Berisha sulmon SHBA:
Do t’ju digjen duart dhe buzët

Berisha sulmon SHBA:<br />Do t’ju digjen duart dhe buzët
TIRANE - Ish-kryeministri Berisha akuzoi dje Ambasadën Amerikane se do t’i digjen duart dhe buzët nëse dalin në mbrojtje të Mimi Kodhelit. Duke folur për ligjin për ushtrinë Berisha akuzoi Kodhellin dhe kërcënoi ambasadën amerikane.

"Unë do të të them ty ndrikull një gjë. Ajo motra jote, unë i dhashë përgjigje zyrtare ambasadës së SHBA-së për reagimin, por ajo ka ndjekur si shtrigë çështjen e Syrja Gjokës, dhe përveç përgjigjes sime zyrtare, miqësisht dua t’u them secilit, mos e vër dorën kurrë në zjarr për Mimin dhe Albën se do të digjen duart e buzët. Kjo është e vërteta. Ajo e ka bërë dhe unë i qëndroj asaj. Do i faktoj qeverisë amerikane edhe me të gjitha mundësitë, por kaq është, unë nuk ngutem, është në natyrën time”, tha Berisha.

Kjo është hera e dytë që Berisha akuzon OPDAT-in, mission i SHBA në Tiranë se një punonjëse e saj ka kërcënuar për të mbyllur një çështje në prokurori.

Redaksia Online
(Shqiptarja.com)
 

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria çel negociatat për kapitullin e parë, integrohemi brenda 2030?



×

Lajmi i fundit

Hapen negociatat për grup kapitullin e parë, Alban Daci: Sot ndër datat më të rëndësishme për shqiptarët! Anëtarësimi në BE brenda 2030, i mundur

Hapen negociatat për grup kapitullin e parë, Alban Daci: Sot ndër datat më të rëndësishme për shqiptarët! Anëtarësimi në BE brenda 2030, i mundur