Berisha shpalli emrat e kandidatëve për 6 bashkitë, reagon Basha: Nuk kanë asnjë lidhje me ne! Rama dhe Berisha po krijojnë një parti të re për të dëmtuar PD-në

Berisha shpalli emrat e kandidatëve për 6 bashkitë, reagon Basha: Nuk kanë asnjë lidhje me ne! Rama dhe Berisha po krijojnë një parti të re për të dëmtuar PD-në

Lulzim Basha, kreu i PD

Primaret e Sali Berishës për zgjedhjen e kandidatëve për kryetar në 6 bashkitë ku do të mbahen zgjedhjet e pjesshme me 6 mars, Partia Demokratike i ka konsideruar i vijim të tollovisë së krijuar nga personi i shpallur 'non grata' për korrupsion. Partia Demokratike thotë se kandidatët e zgjedhur sot nga primaret e Sali Berishës nuk kanë asnjë lidhje me këtë parti. Sipas PD-së zyrtare Rama dhe Berisha po krijojnë një parti të re për të dëmtuar Partinë Demokratike dhe për ta mbajtur akoma në vendnumëro Shqipërinë.

'Një proces ku Berisha emëron, Berisha voton, Berisha numëron është vetëm vijimi i tollovisë të krijuar nga personi i shpallur non grata për korrupsion. As Berishën, as kandidatët e tij nuk i lidh asgjë me Partinë Demokratike.  Rama dhe Berisha po krijojnë një parti të re për të dëmtuar Partinë Demokratike dhe për ta mbajtur akoma në vendnumëro Shqipërinë. Zgjedh Ramën, mban Berishën.  Zgjedh Berishën, mban Ramën.'- njofton PD.

Komisioni i Rithemelimit i krijuar nga Sali Berisha, ka zyrtarizuar deri tani emrat e 6 kandidatëve për kryetar bashkie për zgjedhjet që do të zhvillohen në 6 mars. Kandidatët e Berishës për Durrësin, Ardian Muka, për Vorën Lulzim Vrana, për Dibrën Premtim Kryemadhi, për Lushnjën Elton Bano, për Rrogozhinën Hekuran Xhani, dhe Bardh Spahinë për Shkodrën.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 21:50
Floriana Garo i përgjigjet Bashës: E mirkuptojmë mllefin e Lul Bravës ndaj votës së lirë! Kandidatët fitues paraqiten me dinjitet para qytetarëve

Drejtoresha e Komunikimit në Komisionin e Rithemelimit, Floriana Garo i është përgjigjur Lulzim Bashës, për kandidatët e zgjedhur nga primaret e Sali Berishës.

'E mirekuptojme mllefin e Lulzim Braves ndaj votes se lire qe ka zevendesuar zarfat dhe pazaret, por koha kur kandidatet caktoheshin nga zarfet dhe zgjedhjet shiteshin per pazare ka marre fund. Sot, per here te pare demokratet zgjodhen te lire kandidatet me te cilet do te perfaqesohen denjesisht ne zgjedhjet e 6 Marsit. Ne ndryshim nga kandidatet e pengut te Edi Rames kandidatet fitues paraqiten me dinjitet para qytetareve si produkt i nje procesi te lire e te ndershem. Vetem te bashkuar do te risjellim shpresen dhe fitoren!'- shkruan Garo.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • GAZMEND: 31/01/2022 00:13

    Dr.Berisha mund të përdorte të gjithë “motorin” e tij për të rikthyer godinën e PD-së! Ishte përpjekja e fundit për ta bërë “Lul Brava” një lustrues këpucësh! Tani me vjen keq por Berisha "e ka humbur trenin" pergjithmone. Demokratet nuk do te votojne per Lulin, jo per nje "lider te deshtuar" por do te votojne per nje lider te ri partie. Një lider i ri mund të bashkojë vetëm demokratët. Nëse jo, mund të regjistroheni edhe në “Floriana Party”.

    Përgjigju
  • adi: 30/01/2022 23:09

    nese problemi berishes eshte se sfiton dot, por prap mbetet alternative, problemi jot mor lul eshte qe ske as parti as mbeshtetes, as simpatizante, ke nje vule qe e ke marre peng per interesat e tua dhe nje seli qe do ta japesh per ndertim kullash perpara se ti thuash pergjithmone lamtumire ketij vendi.

    Përgjigju
  • O tej: 30/01/2022 23:04

    Kesaj i thon hiqja Lenes, futja Prenes…

    Përgjigju
  • Frangu: 30/01/2022 22:36

    "As Berishën, as kandidatët e tij nuk i lidh asgjë me Partinë Demokratike"... Një interpretim i papeshuar dhe natyrisht i pakujdesshëm nga ana e PD-së zyrtare. Me këso lloj reagimesh, drejtuesit e kësaj partie po duan të përjashtojnë jo vetëm kandidatët e krahut "tjetër", por dhe anëtarësinë e cila ishte sot e pranishme në zgjedhje. Për më tepër: nëse nesër PD-ja zyrtare do t'i bënte emërimet e kandidatëve të saj "nga lart", kjo do të ishte tepër e trishtë dhe ironike, kur ndërkohë dhe vetë "llumi" po jep një shembull pjekurie politike që nuk e kemi parë kurrë as nga Basha, pa le më nga Berisha vetë. Perëndi e madhe! Çfarë bataku paskërkan qenë!

    Përgjigju
  • genti: 30/01/2022 21:48

    nuk kane cti demtojne pd o llosh se votuesit e saliut edhe sikur mos merret saliu fate prape ty ste votojne ....idiot

    Përgjigju
  • Loni: 30/01/2022 20:26

    Po si nuk i vjen turp qe del akoma. Ai dhe deputetet qe e mbeshtesin, do katandisen si ata te opozites 2019-2021. Per cdo votim qe i duhet qeverise, Tau do votoje njehere tek Lulushi dhe ky i fundit do u hedhi ndonje kocke te tyreve, sepse% me te madhe do e mbaje per vete.

    Përgjigju
  • F-35: 30/01/2022 20:03

    O Lul ndyresira, cfare i duhet partia e re Rames? I mjafton PS per t'ju thyer brinjet te gjithe plehrave bashke. E keni provuar te pakten ne 3 zgjedhjet e fundit. Por s'ka mbaruar!

    Përgjigju
  • Azbiu: 30/01/2022 19:27

    Sa gallat eshte me stallen e Pd,,ky thot berisha eshte me ramen,berisha thot qe basha esht me ramen,se di sa budallenj do jene qe besojne keta mashtruesa se keshtu jane mesuar keta kush mashtron me bukur..

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Momente tmerri! Dalin pamjet brenda avionit para rrëzimit në Kazakistan të filmuar nga një prej pasagjerëve

VIDEO/ Momente tmerri! Dalin pamjet brenda avionit para rrëzimit në Kazakistan të filmuar nga një prej pasagjerëve