Sulmet e drejtpërdrejta për mediat nga Sali Berisha nuk munguan as në Këshillin Kombëtar të PD. Berisha akuzoi mediat se përdoren nga kryeministri Edi Rama për të demonizuar opozitën ai armikun e brendshëm.
“Do ta mbyll këtë kapitull, duke u thënë të gjithë demokratëve, se të gjithë keni nga një emër të përveçëm, ndonjë shkurtim ledhatues, nofkat familjare, por të gjithë keni një emër të përbashkët dhe këtë e farkëtuar vetë. Të pamposhtur. Emri juaj i përbashkët është të pamposhtur. Ndaj edhe ne, në rrugën tonë patëm rrugën të gjatë, të mundimshme. Duhet të përulem me nderim para jush, për veprën tuaj, me nderimin më të thellë dhe të shpreh bindjen se këto që kaluam ne na kanë farkëtuar ne për një betejë të re të rëndësishme, për të përmbysur Ramaduron e Europës. Në betejën tonë jemi përballur jo vetëm me qeverinë mafioze më të rrezikshme në Europë, por edhe me mediat e kontrolluara prej saj. Të cilat 24 orë në 24, njësoj si në diktaturat totalitare, armikun e brendshëm demonizojnë opozitën. Me media të cilat fjalën e lirë e shndërrojnë në mashtrim, trillim, për të mbrojtur qeverinë. Për çka ajo i paguan me taksat e vjedhura nga taksapaguesit. U përballëm me kartelet e drogës”, tha Berisha.
Lajmi kryesor:
Kuvendi Kombëtar i PD/ Votohen ndryshimet statutore, zbehen ‘primaret’, kandidatët futen në filtrin e një komisioni! Berisha sulm tjetër ndaj mediave









