TIRANE - Kryeministri Sali Berisha, gjatë një takimi me studentë të Universitetit të Tiranës që zhvilloi pasditen e sotme në Qytetin Studenti, deklaroi se me paketën e re të reformave të Qeverisë së tij, Shqipëria “do të ketë një nga tregjet më të shkëlqyera të punës në Europë, me tipare të qarta aziatike”.
Mandati i ardhshëm do të jetë më ambiciozi, deklaroi Berisha. “Ambicia është Shqipëria vend i zhvilluar - shpjegoi ai - Shqipëria duhet të shndërrohet në superfuqi e energjisë ujore në rajon dhe në 4 vite do të shndërrohet në një superfuqi high-tech-u në rajon”.
Berisha tha se gjithsesi, e kupton skepticizmin, por shpjegoi gjithashtu edhe ku bazohet optimizmi i tij. “Unë e kuptoj që kjo dëgjohet me skepticizëm por unë i besoj kësaj sepse unë besoj shumë në potencialet e të rinjve shqiptarë”, pohoi Kryeministri.
(im/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com