Berisha sulmon opozitën:
Nuk investoi në zonat e thella

Berisha sulmon opozitën: <br />Nuk investoi në zonat e thella
TIRANE- “Mungesa e investimeve në zonat e thella ishte doktrinë e parardhësve tanë”. Kështu sulmoi sot opozitën kryeministri Berisha gjatë mbledhjes së komitetit të zhvillimit rajonal.

“Qeveria do të bëjë gjithçka që të shtrijmë infrastrukturën drejt cdo potenciali të madh të zhvillimit të vendit, nuk do të ketë asnjë zonë të braktisur. Kjo ishte doktrina e paradhësve tanë, të cilët mendonin se nuk ja vlen të investosh në këto zona. Në vitin 2005 ju garantoj se 90% e rretheve të vendit nuk kanë pasur qoftë dhe një km rruge të asfaltuar vec atyre kombetare” -theksoi Berisha.

Kryeministri deklaroi më tej se viti 2014 do të jetë vit i finalizimit të sistemit rrugor më të ri dhe më modern në Europë. Kryeministri theksoi se në këtë mbledhje miratohen 520 projekte të rëndësisshme që garantojnë zhvillim të qëndrueshëm të vendit, dhe përfshijnë investime në rrugët rurale, në ujësjellësa, në shëndetësi dhe arsim. Zbatimi i këtyre projekteve do të cojë në hapjen e 30 mijë vendeve të reja të punës-theksoi kryeministri.

Optimist si gjithnjë për zhvillimin ekonomik në vend Berisha tha se Qeveria shqiptare ka investuar 2-4 herë më shumë se cdo qeveri e kontinentit dhe se rritja ekonomike në 5 vitet e fundit ka qenë 22%. Duke u ndalur te borxhi i lartë publik, problem që është theksuar disa herë nga institucionet financiare ndërkombëtare, Berisha tha se i jemi përmbajtur rregullës së artë të ekonomise-“Nuk duhet të marrësh borxh për qëllime të tjera vec për investime”.
(jd/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës