TIRANE- Pas largimit të deputetëve të Partisë Demokratike nga salla e Kuvendit, Deputeti i kësaj force politike Sali Berisha, është ndalur tek Ligji i Nëpunësit Civil. Ish-kryeministri tha për mediat se “opozita shkeli konsensusin, duke ndërprerë kështu bashkëpunimin me opozitën”. Berisha e ka quajtur këtë një akt të rëndë, duke u shprehur se shkelja e konsensusit ndikon negativisht në përpjekjet për marrjen e statusit të vendit kandidat në BE
“Në historinë 23-vjeçare të marrëdhënieve të forcave politike ky është akti më i rëndë në tërë ekzistencën e pluralizmit. Të gjithë ata që kanë ndjekur zhvillimet e vështira demokratike në Shqipëri, por në tërësi të suksesshme, e kanë të qartë se këto zhvillime kanë pasur në bazë ligjet e vendit, kushtetutën dhe konsensusin. Në doktrinën kushtetuese, konsensui ka bazë kushtetuese. Konsensusi ndihmon në kalimin e vështirësive serioze. Konsensusi ka vlerën e normës. Por qeveria tregon armiqësi të verbër ndaj opozitës. Ky është një fillim jashtëzakonisht problematik, një akt i rrezikshëm. Aktet që vijnë mbrapa janë të paparashikueshme po shkelmove konsensusin. Ata të cilët bënë këtë veprim nuk duhet ta ndërmerrnin kurrë. Ne kishim të gatrantuar statusin e vendit kandidat dhe duhet të luftojmë se bashku për të filluar negociatat, po nëse t’i i pret urat me opozitën po bën veprimin më fatal. Ata që veprojnë kështu mund të sjellin destabilizimin e vendit, por jo arritjen e statusit”, u shpreh Berisha.
Më tej, deputeti i PD është ndalur emërimet e reja të bëra nga qeveria, duke u shprehur se këto janë afera korruptive, dhe që i japin Shqipërisë “kartonin e kuq për statusin”.
“Mund të imagjinoni një mazhorancë që të fillojë qeverisjesn me afera korrupsioni. Kur ka ndodhur ndonjëherë që një mazhorancë të ketë guxuar të ndërmarrë një vendim të tillë. Është e vërtetë që Koçua e merr naftën, por shqiptarët marrin kartonin e kuq për statusin. Të marrë Albeptrolin në këtë mënyrë është një vjedhje e hapur. Konsensusi ka qenë element themelor i paqes sociale në këtë vend. Ne jemi për marrjen e statusit. Mendojmë se jo vetëm statusi, por edhe negociatat do të hapen me Shqipërinë. Por konsensusi është i rëndësishëm, dhe këtë e shklemoi kjo mazhorancë me papërgjgjshmëri absolute”, tha ish-kryeministri.
Berisha tha se Partia Demokratike është për marrjen e statusit të vendit kandidat, ndërsa theksoi se “si deputeti i PD do të mbështesë të gjitha vendimet e opozitës”.
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com