Ish-kryeministri Sali Berisha në 'Foltoren' e Vaut të Dejës 'sulmoi' ambasadoren e SHBA, Yuri Kim se përse nuk bën asnjë deklaratë dhe nuk thotë asnjë fjalë kundër qeverisë dhe Edi Ramës teksa Shqipëria po mbushet me drogë dhe shqiptarët po largohen nga vendi.
"Si ka mundësi që Shqipëria u mbush me drogë dhe nuk e thatë një fjalë kundër qeverisë. Kur drejtësia italiane solli dosjet e trafikantëve ministra i krahasuat këto dosje me dosje të thjeshta. Si ka mundësia që nga Shqipëria ikën investitorë të mëdhenj të huaj dhe nuk thoni një fjalë. Si ka mundësi që ikin qytetarët nga vendi dhe nuk thoni një fjalë kundër Edi Ramës. Si ka mundësi që vazhdoni të reklamoni reformën e dështuar në drejtësi. Si ka mundësi që një njeri që kalon nga afera në aferë. Ne jemi miq të SHBA. Kjo që po bëjmë ne sot është praktikë strikte e amerikanëve. Do bëjmë gjithçka të afrohemi me atë vend. SHBA na kanë ndihmuar në luftën kundër korrupsionit. Qeverisja e përparme ia doli të dyfishojë rroga dhe pensione duke luftuar korrupsionin. Kjo zonjë nuk thotë një fjalë për korrupsionin e qeverisë, por vetëm për ish-zyrtarë. Shikoni çfarë bëhet me FSHF. Kanë votime ata. Përdoret tritoli, përdoren tatimorët kundër një njeriu që nuk e mundin dot me votë. Ky është standardi. A thuhet një fjalë për blindimin e selisë së PD? A keni dëgjuar një fjalë? Asnjë. Këto janë parime të George Soros. Do të qëndrojmë në të drejtën tonë sepse pamë me sytë tanë si vota e lirë u përzu nga Shqipëria. Natën e 25 prillit zonja uroi kreun e KQZ për zgjedhjet më të këqija në historinë e Shqipërisë" - tha Berisha.
Lajmi kryesor:
Berisha: Po nxjerr kandidatë kundër meje për hir të Ramës, Lul Brava i përfshirë në aferën e Portit të Durrësit! Në selinë blu do ndërtohen 4 kulla! Pse Yuri Kim nuk thotë asnjë fjalë kundër qeverisë
Sondazhi i ditës:
23 Dhjetor, 23:33
Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
14.7%
-
Të gabuar
81.9%
-
Nuk e di
3.3%
Vota total: 3648
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Magjia e Krishtlindjeve në Shkodër, qytetarët shijojnë koncertin festiv para Bashkisë
25 Dhjetor, 12:10
-
‘Dhuratë zemre për Krishtlindje!' Gjimnazistët e Yzberishtit festojnë me fëmijët jetimë në Shkodër
25 Dhjetor, 11:06
-
Fushë-Arrëzi dhe Vau i Dejës kremtojnë Krishtlindjet me mesazhe shprese dhe paqe
25 Dhjetor, 11:00
-
Shkodër/ U plagos me armë zjarri, vihet në pranga 24-vjeçari pasi dha kallëzim të rremë! Autori ende në kërkim
25 Dhjetor, 10:58
-
Krishtlindja kremtohet edhe në Shkodër, qindra besimtarë morën pjesë në meshën e vigjiljes
25 Dhjetor, 10:43
-
Sot sondazhi i fundvitit në Report Tv/ Si ndahen mandatet në 5 qarqet më të rëndësishme! Çfarë mendojnë shqiptarët për mbylljen e TikTok-ut
25 Dhjetor, 07:51
-
Jakin Marena: Kujt i duhej ‘sakrifica’ e Gjekmarkajt në prag të Natës së Krishtit?!
24 Dhjetor, 21:06
-
Akuzat e opozitës për mbylljen e TikTok! Rama fiton garën me fansat, 2 milionë pëlqime! Berishën e mund edhe Arlind Qori
24 Dhjetor, 19:58
-
Protesta e PD/ Ngjela për Report Tv: Kur nuk ke mbështetje, krijon akte dhune! Berisha duhet të ikë
24 Dhjetor, 19:11
-
Protesta e PD/ Kulluri: Pjesëmarrja për turp! Elezi: Pse nuk bllokojnë godinën e ‘narko shtetit’, po u nxijnë jetën qytetarëve?
24 Dhjetor, 18:50
-
Ylli Pata: Logjika politike e guerriles së senatorëve të Sali Berishës
24 Dhjetor, 18:33
-
Përplasja fizike në Kuvend, Luan Baçi i del në mbrojtje Agron Shehajt, kundër Flamur Nokës
24 Dhjetor, 18:31