"Aty ku u vra aty ishin policët, aty ishin mbi 30 policë të tjerë që shoqëronin zv.kryeminsitrin maqedonas, kur doli nga Tirana kishte 5-7 postblloqe. Të gjitha këto nuk funksionuan. Dy gjëra janë: Ose e vrau qeveria, nuk kam të dhëna se po të kisha ja numëroj një nga një. Ose shteti nuk ekzistonte, dhe kjo ishte evidente. Ju e vratë për së dyti dhe e poshtëruat atë. Ju për arsyet tuaja e shpallët atë pistë kolumbiane, pista e Mamurrasit. Ju për arsyet tuaja, që i bëj thirrje Llallës të hetojë, nga një hero që e kishit tani duhej të poshtërohej për së vdekuri. Të them ty zotëri, (duke iu drejtuar ministrit Tahirit) t’i je për lidhje me kolumbianin, sepse të nesërmen e lajmit se 250 kg heroinë u nisën drejt Shqiëprisë dole u the se ajo nuk ka qenë me destinacion Shqipërinë, ka qenë për në Francë ose Itali. E bërë për të mbrojtur kriminelët, se ishe i implikuar. Se ke qenë në anën e krimit, se hetimet treguan se ishte destnacion jo Shqipëria, dhe jo vetëm” , tha Berisha.
Ishte ish-kryeparlamentarja Jozefina e cila, pasi opozitës nuk iu prania kërkesa për të vendosur në rendin e ditës ngritjen e një komisioni hetimor për serverin e tatimeve, kërkoi ndërprejen e rendit normal të seancës parlamentare dhe diskutimin për një çështje që sipas saj, është jetike për qytetarët, sigurinë e shoqërisë përballë krimit. Duke iu referuar mungesës në këtë seancë të kryeparlamentarit Meta dhe kreut të mazhorancës Rama, të cilët ndodhen në vizita zyrtare jashtë Shqiëprie, Topalli e quajti “fshehje” përballë vrasjes mafioze të biznesmenit Santo një javë më parë, ekzekutim që për ish-kryetaren e Kuvendit, është më i rëndi pas vrasjes së Azem Hajdarit.
“Duhet të japë llogari dikush për një tronditje, për një gropë të krizës së besimit që është instaluar në shoqërinë shqiptare. Me kë po tallemi ju kur flsini për gjeti derrash? Këtu numri i vrasjeve ka arrtiru aq sa nuk ishte imagjinuar ndonjëherë. Para një javë ka ndodhur një ngjarje e rëndë, vrasje mafioze që tronditi opinonin. Ku është kryeministri që hesht, ku është kryetari i Parlamentit? Pse nuk flisni? Në cilin vend të botën ndodh most ë ketë një fjalë nga kryeministri, një shpjegim? Z.Dule, si kryesuar i kësaj seance ju nuk mund të lejoni të bëjmë sikur nuk ka ndodhur asgjë. Ajo që ka ndodhur është ngjarja më e rëndë pas vrasjes së Azem Hajdarit. Unë mendoj se duhet të ndërpresim diskutimet, dhe sot të flasim për sigurinë dhe jetën e njeriut, kontrolli i kufjve, kjo është është jeta..detyra e parë e parlamentit”, tha Topalli.
Për të shprehur këtë qëndrim të sajin, deputetja demokrate Jozefina Topalli ndërpreu fjalën e deputetit socialist Besnik Bare në diskutimet për mbrojtjen e biodiversitetit. Por përgjigja që mori prej Bares, nuk ishte aspak e butë. Ndërsa e ka cilësuar si personin më agresiv të historisë së Parlamentit, i përmendi edhe deklaratat e saj televizive për Partinë Socialist dikur në opozitë: “Ju doni plumbin ballit”.
Sakaq, opozita ka këmbëngulur që në seancën e së enjtes Parlamentare pika e parë e rendit të ditës të ishte komisioni hetimor për serverin e tatimeve. Ishte deputeti demokrat Eduard Halimi ai që çeli seancën me këtë kërkesë, ndërsa më tej u mbështet fort edhe nga deputetja Jozefina Topalli e cila tha se në kushtet kur është marrë një vendim i Gjykatës Kushtetuese, Kuvendi sipas saj, duhet të vendosë me patjetër në rend këtë kërkesë të tyren. Por përgjigjja e nënkryetarit të Kuvendit Vangjel Dule ishte vijimi i rendit normal të ditës sic është përcaktaur në Konferencën e Kryetarëve.
