TIRANE- Mbledhja e ardhshme e Qeverisë shqiptare do të zhvillohet në Vlorë, ku më 4 dhjetor, 100 vjet më parë, Ismail Qemali mblodhi qeverinë e parë shqiptare pas Skëndërbeut dhe u shpall Kryeministër i vendit. Lajmi u bë i ditur nga zëdhënësja e Këshillit të Ministrave, njëkohësisht ministre e Integrimit, Majlinda Bregu, gjatë një prononcimi për mediat.
“Në orën 10:00 qeveria shqiptare nën drejtimin e kryeministrit Sali Berisha do të mbajë mbledhjen e radhës në qytetin e Vlorës në nderim të qeverisë së parë shqiptare të krijuar më 4 dhjetor 1912, në nderim të veprës së Ismail Qemalit. Pra në 4 dhjetor do të jemi përsëri në Vlorë” tha Bregu
Festa për 100 vjetorin e pavarësisë nuk ka mbaruar, tha Bregu, ndërsa njoftoi rikthimin e Kryeministrit Berisha dhe ministrave të tij në Vlorë. Qeveria e parë shqiptare e kryesuar nga Ismail Qemali ku krijua më 4 dhjetor 1912 dhe punoi deri më 22 janar 1914-ën.
(im/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com