Ndonëse platforma e tij u përball me kundërshtime të forta në grupin parlamentar, Enkelejd Alibeaj arriti që të siguronte 31 firma deputetësh që përkrahin planin me 6 pika për bashkimin e PD, të prezantuar një ditë më parë prej tij. 31 emra Alibeaj i lexoi në një konferencë për mediat, ndërsa Xhelal Mziu zgjodhi t’i bashkohej pak orë më vonë kësaj platforme përmes një postimi në Facebook por që pasdite vonë e fshiu këtë postim dhe shpalosi platformën e tij të bashkimit. Ai së bashku me deputeten Bardeli ishin të penduarit, duke theksuar në qëndrimet e tyre se çdo platformë bashkimi në PD duhet të miratohet nga të gjithë deputetët e zgjedhur më 25 prill 2021 nga lista e PD, duke mos përjashtuar kështu Sali Berishën. Pra më thelb edhe Bardeli e Mziu kanë kërkuar bashkim duke mos përjashtuar ish-Kryeministrin.
Në listë Alibeaj lexoi edhe emrin e Lulzim Bashës, i cili ndonëse nuk është bërë asnjëherë pjesë e mbledhjeve të grupit, nuk ngurroi të mbështeste platformën që lë jashtë grupit sërish Sali Berishën. Megjithatë dikur mbështetësit besnik të Bashës, Ervin Salianji, Grida Duma e Ina Zhupa refuzuan 6 pikat e Alibeajt. Vetë Salianji tha se kjo platformë i mbyll rrugën çdo diskutimi dhe zëri racional për të bashkuar demokratët dhe se e ndan PD në 2 parti.
Alibeaj pranoi se disa propozimeve deputetësh nuk janë bërë pjesë e platformës, duke lënë jashtë saj edhe propozimin që Lulzim Bashës dhe Sali Berishës të mos i lejohet rikandidimi për drejtimin e PD.
“Veprimet e secilit prej nesh do i gjykojë koha dhe demokratët, që në fillim kam bërë thirrje për bashkim dhe kamë mbajtur akte konkrete për bashkimi, bashkimin e pjesëve të grupit parlamentar dhe kam kërkuar dakordësinë e kolegëve të grupit që në mbledhje të ftoja edhe kolegët e pezulluar dhe përjashtuar më 12 janar. Kam ftuar në mbledhjet e grupit të gjithë kolegët e përjashtuar dhe tashme është fakt se çdo mbledhje është bërë me prezencën e tyre. Në çdo proces dhe strukturë është e domosdoshme të ruhet kontributi i kujtdo në PD. Proceset e njëanshme ku janë përjashtuar me mijëra demokratë nuk i shërbejnë PD dhe as interesit të demokrateve. Që të përjashtohen nga PD çdo individë që ka mbajtur mandatin për 8 vite ose nuk ka fituar zgjedhjet për dy mandate radhazi. Kishte edhe disa kolegë që Sali Berisha nuk mund të jetë pjesë e grupit parlamentar. Por këto çështje janë të hapura për diskutim. Vendosëm në plan të parë interesin e demokratëve dhe ndërmarrim akte konkrete duke ndalur çdo rrugë përçarëse për partinë. Tani është koha që çdo deputet të shohë përtej, duke ju bashkuar shumicës së grupit të PD-së’- tha Alibeaj.
Ky propozim u refuzua në bllok nga deputetët e Komisionit të Rithemelimit. Flamur Noka doli nga selia blu në deklaratë duke i kujtuar kreut të grupit parlamentar se nuk pranojnë bllokimin e votës së demokratëve dhe se koha e pengjeve ka marrë fund.
Alibeaj shuajti edhe zërat se 6 pikat e platformës për bashkimin e kampeve në PD, janë listë dëshirash të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.Në konferencën për mediat të cilën zgjodhi ta bënte nga Kuvendi dhe jo nga selia e PD, Alibeaj zbuloi se një pjesë e deputetëve të PD kanë marrë ftesë nga SHBA për të vizituar Uashingtonin.
Plani i Alibeajt që kërkon ndërprerjen e zgjedhjeve në bazë dhe shtyrjen e Kuvendit të 30 prillit, një ditë më parë u kundërshtua nga Sali Berisha të cilin njëjtë si Lulzim Bashën e akuzoi kreun e grupit të PD si bashkëpunëtor të Edi Ramës.