Disktutimet ne Parlament
Kuvendi miratoi sot projektligjet e diskutuara
Kuvendi miratoi me 65 vota pro dhe 22 kundër projektligjin “Për rregullimin e pronësisë mbi truallin shtetëror në zonat me
përparësi turizmin” të ndryshuar”.
Me 82 vota pro dhe asnjë kundër u miratuan edhe shtesat dhe ndryshimet në ligjin 'Për mbrojtjen e biodiversitetit".
Kuvendi i Shqipërisë votoi Rezolutën për Raportin “Mbi Gjendjen e Kriminalitetit për vitit 2013” të Prokurorit të Përgjithshëm, me 85 vota “pro”, asnjë “kundër” dhe asnjë “abstenim”.
Në përfundim të seancës, nënkryetari i Kuvendit Vangjel Dule njoftoi deputetët se Konferenca e Kryetarëve ka miratuar me konsensus Programin e punës të Kuvendit për periudhën 4 – 31 Korrik 2014 si dhe Kalendarin 3 javor (4 – 24 korrik 2014) të punimeve të Kuvendit.
Noka: Vrasja në mes të Bllokut, ku ishin “çunat e Saimirit”?
Ora 15:50 Në emër të grupit parlamentar të PD, deputeti Flamur Noka është ndalur sërish tek rasti i vrasjes së bankierit Artan Santo. Noka tha se forcat e policisë nuk vepruar në kohë për të ngritur postblloqe apo për të kapur vrasësit.
“Ku i kishit çunat që t’u thotë bravo çuna, kur në mes të bllokut, në zonën më të populluar, ku vlojnë punonjësit e policisë u vra një nga biznesmenët më të suksesshëm të këtij vendi. U vra në sy të policit. Nuk mund ta mohoni se e vërtetojnë pamjet. U vërdallos motori pa targa nëpër rrugët e Tiranës. U vra i ndjeri Santo, policia bënte sehir. Thuhet se njoftoi dhe e ndoqi një polic, por dhe atij iu fik motori se s’kishte karburant. Ku ishte policia, kur sillej vërdallë motori me vrasësit. Kemi dokumentet që ua nxjerrin të palarat në shesh”, tha Noka.
Deputeti i PD tha se Policia e Shtetit përballet me probleme dhe nuk rezulton efikase në përpjekjet për parandalimin e krimit.
“Ka mangësi dhe të meta që çojnë në mosfunksionim e masave të nevojshme policore në parandalimin e krimeve. Është shkatërruar policia e shtetit. Dyshja Rama-Tahiri e ka nxjerrë jashtë binarëve Policinë e Shtetit. Nuk janë në gjendje të përcaktojnë hartën e veprimtarisë kriminale dhe të kontigjentit. Hartat përditësohen çdo 6 muaj se kontingjenti lëviz, dhe me vazhdojnë me hartat që kemi bërë ne. kanë lënë policinë në pikën më të zezë, pa karburant, pa shërbime. Duhet të firmosë mavrija për të bërë shërbime”, tha deputeti Noka.
Berisha: Rama sa kthehet nga jashtë i thotë Metës “më kërkuan të të arrestoj”
Ora 15:15 Ish-kryeministri Sali Berisha ka sulmuar sërish aleancën PS-LSI, duke thënë se kreu i qeverisë e presionon kryetarin e Kuvendit.
“Cili është bashkëkryetari? Sa kthehet nga jashtë thotë: më kërkuan të arrestoj. Po pse i kërkojnë ta arrestojë? U kërkojnë sepse ai vetë i ka çuar dosjen në të gjitha kancelaritë, pasi i nxorën videon në bllok ai s’mori dot post tjetër gjatë qeverisë sime, ndërsa në aleancën e ngjalave mori kryetarin e parlamentit, dhe bën skllavin: më kërkuan të të arrestoj. I thotë Rama. Ai shkon para drejtësisë dhe si bën gjëmën vendit me shakara të tilla.. unë dhe armët kimike do t’i merrja për t’u çliruar nga ilir meta. Nga aleanca e qelbësirave unë nuk mund të pres gjë tjetër”, tha Berisha.
