Ish-kryeministri Sali Berisha vazhdon që të sfidojë rrjetin social Facebook.
Këtë herë ish-lideri i PD ka publikuar në faqen e tij një fotomontazh të ministrit Tahiri që konsiderohet me përmbajtje të rëndë nga rregullat e vendosura nga rrjeti social.
Fotoja e publikuar nga Berisha është jashtë cdo etike dhe zakonisht rrjeti social Facebook i bllokon, por duket se ish- kryeministri po 'tolerohet' për të disatën herë.
Fotomontazhi në postim lidhet me makinat elektrike, ku Berisha shkruan se "Jo vetëm mediat ndërkombëtare por dhe mediat online të vendit e tallin Saje qorrin për vjedhjen e fundit me makinat elektrike të policisë për të cilat nuk ekziston asnjë stacion karrikimi në Shqipëri".
Fotomontazhi i Berishës sot nuk publikohet nga gazeta për arsye etike.
Berisha pak ditë më parë publikoi edhe një tjetër fotomontazh të Ramës, që solli reagimin me neveri të ndjekësve.
d.b/shqiptarja.com
/Shqiptarja.com