Me pretendimin se do bëjnë në protestë paqësore, ish kryeministri Sali Berisha nuk është tërhequr nga protesta e 6 dhjetorit. Por nëse Rama kërkon pëballje, populli opozitar është gati, u shpreh Berisha.
Duke e ndërlidhur me Perëndimin Berisha thotë se protestat janë gjërat më normale dhe se evropianët qëllojnë politikatët me vezë, bojë kur janë takime e samite.
“Unë sot dua të shtroj pyetjen për çdo qytetar: Cila është e keqja e protestës? Ce keqe do na ndodhë nga protesta?
Asnjë e keqe, asgjë e keqe, vetëm të mira, vetdijësim, presion, kërkim llogarie, demonstrim se guxojmë si njerëz të lirë.
Në 6 dhjetor në Tiranë zhvillohet samiti i BE me vendet e Ballkanit Perëndimor.
Protestat në samite e takime ndërkombëtare perverse në vendet diktatoriale janë gjëja më normale, janë ligj në të gjitha vendet e lira.
Kudo ku ka takime liderësh ne perëndim ka protesta për kauza të qytetarëve.
Jo rrallë kanë kaluar në këto protesta dhe në mosbindje të thellë civile si në Athinë, Gjenova, Paris, Uashingon, Bruksel e shumë qytete të tjera të vendeve të lira.
Pak javë më parë amerikanët protestuan në Nju Jork gjatë samitit të OKB, në Bruksel protesta të mëdha disa muaj më parë në samitin e BE me Afrikën.
Askush s’i kritikoi, s’i ofendoi, apo akuzoi si armiq si agjentë të Kremlinit siç bëjnë këtu krerët e mafies shtetërore Edi Rama, Belinda Balluku, Veliaj e Taulant Balla. Europianët i qëllojnë politikanët me veze, me miell, me bojë kur janë në takime e samite, por kjo nuk ndodh në Korenë e Veriut, në Kube, Egjipt.”- tha Berisha.
Me një gjuhë të ashpër, Berisha u adresoi dy ambasadorëve të vendeve që e kanë shpallur ‘Non Grata’ mesazhin se është turpi më i madh i bërë ndonjehrë. Edhe pse ka kaluar gati 1 vit e gjysmë, Berisha shprehet se është thjesht lobimi i Ramës dhe Sorosit. Berisha u ndal edhe te ambasadori britanik, Alastar King Smith ku tha se është turpi i qeverisë britanike dhe se faktet për të do dalin shumë shpejt.
Kryeministri Edi Rama në një deklaratë për mediat ditën e sotme tha se masat që do të marren në kuadër të samitit BE-Ballkani Perëndimor dhe se do të jenë standarde të vendosura nga Këshilli Evropian e shtoi se siguria e liderëve evropianë do të garantohet. Kryeministri nënvizoi se janë masa sigurie të bazuara në kritere dhe standarde që duhet t’i garantojë çdo vend që merr përsipër organizimin e një samiti të këtyre përmasave, ndërsa shtoi se nuk do të jetë ditë pushimi zyrtare, ndryshe nga sa ishte raportuar.
Kujtojmë që ky Samit që është një ndër ngjarjet më të rëndësishme për vendin, po zhvillohet në një kohë kur klima politike në Tiranë nuk është e qetë. Kjo sepse po në 6 dhjetor, Sali Berisha ka paralajmëruar një protestë dhe pavarësisht se Policia dhe Bashkia nuk i kanë dhënë leje, ai këmbëngul që protesta do zhvillohet në Bulevardin Dëshmorët e Kombit. Tirana do të blindohet me forca të shumta sigurie. Rreth 1500 efektivë pritet të jenë në terren për të siguruar mbarëvajtjen e samitit.
Ish kryeministri Sali Berisha ka komentuar edhe sot shpalljen e tij Non Grata-ve, ku ka sulmuar ambasadorët e SHBA dhe të Britanisë së Madhe në Tiranë.
Sipas tij, SHBA nuk ka asnjë fakt që vërteton shpalljen e tij ‘Non Grata’ ndërsa ambasadori britanik, Alastar King Smith ka mashtruar qeverinë e tij.
“Nëse Kim, kalonte nga një takim në një tjetër duke u thënë bashkëbiseduesve: fakte kemi po s’i themi… Dhe Escobar erdhi te Sokol Balla dhe tha kemi fakte... Tani u faktua 100% se ata nuk kanë as një fakt. U vërtetua ajo që kam thënë që ditën e parë në një letër që i kam shkruar Blinken. Është thjesht një lobim i Ramës dhe Soros.
