Kryedemokrati Sali Berisha u shfaq pesimist se Edi Rama do të japë dorëheqjen për shkak të protestës qytetare në Bulevard, që sot, shënon ditën e 17 të saj.
Sytë e shpresës tashmë i ka kthyer nga vetë socialistët, që nën shembullin e deputetet Marjana Koçeku, thotë se duhet të rrëzojnë Ramën.
“Një zgjidhje plotësisht e mundshme do të ishte, dhe është; në qoftë se Edi Rama nuk pranon zgjidhjen, një zgjidhje tjetër paqësore siç e kërkojnë protestuesit, është largimi i të gjithë deputetëve socialistë që nuk janë të implikuar në krime dhe kjo i hap rrugën shkarkimit me mocion mosbesimi Edi Ramës. Kjo shkarkon në vend Edi Ramën dhe krijon në parlament një mundësi për plotësimin e të gjitha kërkesave, si të 5 kërkesave të tyre ashtu dhe të një liste tjetër me 20 kërkesa duke i analizuar një nga një ato”, tha Berisha.
Rama thotë Berisha po bën gjithçka për të anatemuar protestën poshtë zyrës së tij.
“Po mban qëndrime tipike të një diktatori autoritar ndaj protestës. Shpërfillja absolute, anatemim me të gjitha format, nga agjenturë e huaj tek lëvizje fashiste”, tha Berisha.
Kryedemokrati u ndal edhe te postimi i sotëm i kryeministrit që rrëzoi akuzat se bën udhëtime private me paratë e shtetit. Berisha thotë se nëse kjo do të kishte qenë e vërtetë, Rama do të kishte pranuar kontrollin parlamentar mbi udhëtimet e tij me Charter.
Komente











te iki rama qe te vishe ti ,qe shkatrrove shqiperin yyy pler e kombit
PërgjigjuEdhe ti trego paratë e lobimit në Amerikë për heqjen e non gratës dhe ai që loboj për zgjedhjet parlamentare e 2025! Pse nuk hetohet FATMIR MEDIU që gjdo javë udhton SHBA për lobim dhe nga dslin këto para mo shpifës i ndyrë! Edhe Rama të hetohet si gjith të tjerët! Pse SPAKu nuk vepron?
PërgjigjuO plaku mere me pare na pasqyro se nga erdhen 6 milion dollare per lobim ne amerike se gjithmone thu se ke gjendje vetem 100 mije euro pastaj te tregojne te tjeret se sa kane shpenzuar
Përgjigju