se nje mesues dhe te klithesh PERPARA! do te thote te rrenosh shtresen e mesme me taksen e sheshte #RILINDJE
— Edi Rama (@ediramaal) March 9, 2013
E te thuash taksimi i ndershem=komunizem kurse taksa e sheshte=kapitalizem dmth ta dish kapitalizmin vjedhje me dhunen e pushtetit#RILINDJE
— Edi Rama (@ediramaal) March 9, 2013
Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)