Berisha: Të ngrihemi kundër
Edvinit, këtij të sëmurë psikik 

Berisha: Të ngrihemi kundër<br />Edvinit, këtij të sëmurë psikik 
TIRANË - "Eksplozioni i urrejtjes halucinante në trurin e një të sëmuri psikik". Kështu e etiketuar ish-Kryeministri i vendit, Sali Berisha prishjen e kompleksit Jon në Vlorë, duke akuzuar pas këtyre fjalkëve pasuesin e tij, Edi Rama.

Berisha ka mbrojtur idenë, se kompleksi ishte i ligjshëm dhe se njerëzit dhe kombet e qytetëruara nuk pranojne kurrë t'u besojnë fatin e tyre një të sëmuri psikik.

Berisha madje ka ftuar qytetarët të ngrihen sa më parë kundër Edvinit, që vetëm tri javë më parë, i dominuar nga halucinaçionet e tij, mashtroi mbarë botën. 

REAGIMI I PLOTË I BERISHËS:

Sot Edi Rama hodhi ne ere nje pallat:

- te ndertuar me leje te ligjshme dhe jo leje ne konflikt interesi dhe ne thyerje te nenit 64 te Ligjit te Urbanistikes siç eshte pallati i gruas se tij,

- te nderuar ne perputhje me Planin Urbanistik te zones dhe jo ne sheshin midis pallateve siç eshte pallati i tij ne paje,

- te ndertuar ne prone private te rregjistruar ne hipoteke dhe jo ne prone publike siç eshte pallati zonjes se tij. 

- e ndertuar me kredi bankare dhe jo nga para te pista te pa deklaruara ne asnje Banke apo organ tatimor siç jane parate e pallatit te gruas se tij, 

- te ndertuar ne nje shesh ku me pare ekzistonte nje ndertim tjeter dhe qe nuk ka asnje lidhje me projektin e Lungomares dhe jo si pallati i Linda Bashes qe eshte ndertuar ne sheshin e lulishtes se femijeve, 

Pallati Jon prishet si nje akt i urrejtjes te nje te semuri psikik ndaj kundershtarit te tij duke dhunuar Kushtetuten, ligjin e Urbanistikes, ligjin e Shpronesimeve dhe vendimin e Gjykates, qe ndalon kryerjen e çdo veprimi nga qeveria per kete pallat deri ne gjykimin ne themel te ceshtjes se tij. 

Eksplozioni i sotem ne Vlore nuk eshte vetem eksplozion ne psikiken e nje te semuri te mjekuar me shume se nje dekade si bipolare, por eshte eksplozion potencial ne çdo vater, ne çdo shtepi shqiptare te ndertuar ne perputhje me ligjet e shtetit. 

Prandaj ftoj qytetaret te ngrihemi sa me pare kunder nje te semuri psikik qe hedh ne ere nje pallat te ligjshem vetem e vetem se proceset psikike i thone atij se Lulzim Basha te mundi ty dy vjet me pare dhe ti tani hakmerru duke prishur me çdo çmim pallatin i vjehrrit te tij. Une ftoj qytetaret te ngrehemi sa me pare kunder Edvinit qe vetem tre jave me pare, i dominuar nga halucinaçionet e tij, mashtroi mbare boten.

Ai premtoi shkaterrimin ne Shqiperi te te gjithe arsenalit kimik sirian, mashtroi dy muaj rrjesht partneret tane me kryesore, organizatat nderkombetare kryesore vetem sepse ky haluçinant besonte zerat e brendeshem qe i thonin se tani ai do te renditej me Barak Obamen, Vladimir Putinin, Bashar al Asadin si njeriu me i rendesishem i planetit. Te ngrihemi kunder Edi Rames qe po ben çdo gje per te na lene pa statusin e vendit kandidat edhe kete vit.

Njerezit dhe kombet e qyteteruara nuk pranojne kurre t'u besojne fatin e tyre nje te semuri psikik. Ne shqiptaret e kemi pesimin e madh nga ky gabim. Nuk e meritojme kurre me nje pesim tjeter si ai". 

Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Lidhjet e Suel Çelës me Artan Hoxhën, Kikia në ‘Frontline’: Gazetaria mori goditje të jashtëzakonshme, gazetarë në shërbim të një prej organizatave më famëkeqe të krimit

Lidhjet e Suel Çelës me Artan Hoxhën, Kikia në ‘Frontline’: Gazetaria mori goditje të jashtëzakonshme, gazetarë në shërbim të një prej organizatave më famëkeqe të krimit