Berisha të hënën në prokurori...
pse s'tregoi “Doshin” para 3 muajsh

Berisha të hënën në prokurori...<br />pse s'tregoi “Doshin” para 3 muajsh
Kush e informoi Sali Berishën tre muaj më parë për planin e supozuar të vrasjes së Tom Doshit? Përse Sali Berisha nuk e denoncoi këtë rast në polici duke kryer të njëjtin "krim të heshtjes" për të cilin ai akuzon sot ministrin e Brendshëm dhe Drejtorin e Policisë?

Vetë Berisha pohoi në Parlament se kishte mësuar tre muaj më parë planin, por s'kishte bërë asnjë kallëzim. Por neni 300 i Kodit Penal shqiptar detyron këdo që ka dijeni për një krim të ndodhur apo që po ndodh, të bëjë kallëzim: "Moskallëzimi në organet e ndjekjes penale, në gjykatë, në organet e rendit publik, të pushtetit ose të administratës, i një krimi që është duke u kryer apo që është kryer, dënohet me gjobë ose me burgim gjer në tre vjet. Përjashtohen nga detyrimi për kallëzim të paralindurit dhe të paslindurit, vëllezërit dhe motrat, bashkëshorti, adoptuesi dhe të adoptuarit, si edhe personat që janë të detyruar të ruajnë një sekret të njohur për shkak të detyrës apo profesionit."
 

Berisha sot ka marrë dhe në shtëpinë e tij ftesën e prokurorisë për t'u paraqitur të hënën në mëngjes në orën 09:00 për t'ju përgjigjur pikërisht kësaj pyetje: Kush e informoi? Dhe përse nuk e denoncoi në polici apo në prokurori faktin që deputetët Tom Doshi dhe Mhill Fufi ishin në rrezik për jetën?

Nëse ai vetë tre muaj më parë nuk e besoi plani deri në pikën sa nuk e konsideroi të domosdoshme të bënte kallëzim, si shpjegohet që sot ka ndryshuar mendje, duke e konsideruar aq me bazë atë plan kriminal sa  të kërkojë dorëheqjen e kreut të Kuvendit si porositësi i mundshëm?

Redaksia online
(f.m/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duk protesta e opozitës?



×

Lajmi i fundit

'Mosbindja civile' e PD-së, më pak protestues se u paralajmëruan, kur mbërritën në PD firuan fare! Shikoni pamjet me dron

'Mosbindja civile' e PD-së, më pak protestues se u paralajmëruan, kur mbërritën në PD firuan fare! Shikoni pamjet me dron