Firmosja e një marrëveshje mes Fatmir Xhafajt dhe Lindita Nikollës për sigurinë në shkolla, nuk ka kaluar në heshtje nga ish-kryeministri, i cili ka një tjetër version të rrethanave se pse në në mjediset arsimore do vendosen oficerë sigurie. 

Duke iu referuar marrëveshjes që në shkollat e mesme të ketë prezencë të Oficerëve të Sigurisë, për të shmangur konfliktet, Berisha thotë se kjo është diçka që nuk ka ndodhur as gjatë diktaturës. Ish-kryeministri akuzon ministrat Xhafaj dhe Nikolla se po tentojnë të rekrutojnë si spiune nxënësit. 

Postimi i Berishës në Facebook: 

Futja e narkopolicise ne shkolla, rast i pashembullt ne bote!

Te dashur miq, sot Xhafa i droges dhe ndrikull Vila firmosen njeren nga marreveshjet me te flliqura dhe me kriminale ne historine e shtetit shqiptar, dhe te paprecedent ne historine e botes; emerimin e te plotfuqishmeve ne shkolla, gje qe nuk ka ekzistuar as gjate diktatures hoxhiste si dhe vendosjen e shkollave te mesme te vendin nen kontrollin policesk.

Detyra kryesore e te plotfuqishmeve oficere narkopolicie qe do emerohen per te gjitha shkollat e mesme ka si qellim kryesor ngritjen e rrjeteve agjenturore te policise kriminale, rekrutimin e djemve dhe vajzave per te spiunuar njeri tjetrin por edhe familjet dhe shoqerine tyre.

Ky akt kriminal dhe shkaterrimtar per arsimin tone, qe synon te kriminalizoje nxenesit tane, eshte i pashembullt edhe ne vendet diktatoriale dhe duhet denuar me ashpersine me te madhe.

U bej thirrje nxenesve, mesuesve dhe prinderve te ngrihen me forcen me te madhe dhe te mos lejone qe bandite me uniforme, trafikante te damkosur dhe perverse partiake te vene dore mbi fatin e femijeve te tyre.

U bej thirrje te rejave dhe te rinjve mos lejoni kurre qe ne territorin e shkolles tuaj te shkelin bandite me uniforme qe vijne aty me qellimet me te ulta çnjerezore per t’ju rekrutuar ju qe te spiunoni njeri tjetrin dhe familjet tuaja ne interes te nje rregjimi te diskretituar dhe damkosur nga e gjithe bota! sb.