TIRANE - Kryeministri Berisha mori pjesë në një takim me të rinjtë, të cilëve u foli për rëndësinë e iniciativës së lirë.

“Guximi juaj është besim i merituar tek vetvetja", - tha Berisha.- "Në lidership, guximi është kusht themelor, pa të cilin nuk frymëzoni dot njeri. Misioni i liderit është të frymëzojë ekipin e tij. Lideri udhëheq me shembullim personal. Ti mund të jesh një udhërrëfyes shumë i mirë me kusht që të pranosh punën në ekip”.

“Nuk ka më të rëndësishme se sa angazhimi i të rinjve në sipërmarrjen e lirë", - tha Kryeministri, -"Do bëjmë një ligj që të heqë për çdo të ri të punësuar, taksat për tre vjet”.

Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)