....
Ish-kryeministri Sali Berisha dhe ministri i Punëve të Brendshme Saimir Tahiri nuk kursyen pothuajse asgjë në arsenalin e akuzave deri edhe personale mes tyre gjatë debatit në seancën e kuvendit ndërsa diskutohej një marrëveshje kundër trafikut të drogës me SHBA.
Ishte ish-kryeministri që me sa duket kapi diçka nën zë të ministrit ndërsa në foltoren e Kuvendit fliste deputeti Arben Ristani. Kaq ka mjaftuar si nxitje që Berisha t’i lexojë ministrit një vendim të Gjykatës që e dënon me gjobë.
Berisha: Këtu është bërë e zakonshme që ministrat në pozicion rrugaç shajnë nga mbrapa kur deputetët flasin, unë mendoj se kjo është gjëja e fundit dhe nuk duhet të ndodhë. I the tjetrit gënjen, po dil faktoje ti, kushtetuta të jep të drejtën ty të mbash fjalën, të tregoj unë tani meqënëse do..po ti je....jo jo i tregoj unë.
Vendim: Në emër të republikës Saimir Tahiri i biri i Bashkimit dhe Luizës lindur me 30.10.1979 në Tiranë, gjykata e apelit tiranë...Nuk po lexoj se është shumë faqe...dënim për shpifje me detyrimin për të paguar 1 milionë lekë në 21. 12. 2012. Para se të flasim këtu shko paguaj paratë si gënjeshtar, shpifës je, shpifës i gjetur nga dy gjykata, edhe e Apelit.
Përgjigja e ministrit të Brendshëm ishte po ashtu e ashpër brenda të cilës ishin dhe akuzat për fëmijët e ish-liderit të PD për Gërdecin.
Tahiri - Berishes: Jam dënuar i akuzuar prej djalit dhe vajzës tënde nuk kam thënë ndonjë gjë të madhe kam thënë që djali ishte i përfshirë në Gërdec. Nuk njeh njeri djemtë dhe vajzat e ish-kryeministrave pse i njeh gjithë Shqipëria Xenin dhe Gitën sa i flasim dhe me shkurtime tani. Ja ku ke zotin Metën, Majkon, Finon nuk i njeh njeri fëmijët e tyre? Aq kam thënë unë, peshkaqen s’i thash unë djalit tënd i tha dikush tjetër në libër. Nuk kam asnjë paragjykim për Gjin Gjonin por nuk di pse për mua është simbol i korrupsionit tonë gjyqësor që e mbroni ju, presidenti i republikës, KLD. Unë do e paguaj se respektoj shtetin edhe atëherë kur vepron si bandë nën kërcënimin tim. Nuk ke pse zgërdhihesh se mua do më vinte turp të më përmendin djalin në sekserllëqe. Pse nuk i thua djalit dhe vajzës shkoni në prokurori jepni përgjigje se akuzoheni publikisht. Kur ishe ti kryeministër më shumë në televizor dilnin vajza dhe djali juaj. Ky është dallimi ynë i madh se unë përballem me drejtësinë. Duhet të ulemi dhe të vendosim një standard për pjesëmarrjen e atyre që kanë qoftë edhe dritëhijen më të largët të mos dhënies së llogarisë para drejtësisë. Ju një kandidat të një bashkie mu afër Skënderbeut ditën ku u dënua nga gjykata për shpërdorim detyre ju e kandidoni. Po një kandidat tjetër në jug kur e dënoi gjykata ju prapë i shkuat në burg. Gabimi më i rëndë që mund të bëjmë është të vendosim filtra politik në gjykimin tonë. Pushime të mbara dhe me mend të tjera në shtator.
Replika vazhdoi edhe për drogën ngjarjen e fundit në Lazarat.
Berisha: Djali dhe vajza çdo qindarkë e kanë transparente në dritën e diellit. Gjeni një rast dhe le të marrin dënimet më të rrepta. Me individ qe flasin më ndikimin e overdozës nuk ja vlen të flasësh. Vetë pamja e ti dhe zbehtësia e tij, ishte të droguarit. Por do ti them dy fjalë. Në trashëgiminë ë qeverisë së mëparshme lufta kundër krimit ishte një nga sukseset më të mëdha të këtij vendit. Ne luftuam mbi 204 organizata dhe banda dhe vendosëm para ligjit dhe hekurave mbi 1 mijë bos dhe miq të ngushtë të politikaneve socialiste se kishin ardhur. Do ta mbështes këtë gjithmonë. Do u kthehemi disa elementeve. Nuk je vetëm përdorues drogë, por dhe shtyllë e krimit. Nuk je vetëm suiçid, po nuk je vetëm biri i kontrabandistit dhe kontrabandisteje. Ata blinin ilaçe kontrabande dhe ja shihnin qytetarëve sa frëngu pulës.
Tahiri: Erdhi këtu dhe lëshoi llumin e zakonshëm të akuzave ehe për anëtarë të familjes, nuk është kjo mënyra më e mirë për tu mbrojtur. Thash të shkojnë në prokurori. Sa i takon mbështetjes që keni dhënë ju ndaj policisë unë e vë në dyshim se nuk e keni bërë edhe atëherë kur ju është dhënë rasti. Por të paktën hiqni dorë nga akuzat, nga shpifjet.
Berisha: Kush e vrau Ibrahim Bashën? Miqtë e qeverisë. E dini ju që Alikot nuk ishin kurrë në Greqi, ishin në Lazarat e në tiranë, ishin të paprekur packa se ishin në kërkim. Flet për Ibrahim Bashën, po njerëzit tuaj e vranë Ibrahim Bashën, ata që arrestuat ju. Edhe i ati është si ata. Me kë shkoi Edi Rama në Lazarat kur bëri fushatën. Dy Alikot janë miqtë tuaj.
Tahiri: Nuk di si dolët e guxuat që policia ka rënë dakord me vrasësit dhe i ka hapur shteg për të lënë autorët e vrasjes së Ibrahim Bashës, dhe duke dalë në miting e duke i thënë qytetarëve jua hoqën drogën ju për ta mbjellë dikur tjetër, duke i nxitur atyre urrejtjen. E kuptoj që mase nuk bëhemi dot bashkë në këtë beteje.
Debati që kishte në epiqendër ish-kryeministrin pothuajse e eklipsoi diskutimin e marrëveshjes shumë të rëndësishme për luftën ndaj trafikut të drogës me SHBA.
Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)