Emrat e deputetëve që e sipas Alibeaj mbështesin platformën për bashkim
1. AGRON GJEKMARKAJ
2. ALFRED RUSHAJ
3. ANDIA ULLIRI
4. ARBI AGALLIU
5. BLEDJON NALLBATI
6. DASHNOR SULA
7. DHURATA TYLI (ÇUPI)
8. EMILJA KOLIQI
9. ENKELEJD ALIBEAJ
10. ERALDA BANO (TASE)
11. FATJON VEIZAJ
12. FERDINANT XHAFERRAJ
13. FLAMUR HOXHA
14. FLUTURA AÇKA
15. GAZMENT BARDHI
16. GRETA BARDELI
17. HELIDON BUSHATI
18. ILDA DHORI
19. JORIDA TABAKU
20. KASTRIOT PIROLI
21. KRESHNIK ÇOLLAKU
22. LEFTER GËSHTENJA
23. LINDITA METALIAJ
24. LULZIM BASHAB
25. MERITA BAKIU
26. ORJOLA PAMPURI
27. RAMADAN LIKAJ
28. SAIMIR KORRESHI
29. SELADIN JAKUPLLARI
30. ZEF HILA
31. ZHENI GJERGJI
32. XHELAL MZIU
Deputetët që nuk e kanë përkrahur platformën e Alibeajt për bashkimin
1.SALI BERISHA
2.ALBANA VOKSHI
3.AGRON SHEHAJ
4.BELIND KËLLIÇI
5.BUJAR LESKAJ
6.EDMOND SPAHO
7.EDI PALOKA
8.ELDA HOTI
9.FLAMUR NOKA
10.LUAN BAÇI
11.ISUF ÇELAJ
12.TRITAN SHEHU
13.LUÇIANO BOÇI
14.OERD BYLYKBASHI
15.SORINA KOTI
16.TOMOR ALIZOTI
17.ERVIN SALIANJI
18.GRIDA DUMA
19.INA ZHUPA
20.KASËM MAHMUTAJ
6 pikat e propozuar nga Enkelejd Alibeaj
1-Grupi Parlamentar i PD apelon me forcë për shmangien e gjuhës së urrejtjes, shantazhit, përçarjes
2-Deputetët e përjashtuar apo pezulluar në 12 janar 2022, rikthehen në grup
3-Anullohet cdo proces i njënashëm riorganizimi apo mbledhje të strukturave qendrore të partisë
4-Grupi Parlamentar ngre një grup pune të përbashkët për realizimin e bashkimit të partisë.
5 Grupi i Përbashkët përcakton strukturat zbatuese të planit të bashkimit. Hapi i parë Certifikimi i anëtarsisë aktuale, Hapi 2: Fillimi i procesit të zgjedhjeve në nivel seksioni, grupseksioni dhe dege. Hapi 3: Procesi i zgjedhjes së kryetarit të Partisë.
6. Grupi Parlamentar ngre grupe pune për nisjen e një fushate ndërgjegjësuese në bazë me qëllim bashkimin mes demokratëve, si dhe përgatitjen e partisë për zgjedhjet e ardhshme lokale.
Pas deputetes Greta Bardeli, edhe Xhelal Mziu është penduar se ka mbështetur hapur platformën e propozuar nga Alibeajt. Ai ka fshirë postimin e tij të mëparshëm në rrjetet sociale dhe ka propozuar një platformë të tijën për mënyrën se si bashkohet Partia Demokratike!
Mziu thotë se Partia Demokratike është në situatën më kritike, çfarë e bënë të domosdoshme bashkimin e plotë të saj, duke mos përjashtuar askënd nga PD apo gara dhe duke shfrytëzuar të gjithë energjinë, potencialin dhe kontributin e gjithsecilit, që Partia Demokratike të jetë mazhorancë qeverisëse në zgjedhjet vendore dhe qendrore!
