Berisha shpërndan
dhurata për fëmijët rom 

Berisha shpërndan <br />dhurata për fëmijët rom 
Kryeministri Berisha dhe bashkëshortja e tij festuan sot paradite, së bashku me fëmijë të komunitetit rom, festat e fundvitit. Në një festë të organizuar në mjediset e Kryeministrisë.

Kryeministri Berisha dhe Zonja e tij ndanë për fëmijët dhurata të ndryshme me lodra e veshje, duke u uruar atyre por edhe gjithë fëmijëve të Shqipërisë, një vit të mbarë e të gëzuar.

“Nga kopshti ju do shkoni në shkollë, nga shkolla në jetë, duke e ndjekur shkollën gjithnjë e më të sigurt”, u shpreh Kryeministri.

Fëmijët e komunitetit rom shoqëroheshin edhe nga Presidentja e Shoqatës “Gruaja Rome”, znj. Meleqe Renja.

Në përshëndetjen e tij, Kryeministri Berisha u shpreh:

“Ju jeni vizitorët e mi më të dashur dhe më të bukur, me të cilët unë mbyll vitin që po përcjellim dhe festoj me ju ardhjen e Vitit të Ri. Ndaj ju falënderoj shumë që keni ardhur këtu, falënderoj shumë mësuesen tuaj, falënderoj prindërit tuaj dhe ju uroj shumë gëzime, shëndet, lumturi, juve dhe familjeve tuaja. Unë e përshëndes shumë përzemërsisht mësuesen tuaj znj. Meleqe, që është edhe një frymëzuese për këtë veprimtari” u shpreh Berisha.

  • Sondazhi i ditës:

    Çfare prisni nga sesioni i ri parlamentar?



×

Lajmi i fundit

Kthjellime dhe vranësira, si parashikohet moti sot

Kthjellime dhe vranësira, si parashikohet moti sot