Berisha tërhiqet nga armatosja:
Ramën e rrëzojmë me mjete paqësore
Ish kryeministri Sali Berisha u tërhoq nga armatosja e shqiptarëve në seancën e pasdites, duke iu rikthyer "revolucionit demokratik". Thirrja e paradites për armatosjen e qytetarëve bëri xhiron e botës dhe u pasqyrua në detaje nga mediat e huaja.
Ish kryeministri Sali Berisha u tërhoq nga armatosja e shqiptarëve në seancën e pasdites, duke iu rikthyer "revolucionit demokratik".
Thirrja e paradites për armatosjen e qytetarëve bëri xhiron e botës dhe u pasqyrua në detaje nga mediat e huaja.
Nuk dihet nëse tërheqja e Berishës ka lidhje me reagimin mediatik ndërkombëtar, apo me një ndërhyrje të mundshme nga trojka diplomatike në Tiranë, BE-SHBA-
OSBE.
Gjithsesi, gjatë seancës së pasdites Berisha i bëri thirrje shqiptarëve që Edi Ramën ta rrëzojnë nga pushteti me mjete paqësore.
"
Mendoj se këto zhvillime janë dëshmi e një shpartallimi tuajin, janë dëshmi e një shpartallimi përfundimtar të kësaj mazhorance e cila ka humbur çdo ligj dhe moral për të qeverisur më tutje. Ndaj dhe ftoj qytetarët që me një revolucion demokratik e me mjete paqësore t'i hedhim sa më parë aty ku e meritojnë; në koshin e plehrave të historisë!", u shpreh Berisha nga foltorja e Kuvendit, gjatë seancës së pasdites.
Ndërkaq, në vijim të akuzave ndaj ministrit Tahiri për lidhje të tij me Emiliano Shullazin, Berisha lexoi gjatë seancës një mesazh të këtij të fundit dërguar ministrit të Brendshëm.
Berisha e lexoi vetë mesazhin e personit anonim që ai e quajti “Gardiani dixhital”.
“
Gardiani dixhital: Jam roje te paraburgimi i Emiliano Shullazit, ju garantoj se mesazhi i Saimir Tahirit për të përgënjeshtruar Edi Ramën ia ka dërguar direkt Emiliano Shullazi, i cili ka dyshimet më të mëdha se ia ka bërë policia i cili nuk beson se ajo ishte një grackë e prokurorisë siç e paraqesin mediat, pasi kërcënoi saje qorrin se do të nxirrte gjithçka për të”, tha Berisha.
Gjithashtu Berisha iu drejtua vetë Kryeprokurorit Llalla që të kontrollonte të gjitha bisedat telefonike apo elektronike të Shullazit.
“
I bëj thirrje prokurorit, të sekuestrojë të gjithë trafikun e thirrjeve dhe mesazheve të komunikimit të Emiliano Shullazit, të gardianëve, të Saje Qorrit dhe Emil Shullazit. Me këtë rast, Prokuroria do të gjejë një nga çelësat e të vërtetave mbi Shullazin. Rama tha këtu se kemi kërkuar përgjimin e tij, por nuk mund të binte Prokuroria në kurthin e tij. Në fakt Rama ra në kurthin e Prokurorisë dhe shërbimit sekret me rrëzimin e kërkesës. A e pyetët veten si ka mundësi që Saje Qorri të përgënjeshtrojë në mënyrë flagrante Edi Ramën, ku tha se Shullazin e arrestoi Policia”, përfundoi Berisha.
Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
10 Janar, 11:51
A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?
-
Po
71.3%
-
Jo
25.3%
-
Nuk e di
3.4%
Vota total: 1747
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Numërimi i votave, Celibashi: S’është koha që partitë të ikin! PD kundër numëruesve që vijnë nga administrata: Katastrofale
10 Dhjetor 2024, 15:29
-
Zgjedhjet 2025/ Komisioni i Venecias: Punoni të jenë të lira, OSBE: Depolitizoni administratën zgjedhore! Celibashi: Do të sillte mosnjohje rezultati
10 Dhjetor 2024, 10:23
-
Shqipëri, shqetësim transparenca e financimit në zgjedhje
9 Dhjetor 2024, 20:38
-
OSBE trajnon gjyqtarët dhe prokurorët e ardhshëm mbi trafikimin e qenieve njerëzore
6 Dhjetor 2024, 14:15
-
OSBE, trajnim punonjësve të Burgjeve për standardet e të drejtave të njeriut
22 Nëntor 2024, 15:44
-
'Krimet me armë të lehta ndodhin kudo por në Shqipëri është më i ashpër' Ambasadori i OSBE-së: Siguria nuk është vetëm përgjegjesi e policisë
20 Nëntor 2024, 17:32
-
Goditja e korrupsionit politik, financimi i partive dhe kufizimi për punësimin e titullarëve pas mbarimit të detyrës! Zbardhen disa nga propozimet në Komisionin e Posaçëm
13 Nëntor 2024, 09:47
-
Mbahet tryeza e parë për Dokumentin Analitik, ekspertët zbulojnë gjetjet dhe rekomandimet për integritetin e administratës publike dhe konsolidimin e shërbimeve digjitale
4 Nëntor 2024, 20:27
-
'Mashkull, femër apo të tjera', OSBE flet për sondazhin: E konsultuam me Kuvendin
29 Tetor 2024, 09:18
-
Fitorja e partisë proruse, Presidentja e Gjeorgjisë thotë se nuk e njeh rezultatin e zgjedhjeve
27 Tetor 2024, 22:27
-
'Mashkull, femër apo të tjera, çfarë gjinie je?', Tritan Shehu denoncon 'sondazhin' e OSBE-së për deputetët: Fyes, refuzoj ta plotësoj
24 Tetor 2024, 20:21
-
Prapaskenat e garës për sekretarin e Përgjithshëm të OSBE, Shqipëria me kandidaturën e Igli Hasanit mund rivalin turk! Si do zgjidhet në Vjenë
26 Shtator 2024, 17:15