Berisha se njeh si kryetar grupi, Alibeaj: Qëndrimi im ndaj tij është i qartë

 Enkelejd Alibeaj iu përgjigj akuzave të Sali Berishës i cili nuk e njeh atë si kryetra i grupit  të PD. Alibeaj tha se qëndrimi i tij ndaj Berishës është i qartë.

“Është i tepërt apo jo, është e ditur për këdo se Berisha nuk ka qenë pjesë e grupit parlamentar sipas rregullores së Kuvendit në momentin kur legjislatura ka filluar dhe grupet parlamentare janë konstituuar. Unë e thash për çdo propozim tjetër është për t’u diskutuar me frymë bashkëpunimi dhe gjithëpërfshirje. Unë e kam bërë të qartë qëndrimi tim ndaj Berishës, qëndrimi i tij ndaj meje është i qartë gjithashtu por kjo nuk është kjo çështja, por bashkimi i demokratëve që janë poshtë dhe përballja me regjimin e Ramës”, tha Alibeaj.

Alibeaj është kundër Berishës që të bëhet kryetar i PD dhe të jetë pjesë e partisë pasi është non grata nga SHBA.


Lajmi kryesor:

30 deputetë pro platformës së bashkimit të PD, mes tyre Basha, pendohen Bardeli dhe Mziu! Salianji, Duma e Zhupa kundër! Rithemelimi: Koha e pengjeve mbaroi! Alibeaj: Ndiqni verbazi 'idhujt'


I.K/r.k./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen