TIRANE - Kryeministri Sali Berisha vazhdoi sot thirrjet në drejtim të fëmijëve të shkollave në të gjithë vendin, për të parë karriget bosh që le opozita, e cila sipas tij ka vetëm një qëllim, bllokimin e integrimit në BE.
“Kemi patur arritje të mëdha në të gjitha fushat, por sigurisht ne kemi edhe probleme për të cilat duhen bërë zgjidhje. Këto kanë të bëjnë me vendime që duan 3/5. Ju bëjmë thirrje që të mos harroni momentin e heqjes së vizave, pasi në atë periudhë kreu i opozitës mori një kuti nën sqetull që të bënte pazare për t’u liruar vizat. Vizat nuk kërkonin 3/ 5 dhe ai s’i bllokonte dot ashtu si nuk do të mund të bllokojë Statusin. Edhe tani do të bëjë pazare duke kërkuar Fierin në kërkim të statusit. Unë i bëj thirrje atij që të mos ju bllokoje ju të rinjve që doni të ecni në rrugën europiane.”- tha Berisha para nxënësve të gjimnazit "Hydajet Lezha", në Lezhë, ku mori pjesë në ceremoninë e inaugurimit të saj.
Dje kryeministri Sali Berisha, nga mbledhja e grupit parlamentar me deputetët e tij, duke pr¬ekur çështjen e debatuar të konsumimit të konflikteve politike me opozitën gjatë daklarimeve të tij nëpër shkolla, tha se do të vijojë ta bëjë këtë sërish dhe vetëm për një arsye: ”Ka dy javë që i nxjerr deputetët nga Komisioni duke lënë karriket bosh dhe ankohen se përse unë ju them nxënësve të shkollave: "I ngulni sytë te ato karrike dhe mos i harroni". Po, absolutisht do ia them çdo fëmije në Shqipëri, sepse në ato karrike bosh, ti po shkelmon ëndrrën e bukur fëminore dhe rinore. Dhe çfarë kërkon? Kërkon pazar politik për vendime gjykatash. Gjëja më absurde"- deklaroi dje Berisha duke akuzuar kreun e opozitës se me këtë strategji pazari që ndjek, do të qëndrojë për vite të tjera në opozitë, duke dalë gjithnjë me humbje.
(sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

Blog - Kryeministri dhe playStation-i