“Platforma dhe hapat përbashkues, që duhet të aprovohen dhe ndiqen nga grupi parlamentar si e vetmja strukturë përfaqësuese dhe përgjegjëse e PD, që të kemi një PD fituese në zgjedhjet vendore të vitit 2023! 1. Unifikimi total i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, sipas 25 prillit 2021. 2. Heqja dorë nga ankimimi në gjykatën e apelit të vendimit për Partinë Demokratike! 3. Shpallja NUL e çdo përjashtimi, që nga kryesia PDSH, këshilli kombëtar e çdo zgjedhje apo emërim të bërë në strukturën drejtuese e deri në bazën e PD (nga PD apo Foltorja)! 4. Ndalimin i menjëhershëm i konflikteve dhe debateve të brendshme dhe pa vlerë brenda PD. 5. Hartimi i një programi e grafiku zgjedhjesh nga baza deri në Kuvendin Kombëtar përbashkues të PD! 6. Grupi parlamentar i PD si e vetmja strukturë e çertefikuar të jetë pjesa substanciale e grupeve të punës në terren nga dy palët, ku zgjedhjet nga Seksioni, Grupseksioni dhe deri në rang Kryetar dege të jenë deri në korrik 2022, më sakt: A. Zgjedhje të reja në seksione Maj 2022; B. Zgjedhje të reja në Grupseksione Maj-Qershor 2022; C. Zgjedhje e Kryetarëve të Degëve në bazë dege dhe Bashkie në Qershor-Korrik 2022; D. Zgjedhje e Kryetarit të PDSH Korrik ose Gusht 2022; E. Organizimi i Kuvendit Kombëtar Përbashkues i PD dhe zgjedhja e strukturave të Këshillit Kombëtar të PD, etj në Korrik ose deri Gusht 2022; F. Mbledhja e Këshillit Kombëtar dhe Zgjedhja e Kryesisë dhe strukturave të tjera drejtuese të PD Gusht ose në Shtator 2022; H. Të hartojmë një platformë konkurruese qeverisëse të PD (të shpaloset në shtator ose tetor), që të binden jo vetëm demokratët por dhe apolitikët, pse jo dhe socialistët që Shqipëria meriton një qeverisje ndryshe nga sot, një qeveri që i bënë qytetarët shqiptarë që të ndjehen si qytetarët e BE këtu në Shqipëri. Këtë duhet dhe mundet që ta bëj vetëm Partia Demokratike. Kjo është ajo çfarë duhet të bëj grupi i punës i përbashkët i grupit parlamentar të PD por dhe eksponent të tjerë, që të kemi një PD më të madhe se me 25 prill dhe fituese në raport me rilindjen. Historia jo e largët ose koha, do të dënoj me forcë këdo që është kundër bashkimit pakushte të Partisë Demokratike! Demokratët dhe shqiptarët janë në krizë të thellë, ne po Ju humbim shpresën atyre. Shqipëria çdo ditë po bëhet më e vogël nga dje dhe për fajin tonë”, ka shkruar Xhelal Mziu.
Deputetja e Partisë Demokratike, Greta Bardeli tha se partia ka nevojë për një platformë që të mbështetet nga të gjithë deputetët e zgjedhur më 25 prill nga radhët e PD, duke mos përjashtuar kështu edhe Sali Berishën.
“Sot opinioni publik është njohur me një draft platformë nga z.Enkelejd Alibej si dhe një listë të deputetëve që e mbështesin këtë propozim. Po ashtu në të njëjtin komunikim janë bërë me dije dhe qëndrimet e një pjese të vogël të grupit që kishin kërkuar që ato të deklaroheshin nga z. Alibej publikisht.
Me këtë rast në respekt të gjithë votuesve të mi dhe në cilësinë e deputetes së Qarkut Shkodër sqaroj qëndrimin tim me këtë çështje:
1. Kam kërkuar dhe do vazhdoj të kërkoj hartuesve të draftit, dhe çdo propozimi me këtë qellim, të mbështetet ose jo me votë dhe saktësisht me Votim të Fshehtë nga tē gjithë deputetet e PD.
2. Drafti dhe çdo propozim tjetër gjykoj që duhet diskutuar dhe debatuar në mbledhjen e gjithë deputetëve të dalë nga zgjedhjet e 25 Prillit pa asnjë përjashtim duke garantuar transparencë tē plotē!
3.Cdo draft propozim përfshirë edhe i sotmi duhet të siguroj pa dallim dhe qëndrimet përkatëse të cdo deputeti të Partisë Demokratike!
I qëndroj fort bindjes se të gjithë krahët në PD në situatën ku ndodhemi duhet të gjejnë kurajën që permes dialogut të hapur, të gjejnë rrugët e bashkimit ku e para dhe e vetmja duhet te jetë vota dhe gjithëpërfshirja e demokratëve!”, shkruan ajo.
Gazmend Bardhi ka reaguar ndaj refuzimit të Grupit të Rithemelimit për platformën e bashkimit të PD, duke thënë se me përçarjet e tyre grupi i berishës po ‘bashkon’ partinë.
