Teksa i bëri thirrje shqiptarëve për të krijuar e më tej realizuar idealin e bashkimit kombëtar, Berisha theksoi se do të jetë pikërisht bashkimi Kosovë-Shqipëri prioriteti i kësaj fushate elektorale.
Si pjesë të rëndësishme në fjalën mbajtur para të pranishmëve, shefi i qeverisë vlerësoi edhe koalicionin me Lëvizjen Socialiste për Integrim si faktor kyç në realizimin e reformave të rëndësishme për Shqipërinë. Ndërkohë, me të njëjtin entuziazëm suksesi, Kryeministri foli edhe për zgjedhjet e 23 Qershorit. “Ne shkojmë drejt zgjedhjeve si koalicioni më i fuqishëm në historinë e vendit”, deklaroi shefi i ekzekutivit.
Ndërsa, në kampin tjetër, siç Kryeministri quajti opozitën tha se ka mosbesim dhe kaos të vërtetë për zgjedhjet.
“Për të mos thënë dorëzim përpara ditës vendimtare të betejës, thirrje për tu bashkuar “aman bashkohuni se nuk fitojmë” a thua se të gjithë kanë preokupim karrigen e Edi Ramës. I vetmi aleat që i ka mbetur është Bamir Topi”, tha Berisha.
BERISHA: PRIORITET I FUSHATES, BASHKIMI KOMBETAR
Duke radhitur prioritetet e kësaj fushate në interes të shqiptarëve, si punësimi, arsimi, shëndetësia, fuqizimi në fushën energjetike, furnizimi me ujë të pijshëm e të tjera, Kryeministri theksoi se hapi i radhës, pas këtyre arritjeve është Bashkimi Kombëtar.
“Bashkimi njëri me tjetrin, bashkimi me Evropën”, shprehje së cilës shefi i qeverisë i ka mëshuar edhe gjatë mbledhjes së kryesisë së PD për bashkimin etnik të shqiptarëve Kosovë-Shqipëri.
“Procesi i bashkimit kombëtar të shqiptarëve është jetik për paqen dhe stabilitetin e rajonit, është jetik për të ardhmen e kombit shqiptar. Nëqoftëse padrejtësitë historike i ndanë shqiptarët në 5-6 kombe, kjo nuk do të thotë kurrë se duhet të ecet drejt 5-6 kombeve...do të ishte rruga e shfarosjes graduale të shqiptarëve”, deklaroi numri një i ekzekutivit.
Sipas kryeministrit Berisha bashkimi kombëtar duhet të kthehet në ideal të shqiptarëve, pasi vetëm në këtë mënyrë mund të arrijë të realizohet.
“Unë ftoj shqiptarët të vendosin besimin tek bashkimi kombëtar, fill pas besimit tek zoti..sepse ata që i besojnë një ideali e ndërtojnë atë çdo minutë çdo orë, çdo ditë deri në finalizimin e qëllimit, realizimin e tij”, theksoi shefi i qeverisë.
Për Kryeministrin Berisha PD është "një forcë politike që shpalli si yll të saj polar çështjen kombëtare erdhi në 100-vjetorin e pavarësisë si forcë besnike e palëkundur e këtij ideali që përbën.”
BERISHA: KOALICIONI ME LSI ME i FUQISHMI NE HISTORI
Duke vlerësuar koalicionin me Lëvizjen Socialiste për Integrim, Kryeministri deklaroi: “Ne shkojmë drejt zgjedhjeve si koalicioni më i fuqishëm në historinë e vendit.”
“Në zgjedhjet e vitit 2009 PD dhe aleatët e saj dolën koalicioni i parë. krijoi një koalicion me LSI dhe unë mendoj se ky koalicion ka funksionuar në përputhje të plotë me angazhimet para qytetarëve shqiptarë. Ky koalicion bëri të mundur lëvizjen e lirë, me reformat e tij për shqiptarët. Bëri të mundur një seri reformash të cilat mbrojtën ekonominë shqiptare nga recensioni. Shqipëria në këtë 4 vjeçar ka pasur rritjen më të lartë ekonomike. Ky koalicion u shndërrua në një lokomotivë të heqjes së imuniteti”, tha Berisha.
BERISHA: OPOZITA NE KAOS, I VETMI ALEAT I SAJ BAMIR TOPI
Ndërsa, në kampin tjetër, siç Kryeministri quajti opozitën tha se ka mosbesim dhe kaos të vërtetë për zgjedhjet.
“Për të mos thënë dorëzim përpara ditës vendimtare të betejës, thirrje për tu bashkuar “aman bashkohuni se nuk fitojmë” a thua se të gjithë kanë preokupim karrigen e Edi Ramës. I vetmi aleat që i ka mbetur është Bamir Topi”, tha Berisha.
BERISHA: ME TE VENDOSUR SE KURRE PER ZGJEDHJE TE LIRA
Kryeministri Berisha theksoi se qëllimi i kësaj mbledhje “është hapja e përpjekjes së madhe të anëtarëve, mbështetësve, drejtuesve të fushatës së tyre elektorale për mandatin e tretë.”
“Ne shkojmë drejt 23 qershorit më të vendosur se kurrë për një proces zgjedhor të lirë dhe të ndershëm”, u shpreh Kryeministri.
*Foto e Kryeministrit Berisha kur ka qenë i ri, postuar në profilin e tij në Facebook Lexoni tekstin e plotë mbi foton
Redaksia Online
(Greta Malaj/Shqiptarja.com)