Balla: Berisha zëdhënës i Gates, Lazarati sukses i qeverisë
Ora 14:35 Deputeti i Partisë Socialiste Taulant Balla, replikoi lidhur me akuzat e ish-kryeministrit Sali Berisha, duke shtuar se me fjalorin e tij të pistë ka ndotur seancën parlamentare.
“Mund ta bësh më mirë punën e zëdhënësit të Gates më mirë se sot, dhe mos u mundo më që ato fjalë që vetëm ti i thua tja vësh dikujt tjetër në gojë. Kjo është një sjellje që të gjithë e dinë, fjalët e pista të kanë shoqëruar gjithë jetën, janë morali yt, e ndote edhe sot, udhë të marë në pleqërinë tëndë politike.” u shpreh Balla
Duke folur për projektrezolutën e kriminalitetit 2013, Balla tha se sukseset e qeverisë dhe të polcisë vihen re veçanërisht me suksesin e arritur në Lazarat. Deputeti i PS tha se brenda 300 ditë u arrit që të ringrihet policia e shtetit ku e kishte lënë qeveria parardhëse. Ai kërkoi më tepër punë nga prokuroria për të nxjerrë para drejtësisë përgjegjësit e denonocuar nga qeveria aktuale.
“Diskutimi i kësaj preojektrezolute, bëhet pak ditë pas fitorës së shtetit me krimin ne Lazarat. Vetëm ndonjë zëdhënës i mbetur i gates se kupton suksesin në Lazarat. Lufta ndaj krimit mbetet prioritet i kësaj qeverie. Për këtë shkak pjesa më e vështirë e jona ka qenë rikthimi i policisë së shtetit në krye të detyrës. Ministri meriton respekt për këtë. Vitit 2013 ka qenë me plot problematika, me rritje të kriminalitetit, trafiqeve e korrupsionit. Në nivele më të ulëta jo vetëm nga publiku por edhe nga raportet ndërkombëtare. Në raportin e Transparency International performanca e policisë ishte e ulët, me një nivel korrupsioni 3.7 nga 5 të mundshmet, pranga më të korruptuarat. Ne duhet të jemi të qartë me njëri tjetrin, populli shqiptar e përshëndeti aksionin e Lazaratit për 2 arsye, e para sepse shqiptarët duan shtet dhe se shqiptarët duan drejtësi. Lazarati ishte shëmbëlltyra e dorëzimit pa kushte e shtetit që këto për 8 vite me rradhë i kishin bërë gates. Ai që sulmon sot për lidhje të ngushta të Gates me kriminelët i kishte krijuar vetë lidhjet me Gaten dhe miqtë e tij. Të ishte burrë kishte qëndruar këtu dhe tu jepte pyetje këtyre pyetjeve që e lidhin me baronët e drogës. Boset ë Lazaratit e kishin shtetin 1 telefonatë larg. Sot sistemi i drejtësisë është i paragjykuar si i korruptuar. Është sot momenti ti kërkojmë prokurorit se çfarë po ndodh me dhjetëra dosje korrupsioni të denoncuara.” tha deputeti i PS
Duke vijuar më tej, Balla tha se qeveria nuk do të ndalojë pa nxjerrë para drejtësisë autorët përgjegjës për tragjedinë e Gërdecit si dhe abuzimet me Rrugën e Kombit. Balla në fund kërkoi nga deputetët që të mos politizojnë vrasjen e bankierit Artan Santo, duke shtuar se kjo vrasje kërkon ndihmën e të gjithëve që të zbardhet dhe autorët të dalin para drejtësisë.
“Konstatoj sot se të gjitha dosjet për të cilat folëm në opozitë sot janë në prokurori. E para ndaj Arben Imamit, fondet e tij me reklamat që i dha 1 miliardë lekë televizionit të oborrit shtetëror 2 muaj para zgjedhjeve. Ministria e Financave kanë paraqitur 192 kallëzime penale për 569 autorë. Ne nuk tërhiqemi nga kërkesa jonë për vënien para drejtësisë të personave përgjegjës për tragjedinë e Gërdecit. Së dyti ne do të çojmë deri në fund hetimet për abuzimet me Rrugës së Kombit, për vjedhjen e Lulit të provuar edhe nga KLSH. Shteti duhet të kapë kriminelët që e sfiduan shtetin në mes të ditës. Ne duhet të jemi në mbështetje të policisë së shtetit e jo të bëhemi zëdhënës të Gates. I bëj thirrje çdo deputeti të mos përdorë këtë vrasje pasi të gjithë e kemi njohur për njeriun e shkëlqyer që ishte.” u shpreh Balla
Berisha: Biznesmeni u vra ne mes te pranise se policeve, shteti nuk ekzistonte
Ora 14:10 Berisha: "Aty ku u vra aty ishin policët, aty ishin mbi 30 policë të tjerë që shoqëronin zv.kryeminsitrin maqedonas, kur doli nga Tirana kishte 5-7 postblloqe. Të gjitha këto nuk funksionuan. Dy gjëra janë: Ose e vrau qeveria, nuk kam të dhëna se po të kisha ja numëroj një nga një. Ose shteti nuk ekzistonte, dhe kjo ishte evidente. Ju e vratë për së dyti dhe e poshtëruat atë. Ju për arsyet tuaja e shpallët atë pistë kolumbiane, pista e Mamurrasit. Ju për arsyet tuaja që i bëj thirrje Llallës të hetojë e shpallët, nga një hero që e kishit tani duhej të poshtërohej për së vdekuri. Të them ty zotëri, (duke iu drejtuar ministrit Tahirit) t’i je për lidhje me kolumbianin, sepse të nesërmen e lajmit se 250 kg heroinë u nisën drejt Shqiëprisë dole u the se ajo nuk ka qenë me destinacion Shqipërinë, ka qenë për në Francë ose Itali. E bërë për të mbrojtur kriminelët, se ishe i implikuar. Se ke qenë në anën e krimit, se hetimet treguan se ishte destnacion jo Shqipëria, dhe jo vetëm.”
Lazarati, Berisha: Donit të arrestonit Dasho ALikon se iu nxorri zbuluar si peshku ne rere
Ish-kryeministri Sali Berisha, pas përjashtimit të tij 10 ditor nga parlamenti, rinisi aty ku e ka la, me akuza të panumërta ndaj qeverisë dhe punës së saj. Berisha risolli edhe një herë në vëmendje aksionin në Lazarat, duke e cilësuar si të padrejtë padinë ndaj kryetarit të komunës së Lazaratit Dasho Aliko. Sipas Berishës, qeveria kërkon të arrestojë se i kërkuan që tu thotë bashkëpunëtorëve të mazhorancës në Lazarat që të iknin dhe sipas Berishës ai nuk e bëri këtë.
Duke vijuar më tej, Berisha tha se Aliko njoftoi median për aksionin në Lazarat duke zbuluar kështu edhe bashkëpunëtorët e mazhorancës.
“Pse të arrestoni Dasho Alikon, se i kërkuan tu thotë bashkëpunëtorëve të tyre, ikni. Por Dasho nuk donte ta bënte këtë. Ai njoftoi median se po ndodh kjo, atëherë i la zbuluar si peshku në rërë. Kriminelët ikin të njoftuar, dhe tani duhet arrestuar dashoja se sipas jush njoftoi kriminelët.” tha Berisha
Xhafaj: Qëndrimi i PD i çuditshëm në Komision 'pro', në Kuvend jo
Deputeti i Partisë Socialiste dhe njëherësh edhe kryetari i Komisionit Parlamentar të Ligjeve, Fatmir Xhafaj, e cilësoi si të çuditshme kërkesën e PD për të mos votuar projektligjin për “Për rregullimin e pronësisë mbi truallin shtetëror në zonat me përparësi turizmin”, sipas tij të diskutuar në komision mbi bazën e një debati konstruktiv.
Xhafaj theksoi se kjo e bën të mendojë se opozita ka dy qëndrimë, një në Kuvend dhe një në Komision.