“Interesant shumë edhe ky qëndrim: Kush kërkon bashkimin e demokratëve është “vegël” e ER; ndërsa kush po përçanë partinë, po zvogëlon partinë dhe po ecën në rrugën e njëanashmërisë, pa asnjë reflektim, po e “tmerron” dhe “lufton” fuqishëm ER”, shkruan Bardhi.
Enkelejd Alibeaj i është përgjigjur Grupit të Rithemelimit që refuzoi platformën e ti të bashkimit të demokratëve. Alibeaj thotë se është koha për vepra dhe jo për fjalë dhe se kujt grupim i intereson që të ndjekë verbazi udhëzimet e idhujve.
"Refuzimi i paralajmëruar i kërkesës së shumicës dërrmuese të Grupit Parlamentar për bashkim, vijimi me axhenden e parapërcaktuar si dhe mungesa e një reflektimi për situatën ku ndodhet sot PD është dëshmi e qartë e faktit se kujt grupim i interesojnë demokratët dhe kush priret të ndjekë verbazi udhëzimet e idhujve.
32 deputete te grupit parlamentar te PD jane jo vetem vota por dhe zeri i demokrateve qe sot me shume se kurre duan te ndalet procesi i percarjes dhe te nise bashkimi i vertete. Jo me fjale por me vepra konkrete, ne cdo qelize te partise dhe jo vetem ne zyrat e selise qendrore.
Deputetët e PD duhet ti shërbejnë vetëm interesit të demokratëve dhe interesi i tyre është bashkimi dhe forcimi i PD. Koha për të ndalur rrugën e përçarjes që i shërben vetëm Edi Ramës është tani. Koha për të treguar maturi dhe përgjegjshmëri ështe tani", shkruan Alibeaj.
Flamur Noka, anëtar i Komisionit të Rithemelimit, tha se procesi i zgjedhjeve që ka nisur që pas kuvendit të 11 dhjetorit nuk do të ndërpritet.
'Koha e përjashtimeve ka përfunduar dhe bashkë me të edhe koha kur vullneti i shumicës injorohej. Në asnjë rast dhe asnjë rrethane procesi i nisur prej muajsh nga kuvendi i 11 dhjetorit, nuk do të ndalojë. Mirëpresim të gjitha ata që janë bërë apo do të bëhet pjesë e këtij procesi, por nuk do të lejojmë askënd që ta ndalojë ato. Bashkimi i demokratëve vjen vetëm përmes votës së lirë. Kush dëshiron të lidhë fatin e tij me Edi Ramën është i lirë ta bëjë, por koha e pengmarrjes së PD-së ka marrë fund. Kuvendi është forumi më i lartë i PD-së dhe akush nuk ka tagër ta kundërshtojë.'- tha Noka.
Deputeti Ervin Salianji ka dalë kundër platformës së ka propozuar Enkelejd Alibeaj për bashkimin e demokratëve. Ai thotë se kjo platformë i mbyll rrugën çdo diskutimi dhe çdo zëri racional për të bashkuar demokratët si dhe ndan PD në 2 parti. Salianji i cilësoi deklarata e Alibeajt si të njëanshme dhe po të tilla, për të ishin edhe zgjedhjet që po zhvillon Berisha.
“Çdo deklaratë e njëanshme pa marrë as dakortësinë për publikim të shumë prej kolegëve e përçan dhe ndan Partinë Demokratike, përforcon idenë që ka llogore dhe i fryn ndasive që ekzistojnë! Dokumenti i paraqitur është tërësisht i ndryshëm nga ai që personalisht mu paraqit dje 5 minuta para konferencës së anuluar për shtyp!
Forma, mënyra dhe përgatitja e këtij dokumenti mbyllin rrugën për çdo diskutim të përbashkët dhe krijojnë premisat për ndarjen përfundimtare të Partisë Demokratike!
Përgjegjës për krijimin e 2 partive do të jenë ata që dukshëm po venë interesat e përfitimeve personale mbi interesat e demokratëve!
Dorëheqjet duke mos hequr dorë nuk janë zgjidhje ashtu si çdo proces i njëanshëm është i dëmshëm për Partinë Demokratike!
Pas deklarimit publik të këtij dokumenti mbyllet dera për çdo zë racional dhe për të mbrojtur çdo interes që zgjedhjet brenda partisë të jenë gjithëpërfshirëse!
Koha do të zbulojë se si kjo deklaratë publike bëhet për interesa meskine, me strategjinë e qartë qe Partia Demokratike të ndahet dhe të krijohen 2 parti!
