Berisha sulmon Ramën: “Të mbeti
fjalimi në fyt, je fole korrupsioni”

Berisha sulmon Ramën: “Të mbeti<br />fjalimi në fyt, je fole korrupsioni”
TIRANE-Ish-kryeministri i vendit, Sali Berisha, ka lëshuar një lum akuzash kundër kreut të qeverisë Edi Rama, në rrjetin social “Facebook”.

Ky sulm i ashpër i ish-kreut të PD-së vjen një ditë pasi Rama prezantoi strategjinë anti-korrupsion, por edhe në momentin kur ndaj ministrit të kabinetit të tij, Arben Imami, është depozituar një padi penale në prokurori.

Ministrja e Brendshme, Mimi Kodheli çoi një ditë më parë në prokurori dosjen me akuza për korrupsion ndaj Imamit.  

Berisha ka renditur akuzat njëra pas tjetrës duke përmendur në to ministrat e qeverisë së majtë, deputetë apo edhe media të caktuara të cilat i ka etiketuar si bashkëpuntorë të Ramës në korrupsion.

Duke ironizuar fjalimin e mbajtur një ditë më parë nga kryeministri, Berisha nuk ka ngurruar ta titulloj shkrimin e tij në facebook “Fjalimi që i ngeci në fyt Edi Ramës!

“Të dashur miq, dje në konferencën e tretë në tre muaj për luftën kundër korrupsionit, fushë në të cilën njëlloj si në ekonomi dhe luftën kundër krimit të organizuar qeveria Rama - Meta janë pa program, ndodhi ajo që pritej. Edi Ramës i ngeci fjalimi në fyt dhe për tu shfajësuar iu deklaroi të pranishmëve se "ja ku e kam fjalimin te shkruar por nuk po e lexoj"-ironizon ish-kreu i PD-së.

“Në fakt nuk mund të lexonte sepse gjatë kohës që qëndronte në panel e mbytën kujtimet korruptive.  Ramës së trishtuar i erdhën në mendje: vila e Dajtit dhe pallati 5 katësh i bashkëshortes ndërtuar pa i paguar shtetit asnjë qindarke në tatime. 

Ju kujtuan reklamat e qytetit që ju dhanë të tëra Koços pa tender, rrugët e qytetit që Koçua i katranosi si ai, ju kujtuan spotet e Bashkisë që i shpërndante vetëm tek TCH; Vizion + dhe televizionet e tij, ju kujtuan gjobat 20% për të cilat është akuzuar direkt nga biznesmenet e Tiranës, dhënia e 80% e lejeve të ndërtimit të bashkisë, Shkrelit dhe Eftimit të tij”-vijon me akuzat Berisha.

Duke ngritur gishtin akuzues ndaj ministrave të kabinetit Rama, të cilët i etiketon si “mafjoz” ai deklaron se “Fjalimi i ngeci në fyt Edi Ramës sepse nëna dhe babai i Tahirit janë kapur me kontrabandë dhe evazion fiskal. 

Sepse Cani i tij famoz për vjedhjen e thesarit dhe deklaratën e tij se Banka nuk ka patur flori, ju kujtuan Ahmeti i tij që  i vodhi me kompaninë e tij Hermes 10 milionë dollarë Albtelekomit, Beqja i tij që humbi mandatin për abuzim me Frankon (baxhanakun e Ramës) me tenderat e Bashkisë.

Gjiknuri i tij që është me vëlla të skeduar për fallsifikim dokumantash.

Rama nuk lexoi dot fjalimin dje sepse Albpetrolin e mori për vete se bashku me Koçon, lojrat e fatit dhe Belleair-in e bukur me vëllaçko Olsin edhe mafiozë nga trevat e tjera shqiptare”-shkruan Berisha.
facebook berisha
(Në foto, deklarata e Berishës ne facebook)

Redaksia Online
(azh/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Lidhjet e Suel Çelës me Artan Hoxhën, Kikia në ‘Frontline’: Gazetaria mori goditje të jashtëzakonshme, gazetarë në shërbim të një prej organizatave më famëkeqe të krimit

Lidhjet e Suel Çelës me Artan Hoxhën, Kikia në ‘Frontline’: Gazetaria mori goditje të jashtëzakonshme, gazetarë në shërbim të një prej organizatave më famëkeqe të krimit