Berisha: Shqiptarët të pasur
kanë më shumë shtëpi

Berisha: Shqiptarët të pasur<br />kanë më shumë shtëpi
TIRANË – Në takimin e fundit me kabinetin e tij qeveritar për vitin 2011 kryeministri Berisha është ndalur gjërësisht në censusin e fundit, e konkretisht në rregjistrimin e banesave. Sipas tij, ky census tregoi se në Shqipëri ka 380 banesa për 1 mijë banorë.
“ Në 10 vite janë ndërtuar më shumë se në vendet e tjera. Kjo është një nga arritjet e kombit tonë. Banesat po arrijnë standartet e OECD”, tha Berisha përpara ministrave të tij.
Ai argumentoi se censusi ishte i domosdoshëm për të faktuar se shqiptarët nuk janë më të varfërit në Europë.
“Nga viti 2001 deri në 2011, 330 mijë familje shqiptare janë bërë me më shumë se një banesë. Kjo tregon rritjen e shpejtë dhe konsolidimin e shoqërisë. Ky është një tregues i jashtëzakonshëm, që imponon që çdo shqiptar të ketë mendim tjetër për vendin. Nuk është më Shqipëria që mbartet në mendjet tona, madje është shumë larg. Këmi një zhvillim që avancon shumë më shpejt se psikologjia”, deklaroi kryeministria.
Ai shigjetoi pjesë të politikës, që sipas tij e përdorin censusin për qëllime personale.
“Ky realitet ka ndikim e vet dhe është thelbësor në maturimin që dëshmojnë shqiptarët ndaj procese demokratike. Ai është i rëndësishëm për tu mbajtur parasysh nga çdo faktor, politikan apo alternativë.
I zoti i shtëpisë mbetet zot shtëpie. Nuk mund ta tundosh për interesa të ngushta. Ky process duhet të jetë tërësisht i merituar. Nuk ka pse të integrohemi si streha varfnore e Europës. Ne duhet të krijojmë pasuri dhe të ardhura, sepse kemi gjithçka për të qenë të tillë”, tha mes të tjerash kreu i qeverisë shqiptare.

SOT ANALIZA E NJË VITI QEVERISJE
Kryeministri Berisha do të analizojë sot punën e qeverisë së tij gjatë vitit 2011. Zyra e shtypit e kryeministrit ka informuar së në orët e pasdites kreu i qeverisë do të mbajë në selinë e qeverisë konferencën e fundit për shtyp për vitin që po mbyllim. Në orën 17.00 kryeministri Berisha do të bëjë përmbledhjen e një viti pune të kabinetit dhe 17 ministrave të tij.

  • Sondazhi i ditës:

    Sa përcaktuese do jetë vota e emigrantëve në zgjedhjet e 2025-ës?



×

Lajmi i fundit

Sekretari Blinken kritikon Kinën gjatë takimit të Azisë Juglindore

Sekretari Blinken kritikon Kinën gjatë takimit të Azisë Juglindore