Berisha: Statusi një tjetër rast i
humbur nga revanshi i qeverisë Rama

Berisha: Statusi një tjetër rast i<br />humbur nga revanshi i qeverisë Rama
TIRANË - Ish-kryeministri Sali Berisha e ka quajtur një rast të humbur për ne mos dhënien e statusit të vendit kandidat, nga ana e BE-së. Me një shënim në profilin e tij, Berisha thotë se, statusi nuk është dhënë prej revanshit që ka marrë qeveria e Edi Ramës ndaj të gjitha institucioneve në Shqipëri.

“Te dashur miq, edhe me rekomandimin per te dyten here te Komisionit Europian te statusit te vendit kandidat per vend anetar te BE, Shqiperia mbetet serish pa kete status. Ky eshte nje lajm i hidhur per vendin dhe kombin, perpjekjet dhe aspiratat tona per integrim europian. Duke falenderuar me mirenjohjen me te thelle te gjithe ata qe mbeshteten statusin e vendit kandidat per Shqiperine le te garantojme ne miqte tane skeptike se do bejme çdo gje per te lexuar si duhet mesazhin e tyre”, shkruan Berisha në Facebook.
 
Sipas tij, “nje analize me thelle do behet por eshte e qarte si drita e diellit se per Europen kreu aktual i ekzekutivit Edi Rama eshte politikani i vetem i kontinentit qe:
 
-Kur do vendosej per firmosjen e Marreveshjes se Stabilizim Asociimit futi ne Parlament 3 muaj bilbila, dajre dhe trumpeta per bllokimin e firmosjes se saj,
 
-Kur iu paraqit Presidences çeke ne prill te vitit 2008 kerkesa jone per hapjen e proçesit te anetaresimit te Shqiperise ne BE. z.Rama kundershtoi dhe e denoncoi si nje akt elektoral,
 
- Pas zgjedhjeve te vitit 2009, kur do vendosej nga Keshilli i Ministrave te BE per dhenien Shqiperise te Pyetesorit prej 2284 dhe mbi 2000 nenpyetjeve per te provuar aftesite e saj ne proçesin e integrimit, Edi Rama bojkotoi per 6 muaj Parlamentin,
 
-Kur do vendosej hapja e proçesit per dhenien e vizave per shqiptaret ne maj te vitit 2010, Edi Rama nisi para kryeministrise greven e urise per bllokimin e tij dhe me pas organizoi protesta ne mbare vendin nen moton "hap kutite te çliroj vizat" dhe loboi me deputete albanofob ne Bruksel per bllokimi e proçesit,
 
- Kur Komisioni Europian rekomandoi ne tetor te vitit 2012 statusin e vendit kandidat per Shqiperine me kushtin e vetem qe te votoheshin tre ligje ne Parlament, per te cilat ishte arritur konsensusi qe ne janar te atij viti, Edi Rama refuzoi votimin e tyre deri me 30 maj te vitit 2013 vetem e vetem qe te bllokonte statusin e vendit kandidat”.

Sipas ish-kryeministrit, “këto qendrime kunder proçesit te integrimit te Shqiperise ne BE jane te rregjistruara ne analet e Brukselit dhe te gjitha qeverive te vendeve anetare te BE dhe bejne qe Edi Rama te kete kredencialet me te ulta ne Europe persa i perket procesit te integrimit. Por vota e shqiptareve me 23 qershor ishte nje "amnisti" per qendrimet e Edi Rames ndaj proçesit te integrimit dhe nuk jane ato qendrime shkaku i refuzimit te sotem te statusit per Shqiperine”.
 
“Shkaku i vertete i refuzimit sot te statusit te vendit kandidat ka ne themel:
 
- Revanshin antishtet, antikushtetues, antiligjor te qeverise Rama-Meta,
-Ndryshimin e Kushtetutes, ligjeve te vendit dhe vendimit te gjykatave me vendimet e qeverise Rama-Meta dhe vrapin drejt shtetit policor,
-Luften e eger kunder Presidences, KLD, Gjykatave dhe institucioneve te pavarura,
-Gijotinen politike te qeverise Rama-Meta ndaj administrates publike,
-Emerimet kleptokratike antiligjore ne drejtim te agjensive te ndryshme te vendit.
 
Pa nje kthese rrenjesore, e cila duket e pamundur per qeverine Rama-Meta, stausi i vendit kandidat do te mbetet per ne nje horizont i paaritshem”, përfundon deklaratën e tij, ish-kryeministri Sali Berisha.


sb
(Foto: Postimi i Berishës në Facebook)

Redaksia online
(ac/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Lidhjet e Suel Çelës me Artan Hoxhën, Kikia në ‘Frontline’: Gazetaria mori goditje të jashtëzakonshme, gazetarë në shërbim të një prej organizatave më famëkeqe të krimit

Lidhjet e Suel Çelës me Artan Hoxhën, Kikia në ‘Frontline’: Gazetaria mori goditje të jashtëzakonshme, gazetarë në shërbim të një prej organizatave më famëkeqe të krimit