Kryeministri Berisha e konsideroi votën e të rinjve si çelësin e fitores në zgjedhjet e 23 qershorit. Në një bashkëbisedim me pedagogë të Universitetit të Tiranës, Berisha tha se të rinjtë mbështesin programin e PD-së, pasi sipas tij, nuk mund të pajtohen me praktikat bllokuese të Ramës.
“Ne jemi fatlumë që në çdo zgjedhje së paku 200 mijë të rinj fitojnë të drejtën e votës. Të rinjtë nuk e njohin diktaturën komuniste dhe nuk i këshilloj fare të lodhen që të bëjnë studime të thelluara mbi të, po sigurisht njohuritë kryesore i kanë dhe ata nuk mund të pranojnë mbrojtjen që PS i bën asaj të shkuare.
Çdo i ri që interesohet për proceset integruese do të gjejë se PD është ajo që anëtarësoi vendin NATO, mori liberalizimin e vizave, mori propozimin për status, por u bllokua në mënyrën më të papranueshme me bllokimin e 3 ligjeve.
Vendit nuk mund t’i nxjerrësh mur përpara, është jashtë çdo koncepti. Një njeri që ka minimumin e atdhetarizmit s’mund ta bënte kurrë një gjë të tillë”- deklaroi kryeministri. Ndërkohë që dhe pak ditë mbeten larg fushatës, ku palët pritet që të shpalosin më gjerë programin e tyre politik në elektorat.
Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 24.04.2013
Redaksia Online
(b.m/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com