Berisha-Tahirit: Lini të lirë vrasësit
dhe arrestoni debitorët e energjisë

Berisha-Tahirit: Lini të lirë vrasësit<br />dhe arrestoni debitorët e energjisë
Shkëlzen Berisha ka reaguar pas deklaratës së Ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri duke ngritur pikëpyetjet se mbi ç’baza të ligjit Ministri i brendshëm dhe Drejtori i Policisë kanë lënë të lirë dhe nuk kanë arrestuar një person i cili ka qenë i përfshirë në një tentativë vrasje.

Berisha ka krahasuar rastin e Bamit me atë të debitorëve të energjisë elektrike duke thënë se për një faturë energjie arrestohen qytetarët ndërsa një “vrasës profesionist” lihet i lirë përse nuk pranoi të hidhte firmën mbi dëshminë e tij.

shkelzen berisha

Më poshtë statusi i plotë i Shkëlzen Berishës


Dokrrat e Tahirit

Nje "vrases profesionist" shkon dhe rrefehet ne zyren e ministrit te brendshem per vrasjen e nje deputeti,para tij dhe drejtorit te pergjithshem te policise por ministri dhe drejtori e lene te lire te largohet sepse nuk ka pranuar te hedhe firmen ??

Perse nuk e kane arrestuar nderkohe qe personi ka pranuar gojarisht para tyre qe eshte perfshire ne nje vrasje te mbetur ne tentative ??

Policia ka ndaluar dhe arrestuar njerez per faturen e dritave por ministri dhe drejtori i policise paskan organizuar "rendezvous" ne driten e qiririt,jo nje, por disa here me nje vrases te kontraktuar pa e ndaluar kurre ate !

Me cfare baze ligjore e kane lene te lire dje dhe e kane arrestuar sot ?

Redaksia online
(f.m/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja