Kreu i PD, Sali Berisha në dalje të SPAK ku u paraqit për zbatimin e masës së sigurisë detyrim paraqitjeje, hodhi akuza jo vetëm ndaj Altin Dumanit, por edhe Irena Gjokën, e cila ishte gjyqtarja e hetimit paraprak të dosjes së aferës Partizani. Berisha pretendoi se kishte në duar një certifikatë, që sipas tij vërteton se policia greke e ka përzënë Irena Gjokën nga territori i shtetit grek si falsifikatore vizash. Sulmet ndaj gjyqtares Gjoka i vijoi të ashpra, duke thënë se është mashtruese. Ndërsa tha se dosjen e Metës po e gjykon një delikuente, duke iu referuar gjyqtares Gjoka.
“Do tu njoh me dokumente të reja, avokati i Gjokës, Altin Troplini që e mban me çdo kusht këtë delikuente, kriminele në drejtësi. Dosjen e ish-presidentit të republikës, ish-kryeministrit, ish-kryetarit të Kuvendit, e gjykon një delikuente, një falsifikatore, një mashtruese që mbahet në detyrë nga i ngjashmi me të, sivëllai i saj, Altin Troplini.
Kam sjellë dokumentet që dëshmojnë se çfarë përfaqëson Irena me 5 mbiemra dhe Troplini që për ta mbrojtur i ka hapur dosje penale pa emër. Ky llum njerëzor, shkelmon mbi ligje, fakte e prova. Vetëm e vetëm për të zgjatur jetën e Ramës në pushtet.
“Certifikatë më të cilën policia greke vërteton se e ka përzënë Gjokën nga territori i shtetit grek si falsifikatore vizash. Gjoka është futur në Greqi duke falsifikuar vizën. Kjo është gjyqtarja që gjykon dosjen e ish-presidentit të republikës, ish-kryeministrit, ish-kryetarit të Kuvendit. Vetëm kjo delikuente zbaton urdhra politike. Llumi fyhet, po ti cilësosh këto të tilla. Kjo me 5 mbiemra ka fshehur expulsin në dokumentin e dekrimanilizimit dhe në dokumentin e vettingut dhe mbrohet nga Altin Troplini, një mercenar, një peng”, tha Berisha.
Lajmi kryesor:
Afera ‘Partizani’/ Berisha sulmon Gjokën nga SPAK: Dosjen e Metës po e gjykon një delikuente, u dëbua nga Greqia si falsifikatore vizash