Alastar King Smith ka mashtruar qeverinë e tij mbi bazën e korrupsionit, por fatmirësisht Britania është transparente. Autoritetet britanike s’pranojnë të thonë “fakte kemi po s’i themi”, kanë kanal zyrtar, pra ligjor. Unë i kam gjetur dhe do ua bëj shqiptarëve, të gjitha publike. Dhe shqiptarët do shohin se çfarë dezinformimi të ulët ka bërë ambasadori britanik qeverisë së tij. Atë çfarë ka mashtruar Alastar King, turpëron çdo qenie njerëzore. Unë po bëj një betejë, që nuk ndihem jo komod, se në fund të fundit, mu krijua motivi për të mbrojtur vendin tim.”- tha Berisha.
I pyetur për marrëdhëniet me Partinë e Lirisë, Berisha u shpreh se vijon një bashkëpunim i përsosur
“Marrëdhëniet me PL kanë qenë transparente. Kandidatët po garojnë në disa bashki, Meta ka pranuar primaret dhe unë jam shumë falënderues për këtë. Vazhdon bashkëpunimi i përsosur, pa asnjë lloj problemi me PL.”- tha Berisha.
Me argumentin se po zbaton Kushtetutën, ish kryeministri Sali Berisha thotë se protesta do të bëhet por do shmanget dhuna.
Berisha ka kërcënuar se nëse Rama kërkon përballje, populli opozitar është i përgatitur.
“Ne do zbatojmë Kushtetutën. Kemi shpallur protestën tonë në Bulevard, ashtu na lë kushtetuta. Edi Rama, kërkon përballje ne do përpiqemi ta shmangemi atë ditë, por mund t’ia rezervojmë kur të dojë. Nëse e kërkon, është punë e tij. Populli opozitar po përgatitet mirë për përgjigjen që ai meriton.”- tha Berisha.
Në konferencën e tij me gazetarët, Berisha u ndal edhe te përplasja e dy demokratëve të Rithemelimit në Laçku tha se ndaj tyre janë marrë masa disiplinore.
“Ka patur një problem serioz në degën e Kurbinit. Komisioni ka vendosur masa disiplinore ndaj dy kandidatëve. Cilido që, mendon për mënyra të tjera përveç votës gabon shumë rëndë. Shkelmon të drejtën e tij dhe të demokratëve.
Më datë 4 do bëhen primaret.”- tha Berisha.
O Sali ti e kupton shum mir se si ke përfunduar po nuk e jep veten. Ti ke bër shum vjedhje e shum krime e nuk i shpëton dot zullumeve të tua. Ti mendon se mund ta djegësh prap Shqiprin po sie shanc. Vënd qëndroni Not i fundit është burgu e atë e ke pak me çi ke bër ti Shqipris.
PërgjigjuSali! Ti e di mire se edhe Usa edhe UK ti dine marifetet. Damiri i ka regjistruar dhe filmuar te gjitha per ta. Kur ti mendoje se paret e investimeve ishin te Damirit,ne fakt,ne fakt ato ishin paret e taksapaguesve te Uk dhe sherbimeve sekrete te tyre.Ne fakt ti e kuptove,por ishte shume vone.Shkelzeni kishte kohe qe bridhte Londres me "investitore" te sajuar,qe dihej cfare ishin.Sali,ti dine ,packa se nuk e nxerrin Damirin.Ti e kupton kete fare mire,por je i detyruar te perpelitesh dhe " te shpetosh",pasi e di mire se ata nuk ti nxjerrin pergjimet dhe filmimet(ceshtje sherbimi intiligjent,kuptohet) Je i fundosur idiot,jeee.Eshte fare e qarte...edhe Shkelzeni e di...Eshte vone Sali,eshte shume vone...Dimri nuk te shpeton.Besoj e kupton
PërgjigjuMe qense shkaterove rrezervat e shtetit kur ishe ne pushtet mbase te ka mbetur ndonje thes me miell apo vez qe ti kesh per protesten More I Pa Ulle
Përgjigjupo kjo zedhenesja qe la Zvicren dhe te ardhmen e femijve dhe i ben "fresk" SB a ka ndonje fije dinjiteti apo erdhi per te kap ndonje cope pushteti kur te vije PD ne pushtet?????? dhe smerr vesh nga asgje se ceshte politika dhe asgje nga historia politike e shqiperise keto 30vjet, thjesht eshte e edukuar dhe di te miresillet kaq...
Përgjigju