Berisha porosi drejtuesve të departamenteve të Rithemelimit: Planifikoni paketa emergjence, fushata elektorale tashmë ka nisur

Berisha porosi drejtuesve të departamenteve të Rithemelimit: Planifikoni paketa emergjence, fushata elektorale tashmë ka nisur

Ish kryeministri, Sali Berisha

Ish kryeministri, Sali Berisha ka zhvilluar sot një mbledhje me drejtuesit e departamenteve të Rithemelimit të cilëve u ka bërë thirrje që përveç planit afatgjatë, të kenë edhe një paketë emergjence për situatën ku ndodhet vendi. Ai bëri thirrje që drejtuesi e departamenteve të angazhohen në fushatën elektorale të zgjedhjeve lokale, për të cilën kreu i Rithemelimit tha se ka nisur.

Gjatë fjalës së tij, Berisha tha se korrupsioni në vend ishte përhapur, duke përmendur sektorin e ndërtimit, ku sipas tij policia vendos gjoba për ndërtimet pa leje, duke marrë deri në 100 deri në 200 mijë euro, në varësi të madhësisë së ndërtimeve. 

“Shqipëria është në rënie të lirë. Të gjitha këto janë pyetje të drejta por përgjigjia është që ne mund ta ndalim këtë situatë. Kemi përgjigjiet më të mira.  Secili nga ju krahas planit afatmesëm afatgjatë, duhet të ketë paketën e emergjencës. Sepse Shqipëria po rrënohet në çdo fushë. Shqiptarët, para dy vitesh, një studim i Bankës Botërore, tregonte se Shqipëria zinte vendin e tretë në botë për korrupsion. Sot duhet të jetë në vend të parë. Ju nuk mund të imagjinoni sesi për çdo ndërtim pa leje, paguhet gjoba ndaj policisë që arrin deri në 100 apo 200 mijë, në varësi të ndërtimeve.  Ndaj, departamentet duhet të jenë laboratori i ideve dhe platformave për të cilat PD dhe Shqipëria kanë nevojë jetike”-tha Berisha. 

Ndërsa sa i takon përdorimit të fjalës së tij ‘revolucion’ për lëvizjet e opozitës, Berisha tha se pavarësisht se është një term shumë i lartë për t’u përdorur, është e vetmja mënyrë për të rrëzuar qeverinë e Ramës.

“Ne jemi në një revolucion dhe prapë do ndalem këtu. Kjo është një fjalë pak si e lartë dhe jo rrallë po më thonë pse po e përdor këtë term. Sepse ne kemi një regjim monist që ka vendosur sistemin ‘de facto’ të eleminimit të votës. Ju të gjithë e njihni procesin, por nëse unë kryeministër mobilizoj të gjithë makinerinë shtetërore dhe ti që drejton një forcë politike, vjen dhe matesh me mua, unë me një logjistikë 100 herë më të madhe se tënden, me një buxhet sa buxheti i shtetit, kjo zgjedhjet i bën fiktive"-u shpreh kreu i Rithemelimit. 

Në mbyllje të mbledhjes Berisha ripërsëriti thirrjen ndaj drejtuesve të degëve të departamenteve që të organizohen në konferenca të ndryshme në takime me strukturat dhe të përdorin rrjetet sociale për të bërë fushatë elektorale.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 19:56
E përdor në çdo fjalim, Berisha për fjalën ‘revolucion’: Është term i lartë! Më pyesin përse e them, por nuk ka zgjidhje tjetër kundër regjimit

 

Ish kryeministri, Sali Berisha foli për referimin e tij ndaj lëvizjes së opozitës si ‘revolucon’ duke pranuar në njëfarë mënyre se është një term i ekzagjeruar për t’u përdorur. Por ai e justifikoi përdorimin e fjalës revolucion duke thënë se nuk kishte zgjidhje tjetër kundër një sistemi qeverisës, sipas tij ‘monist’.

“Ne jemi në një revolucion dhe prapë do ndalem këtu. Kjo është një fjalë pak si e lartë dhe jo rrallë po më thonë pse po e përdor këtë term. Sepse ne kemi një regjim monist që ka vendosur sistemin ‘de facto’ të eleminimit të votës. Ju të gjithë e njihni procesin, por nëse unë kryeministër mobilizoj të gjithë makinerinë shtetërore dhe ti që drejton një forcë politike, vjen dhe matesh me mua, unë me një logjistikë 100 herë më të madhe se tënden, me një buxhet sa buxheti i shtetit, kjo zgjedhjet i bën fiktive. Unë ju dhashë një shembull por janë me qindra praktika të tjera që ky përdor. Atëherë neve na mbetet të kapitullojmë? Jo! Sepse ne përfundimisht do ta largojmë nga pushteti. Këtij nuk i ndahemi. Ne e kemi bërë njëherë revolucionin në vitet ’90-91”-tha Berisha.

B.V/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës