TIRANE - Kryeministri Berisha ka dhënë dje shpjegime në grupin parlamentar të PD për takimin e tij me biznesmenin pakistanez Zafar Ansar dhe çfarë kishte biseduar në këtë takim në selinë e kryeministrisë. Kreu i qeverisë mësohet të ketë thënë në mbledhjen me dyer të mbyllura para deputetëve të PD, pavarësisht se s’kishte guxuar t’ia kërkonte asnjë deputet një gjë të tillë, se ishte takuar me këtë biznesmen para disa vitesh në zyrën e tij në kryeministri ku kanë biseduar për fusha të ndryshme të ekonomisë e ku Ansar ishte i interesuar për të investuar.
Berisha thotë se në këtë takim ku ka qënë dhe ambasadori i Shqipërisë në Arabinë Saudite Admirim Banaj, kontaktet e të cilit me Ansar si konsull nderi, janë bërë në një mbledhje të Konferencës Islamike në Islamabab, ishte diskutuar për investimet në energji dhe në fusha të tjera për të cilat ishte rënë dakord në parim por që në mënyrë të detajuar sipas tij ishin dhe disa kërkesa aspak të justifikueshme nga ana ligjore e jo në përputhje me legjislacionin shqiptar nga ana e biznesmenit pakistanez. “Biznesmeni pakistanez Ansar më erdhi në zyrë bashkë me ambasadorin tonë në Arabinë Saudite dhe e prita si çdo biznesmen tjetër të huaj të interesuar për të investuar në Shqipëri.
Më tha se do investonte 100 milionë euro për ndërtimin e një termocentrali energjie, për të cilin isha shumë dakord dhe i thashë se Shqipëria ka procedura të lehtësuara ligjore për investitorët e huaj dhe me pak burokraci”, mësohet të ketë thënë Berisha në mbledhjen e grupit të PD. Pas kësaj Berisha ka shpjeguar dhe arësyet konkrete se përse e kishte refuzuar Ansar. “Biznesmeni pakistanez bëri disa kërkesa që nuk mund t’i realizonim nga ana ligjore.
E para kërkoi që në vendin ku do të bënte investimin e tij për TEC-in të mos kishte asnjë investim tjetër dhe të ishte zonë eksluzive e tij, gjë që është tërësisht e pamundur, pasi nuk mund të favorizojmë monopolin në sektorin e energjisë. Kërkesa e dytë kishte të bënte me konvertimin e naftës me energji për TEC-in”, mësohet të ketë thënë Berisha në grup. Duke sqaruar se Ansar kërkoi që shpenzimet e naftës për prodhimin e energjisë të kompensoheshin me vetë prodhimin e energjisë, duke preferuar që të mos paguante para për këto shpenzime. Berisha mësohet të ketë thënë në grup se “akuzat e Ramës janë për qëllime elektorale dhe thjeshtë për të hedhur baltë mbi qeverisjen e vendit, pasi gjithçka është bërë konform rregullave dhe ligjeve”.
Shkrimi u publikua sot në gazetën Shqiptarja.com(print), 22 janar 2013
(ad.ti/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

Çfarë tha biznesmeni paksitanez