Ofertat publike apo ultimatumet janë një gjuhë që nuk i rrinë për shtat as një komunikimi normal me kundërshtarin politik dhe jo më me pjesëtarët e të njëjtës familje politike. Forumet e partisë aty janë, mungon vetëm vullneti ne rastin me te mire apo akoma me keq synimi për ta ndare PD në pjese!
Përgjegjës do të mbahen ata që përpiqen të mbajnë me thonj privilegje të pamerituara dhe përfitime tërësisht personale!”, shkruan Salianji.
Deputeti demokrat Xhelal Mizu i është bashkuar listës së demokratëve që kanë përkrahur platformën e Alibeajt për bashkimin e demokratëve. Përmes një postimi i në facebook, Mziu e cilëson këtë platformë si të vetëm alternativë.
“Partia Demokratike ka qenë dhe ngelet shpresë për demokratët dhe për çdo shqiptarë! Bashkimi i Partisë Demokratike është zgjidhja e vetme, që nesër të jemi forcë qeverisëse! Për shkak të disa angazhimeve personale, kam munguar në diskutimin e platformës së propozuar nga kolegët deputetë të grupit parlamentar të PD. I bashkohem listës së deputetëve dhe mbështes këtë platformë si rruga e duhur për çdo demokratë dhe shqiptarë, për një Shqipëri Evropiane nesër”, shkruan Mziu.
20 deputetë të PD nuk e kanë përkrahur platformën e Enkelejd Alibeaj për bashkimin e demokratëve. Këto deputetë janë të “Rithemelimit’ përveç 4 emrave që dikur kanë qenë besnik të Bashës, të cilat janë Ervin Salianji, Grida Duma, Ina Zhupa, Kasëm Mahmutaj
1. SALI BERISHA
2. ALBANA VOKSHI
3. AGRON SHEHAJ
4. BELIND KËLLIÇI
5. BUJAR LESKAJ
6. EDMOND SPAHO
7. EDI PALOKA
8. ELDA HOTI
9. FLAMUR NOKA
10. LUAN BAÇI
11. ISUF ÇELAJ
12. TRITAN SHEHU
13. LUÇIANO BOÇI
14. OERD BYLYKBASHI
15. SORINA KOTI
16. TOMOR ALIZOTI
17. ERVIN SALIANJI
18. GRIDA DUMA
19. INA ZHUPA
20. KASËM MAHMUTAJ
Edi Paloka ka reaguar pasi u bënë publike emrat e 31 deputetëve të PD që kishin përkrahur platformën e Enkelejd Alibeajt për bashkimin e PD. Paloka shkruan se ndjen keqardhje për kolegët e tij pasi nuk kanë kuptuar se çfarë kanë pranuar.
“Thjeshte keqardhje për miqtë dhe koleget qe ne rastin me te mire, nuk kane lexuar se çfarë ju kane vene përpara…Keq ne se nuk e kane kuptuar ! Shume keq ne se e kane kuptuar dhe nënshkruar me vetëdije te plote!”, shkruan Paloka
Kreu i grupit parlamentar demokrat, Enkelejd Alibeaj publikoi sot listën e 31 deputetëve që përkrahin platformën e tij për bashkimin e PD. Ai pranoi se disa deputetë propozuan që në planin e bashkimit të përfshihej ndalimi i rikandidimit të Lulzim Bashës për kreun e PD ndërsa 5 pikat u refuzuan nga deputetë si Ervin Salianji, Grida Duma e Ina Zhupa.
Partia Demokratike, partia opozitare më e madhe në vend, rrezikon të kontrollohet nga një person i shpallur ‘non grata’ nga SHBA për korrupsion dhe minim të demokracisë. Ky sinjal alarmues që Berisha të rimarrë sërish kontrollin me PD duket se ka shtuar edhe përpjekjet e SHBA për të shmangur këtë gjë. Një gjë e tillë duket se është edhe ftesa që disa deputetë të DP kanë marrë për të zhvilluar një vizitë në Washington.
Kjo u konfirmua nga kreu i grupit parlamentar të PD, Enkelejd Alibeaj i cili tha se një ftesë e tillë është e vërtetë. Në këtë situatë përçarje ku ndodhet PD-ja, ftesa e SHBA-së për këta deputetë duket se do të jetë pikërisht për t’i përkuar që ata të distancohen nga Berisha.
