TIRANE- Kryeministri Berisha vazhdon thirrjet të drejtëpërdrejta nxënësve të shkollave 9 vjeçare që të lobojnë tek prindërit e tyre që të votojnë në zgjedhjet e 2013 për PD. Zoti Berisha ishte sot paradite i pranishëm në ceremoninë e inaugurimit të një shkolle 9 vjeçare në fshatin Baldushk të Tiranës dhe në oborrin e shkollës, ku ishin mbledhur të gjithë nxënësit e saj, u ka kërkuar atyre të shikojnë karriket bosh të opozitës në komisione apo sallën e Parlamentit, të kuptojnë që përmes mos votimit të ligjeve me 3/5 opozita po bllokon ëndrrën e tyre europiane.
“Të dashur fëmijë, ju kur shihni parlamentin e komisionet do konstatoni se në mes të medias një grup deputetësh ngrihen e ia mbathin, pikërisht atëherë kur duhet të votohen 2- 3 ligje që kërkohen medoemos nga Komisioni Europian për të votuar statusin e kandidatit. Dhe çfarë kërkojnë në shkëmbim vendime gjykatash.”- thotë kryeministri
FËMIJËT MËRZITEN
E ndërsa Berisha mban fjalimin me shumë zell si një babaxhan para fëmijëve, duket qartë se ata nuk kanë durim, si tërheq fjalimi politik prandaj nisin të lëvizin duart, kruajnë hundën, hapin gojën, shikojnë sa andej këndej. Ka nga ata që kanë një vëzhgim vëngër, mbledhin vetullat . Të veshur me kostum popullor dhe të detyruar të qëndrojnë për më shum se 10 minuta pa lëvizur, fëmijët nuk fshehin dot mërzitjen, të cilën vetëm kryeministri, që ishte me kurriz nuk mund ta shikonte, ndërsa për të gjithë të tjerët që ishin të pranishëm, por dhe nga pamjet filmike duket qartë. Në platean e fëmijëve që qëndrojnë prapa kryeministrit, të tërheq vëmendjen një çunak ( gjatë kohës që flet kryeministri) nuk rri dot pa lëvizur, (jo këmbët, se s’mund të dalë nga rreshti) por lëviz me duar, kruan hundën, hap gojën, jo vetëm një herë, vendos trupin më drejtë, rregullon xhubletën, ngrihet në majë të gishtave për të parë turmën që është para tij, shikon vërdallë, buzëqesh, hap gojën, kruan faqet.
Ndërkohë që “Mësues” Saliu vazhdon të këmbëngulë në deklarimet politike duke i përsëritur të mos harrojnë karriget bosh të në parlament.
“Ju jeni të rij,. Fëmijë, por prindërit dhe mësuesit do ju shpjegojnë se vendimet e gjykatave sido që të jenë të drejtë apo të padrejtë, ka vetëm një rrugë, ti apelosh ato. Mos harroni ato karrige bosh nga komisioni e parlamenti se kanë vetëm një qëllim t’ju errësojnë ëndrrën tuaj më fisnike të Shqipërisë evropiane. Ne bashkë do ta bëjmë këtë ëndërr të vërtetë. “- deklaroi Berisha.
Dje kryeministri ishte në inagurimin e shkollës 9-vjecare "Ahmet Zogu" në Kamëz, ku u tha fëmijëve jo vetëm të bindin prindërit e tyre për të votuar PD në zgjedhje, por dhe ata vetë të ndjekin punimet e Kuvendit për të parë se sipas tij opozita është duke penguar integrimin e vendit dhe të ardhmen e tyre.
(Foto ne rreth nje femije i hapet goja teksa Berisha flet)
(sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com