“Po më bën habi me PD që kërkoi të mos votohej projektligji, sepse ne kemi qënë së bashku në Komision dhe nuk kam dëgjuar ndonjë mendim kundër. Me sa duket ka dy qëndrime, një në komision dhe një në kuvend. Vlerësoj debatin konstruktiv në komision që është edhe komisioni përgjegjës për këtë projektligj. Kjo është një përpjekje e jashtëzakonshme për të vendosur rregull në kaosin e ndërtimeve në zonat turistike, që ka ardhur edhe për shkak të mangësive në legjislacion. theksoi Xhafa
Duke folur për projektligjin, Xhafaj tha se ky ligj do të rregullojë kaosin e krijuar nga ndërtimet në zonat turistike, gjë e cila nuk është arritur sipas tij në ligjet e mëparshme.
“Kur erdhën propozimet në komision, disa prej nesh përfshirë edhe unë, ishim disi skeptikë. Ligji për turizmin prodhoi vetëm apartamente dhe shtëpi banimi që iu shitën qytetarëve, por jo zhvillim për zonat. Ishte një absurd sepse me ligjin e vitit 2007, shteti nuk merrte më as qiratë nga trojet shtetërore në zonat turistike. Zgjidhjet ligjore kanë qënë gjysmake. Ligji i vitit 2009 ishte edhe selektiv, sepse trajtonte vetëm një kategori të caktuar të personave të stimuluar. Kanë qenë rreth 59 persona të stimuluar që kanë ndërtuar. Ky duket si ligj turizmi, por në fakt është edhe për legalizimin e 14 mijë familjeve. Siç e dimë, në proces legalizimi janë përfshirë rreth 273 mijë ndërtime pa leje. Vetëm nga 1 marsi deri në 31 qershor, janë azhornuar në terren mbi 20 mijë objekte.” tha Xhafaj
Topalli: Fusni ne rend dite hetimin per serverin e tatimeve...dhe i thote Dules: Mos mbaj qendrimin e Metes dhe Rames
Ora 11:20 Sipas Topallit kjo është e vetmja mënyrë e opozitës për të kontrolluar punën e qeverisë, duke shtuar se është një e drejtë e bazuar edhe në Kushtetutë
“Në rendin e ditës nuk është ngritja e komisionit hetimor, për të kontrolluar qeverinë. Është vendim i gjykatës kushtetuese, është detyrim i mazhorancës për ta vazhduar, dhe duhet ta fusni në rend të ditës atë që keni detyrim nga kushtetuta. Sot s’mund të pajtoheni me qëndrimet e kryetarit të parlamentit apo të mazhorancës. Opozita s’ka mjet tjetër për kontrolin e qeverisë përveç komisioneve hetimore dhe interpelancave. Ju kërkoj të fusni në rend të ditës këtë çështje që është ratifikuar së fundi nga vendimi i Gjykatës Kushtetuese. Se kam me ty (duke iu drejtuar Dules) e kam me dy kryetarët.” u shpreh Topalli
Dule: Kjo ceshtje duhet te kaloje me pare nga Konferenca e Kryetareve, vazhdojme me rendin normal
Ora 11:20 Nga ana tjetër nënkryetari i Kuvendit Vangjel Dule tha se kjo nuk është kompetencë e tij, pasi i takon konferencës së kryetarëve të procedojë më tej në lidhje me çështjen.
“I takon Konferencës së Kryetarëve të procedojë më tej në lidhje me çështjen. Kjo do të ndiqet por jo duke dalë nga procedurat.” tha Dule.
Halimi: Rama vodhi tatimet, tani kërkon ta mbulojë
Ora 11:15 Deuteti i PD Eduart Halimi, teksa shprehu edhe një herë kërkesën e opozitës për të futur në rend dite Komisionin Hetimor për serverin e tatimeve, akuzoi kryeministrin se ka futur duart në tatime duke vjedhur të dhënat personale e 4 milionë bizneseve dhe tani sipas tij po mundohet që ta mbulojë.
