Ish kryeministri Sali Berisha ka komentuar edhe sot shpalljen e tij Non Grata-ve, ku ka sulmuar ambasadorët e SHBA dhe të Britanisë së Madhe në Tiranë.
Sipas tij, SHBA nuk ka asnjë fakt që vërteton shpalljen e tij ‘Non Grata’ ndërsa ambasadori britanik, Alastar King Smith ka mashtruar qeverinë e tij.
“Nëse Kim, kalonte nga një takim në një tjetër duke u thënë bashkëbiseduesve: fakte kemi po s’i themi… Dhe Escobar erdhi te Sokol Balla dhe tha kemi fakte... Tani u faktua 100% se ata nuk kanë as një fakt. U vërtetua ajo që kam thënë që ditën e parë në një letër që i kam shkruar Blinken. Është thjesht një lobim i Ramës dhe Soros.
Alastar King Smith ka mashtruar qeverinë e tij mbi bazën e korrupsionit, por fatmirësisht Britania është transparente. Autoritetet britanike s’pranojnë të thonë “fakte kemi po s’i themi”, kanë kanal zyrtar, pra ligjor. Unë i kam gjetur dhe do ua bëj shqiptarëve, të gjitha publike. Dhe shqiptarët do shohin se çfarë dezinformimi të ulët ka bërë ambasadori britanik qeverisë së tij. Atë çfarë ka mashtruar Alastar King, turpëron çdo qenie njerëzore. Unë po bëj një betejë, që nuk ndihem jo komod, se në fund të fundit, mu krijua motivi për të mbrojtur vendin tim.”- tha Berisha.
I pyetur për marrëdhëniet me Partinë e Lirisë, Berisha u shpreh se vijon një bashkëpunim i përsosur
“Marrëdhëniet me PL kanë qenë transparente. Kandidatët po garojnë në disa bashki, Meta ka pranuar primaret dhe unë jam shumë falënderues për këtë. Vazhdon bashkëpunimi i përsosur, pa asnjë lloj problemi me PL.”- tha Berisha.
Lajmi kryesor:
Protesta 6 dhjetorit, Berisha: Cila është e keqja e tubimeve? Evropianët i qëllojnë politikanët me vezë e miell kur ka samite
G.MO/r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Kualifikueset e Euro 2024, kush e fiton ndeshjen Poloni-Shqipëri?
-
Polonia
35.2%
-
Shqipëria
40%
-
Barazim
24.8%
Vota total: 915
Lajme të tjera
-
VIDEO /Qëllohet me armë në drejtim të Top Channel, afër studiove të Big Brother, vritet roja! Një makinë gjendet e djegur në Golem, dyshohet e autorëve
27 Mars, 01:56
-
Përplasje në degën e Rithemelimit në Krujë, sherr mes kryetarit dhe kandidatit për kryebashkiak! Jep dorëheqjen drejtuesi
26 Mars, 20:24
-
Berisha nga Berati: Kandidatët e ‘Primareve’ janë rreze shprese dhe burim drite! Rama i bën emërimet si Enver Hoxha
26 Mars, 19:41
-
Mero Baze: Fushata simbolike e PD në Tiranë, do t'i japë identitet betejës në gjithë vendin
26 Mars, 19:36
-
DW: Simpati në Tiranë për kurajën e Albin Kurtit
26 Mars, 17:55
-
Aksident i rëndë në Tiranë përmbyset autobusi, u përplas me një mjet! 3 të plagosur në spital! Drejtuesi i urbanit: Isha në agjërim, pata debulesë (VIDEO)
26 Mars, 15:50
-
Veliaj: Mbillet pema e 1 milionë në Tiranë! Jemi në gjysmën e misionit, synojmë 2 milionë pemë në 2030
26 Mars, 15:16
-
Zhvati 145 mln euro nëpërmjet mashtrimeve kompjuterike, hakeri kinez rekurs vendimit të Apelit që lejoi ekstradimin e tij
26 Mars, 14:58
-
Tiranë/ Merr flakë makina brenda parkingut të një pallati në rrugën 'Ndre Mjeda', tymi i zi mbulon zonën (VIDEO)
26 Mars, 14:18
-
Qarkullonte me armë pa leje në makinë, arrestohet i riu i cili kishte thyer masën e sigurisë arrest shtëpie
26 Mars, 14:03
-
Lutja e Açkës e zhgënjimi i Kokalarit që hasen në shurdhërinë e Berishës
26 Mars, 12:06
-
Videomesazhi i javës/ Veliaj: Transformimi i Tiranës ka rritur ekonominë e qytetit, punësimi u rrit me 40% kurse bizneset e reja me 48%
26 Mars, 11:58