“Jam në dijeni që disa deputetë të PD kanë marrë ftesë për të qenë në Uashington”, tha Alibeaj
PD ndodhet në një krizë të thellë përçarëse mes demokratëve ku pas vendimit të gjykatës Berisha ‘ non grata’ nga SHBA, ka marrë kontrollin e selisë blu dhe sillet si lideri i saj, duke i zbehur të gjitha rolet Komisionit të Rithemelimit, që e ngriti me pretekstin për të drejtuar partinë dhe zhvilluar procese demokratike brenda PD për zgjedhjen e strukturave të reja.
Dy ditë më parë edhe i dërguari i SHBA për Ballkanin, Gabriel Escobar tha se ndjen trishtim për gjendjen ku ndodhet PD dhe se demokratët duhet të refuzojnë të shkuarën (referuar Sali Berishës), në mënyrë që të mos rikthehet koha kur Shqipëria shihej si më e korruptuara në rajon.
Enkelejd Alibeaj iu përgjigj akuzave të Sali Berishës i cili nuk e njeh atë si kryetra i grupit të PD. Alibeaj tha se qëndrimi i tij ndaj Berishës është i qartë.
“Është i tepërt apo jo, është e ditur për këdo se Berisha nuk ka qenë pjesë e grupit parlamentar sipas rregullores së Kuvendit në momentin kur legjislatura ka filluar dhe grupet parlamentare janë konstituuar. Unë e thash për çdo propozim tjetër është për t’u diskutuar me frymë bashkëpunimi dhe gjithëpërfshirje. Unë e kam bërë të qartë qëndrimi tim ndaj Berishës, qëndrimi i tij ndaj meje është i qartë gjithashtu por kjo nuk është kjo çështja, por bashkimi i demokratëve që janë poshtë dhe përballja me regjimin e Ramës”, tha Alibeaj.
Alibeaj është kundër Berishës që të bëhet kryetar i PD dhe të jetë pjesë e partisë pasi është non grata nga SHBA.
Zgjedhjet që po zhvillon Berisha për krerët e degëve të PD, Alibeaj tha se është proces i njëanshëm që nuk do bashkimin e demokratëve
“Ka shumë deputetët dhe demokratë që janë përjashtuar nga zgjedhjet që Berisha po bën për kryetar të degëve. Ky është një proces i njëanshëm që vetëm bashkimin e PD nuk duan”, tha Alibeaj
Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike Enkelejd Alibeaj prezantoi sërish pikat e platformës për bashkimin e demokratëve, ku në të kërkohet anulimi i proceseve të njëanshme që po zhvillon Sali Berisha dhe rifillimi i procesit duke përfshirë të gjithë palëve. Alibeaj pohoi se kishte edhe propozime shtesë, por sipas tij procedura që gëzon mbështetje të më të gjerë ishte që propozimi shtesë nuk mund të përfshihet. Një ndër to ishte edhe propozimin i deputetëve Agron Gjekmarkaj si dhe Ferdinand Xhaferrajt, të cilët kanë propozuar që të përjashtohen nga rikandidimi çdo individ që ka mbajtur mandatin për 8 vite ose nuk ka fituar zgjedhjet për dy mandate radhazi.
‘Që të përjashtohen nga PD çdo ididvid që ka mabjtur mandatin për 8 vite ose nuk ka fituar zgjedhjet për dy mandate radhazi. Kishte edhe disa kolegë që Sali Berisha nuk mund të jetë pjesë e grupit parlamentar. Por këto çështje janë të hapura për diskutim. Vendosëm në plan të parë interesin e demokratëve dhe ndërmarrim akte konkrete duke ndalur çdo rrugë përçarëse për partinë. Tani është koha që çdo deputet të shohë përtej, duke ju bashkuar shumicës së grupit të PD-së.’- tha Alibeaj.
Nese e rikandidoni Berishen, qe nuk ka asnje kuptim logjik,politik e kombetar,si dhe Bashen nenbishtin e Berishes, ver tet i beni PD dhe plitikes shqiptare nje "sherbi m" tejet negativ dhe te demshem per shtetin dhe popullin shqiptar.Andaj,ju lutem duane te vertetn me shume se Cezarin.Me falini per merin qe perdora ne simolizim te Shemtise politike Salih Berishe dhe nenbishtit t e ti j Lulezim Basha.
PërgjigjuPo si mund te beje platforme bashkuese Alibeaj? A e dini se ca prejardhje ka ky person? Ai eshte super i majte dhe madje komunist. Vetem te percaje di. Doktori e njeh mire se ca mostre eshte, prandaj se mbajti shume.
Përgjigju