“Për çfarë shteti ligjor flasim ne kur parlamenti nuk zbaton vendimin e Gjykatës Kushtetuese. Vetëm e vetëm për të fshehur atë që ka ndodhur në serverin tatimeve, ku kryeministri futi duart duke vjedhur të dhënat personale të 4 milionë bizneseve. Kemi pritur që Parlamenti të reagojë dhe mazhoranca të reagojë. Mos kujtojë ndonjëri që ne do ulim kokën dhe do zbrapsemi nga kërkesa që të zbatohet një më një vendimi i Gjykatës Kushtetuese. Kërkojmë të futet sa më parë në rendin e ditës. Ashtu si ne nuk do ndalojmë edhe për hapat që janë marrë gjatë kësaj jave. Nga njëra anë nxjerr një vendim detyron të gjithë mbajtësit e aparateve celulare që të çojnë e-mail në kompani që të përgjohet gjithçka.” u shpreh Halimi.
Debatet Topalli - Bare
Topalli: Flisni për Santon, Bare: Ti që thoje "doni plumbin ballit"
Ora 12:10 TOPALLI: “Ka dy orë që ka filluar seanca plenare, ndjek me vëmendje, shoh që s’është kryeministri, nuk është 90 % e qeverisë, shoh Ministrin e Brendshëm që qesh gjithë kohës. Ndërkohë që mazhoranca këtu flet për problematikën mjedisore, flet për Federatën e gjuetarëve na tregon se kanë ardh e kanë ra lejlekët, na tregon për gjeti derri, pastaj na flasin për gjueti lepuri me drita natën.
Z.Dule në këtë vend po ndodhin gjëra shumë të rënda. Ka përgjegjësi këtu? Ka humanizëm këtu? Duhet të flasë dikush për atë që ka ndodhur një javë më parë. Duhet të japë llogari dikush për një tronditje, për një gropë të krizës së besimit që është instaluar në shoqërinë shqiptare. Me kë po tallemi ju kur flsini për gjeti derrash? Këtu numri i vrasjeve ka arrtiru aq sa nuk ishte imagjinuar ndonjëherë. Para një javë ka ndodhur një ngjarje e rëndë, vrasje mafioze që tronditi opinonin. Ku është kryeministri që hesht, ku është kryetari i Parlamentit? Pse nuk flisni? Në cilin vend të botën ndodh most ë ketë një fjalë nga kryeministri, një shpjegim? Mos t’i drejtohet qytetarëve të tij? Pse parlament është ku, me kë talleni ju? Ku është mazhoranca? Pse ka karrige bosh? Ku keni avulluar? Pse fshiheni? Z.Dule, si kryesuar i kësaj seance ju nuk mund të lejoni të bëjmë sikur nuk ka ndodhur asgjë. Ajo që ka ndodhur është ngjarja më e rëndë pas vrasjes së Azem Hajdarit. Unë mendoj se duhet të ndërpresim diskutimet, dhe sot të flasim për sigurinë dhe jetën e njeriut, kontrolli i kufjve, kjo është është jeta..detyra e parë e parlamentit”
Por, i menjëherëshëm ka qenë reagimi i Bares.
BARE: “Mua më vjen keq që vendos në fjalën e saj ato që fjalë që thash dhe për këtë dua të citoj një nobelist që thoshte: Ajo shoqëri që nuk është në gjendje të respektojë bimët e kafshët kurrë nuk do mund të respektojë qenien e ngjashme me vertveten. Dhe këtë ti e manifeston më mirë se askush. Je personi më agresiv në të gjithë historinë e parlamentit që ke fyer njerëz pa fund, nga nëna nga babi, i ke kap njerëzit i ke thënë kapeni more për zhelesh këtë nëpër emisionet televizive ke thënë: “Ju meritoni plumb ballit” .Nga goja juaj kanë dalë shenja dhune dhe agresiviteti, s’e meritoni respektin.
TOPALLI: “Skisha agjë me parafolësin…por s’mund të pranoj që këtu të flasin për gjueti lepuri. Mazhoranca t’më sulmojë sa të dojë, s’më bën përshtypje. Por si ish-kryetare e Kuvendit ju kërkoj ju, meqë kryetari i Kuvendit dhe kryetari i mazhorancës janë zhdukur. Zoti kryesues i seancës, ndërprisni këtë rend dite dhe vendosni sigurinë. Ajo është jeta e njeriut, jo lepri”