Sali Berisha zhvilloi sot një takim me fermerët, për të diskutuar problematikat e bujqësisë në vend. Gjatë fjalës së tij, Berisha tha se qeveria shqiptare nuk po e trajton mirë sektorin e bujqësisë, sektor ky që e ka domosdoshëm subvencionin. Edhe këtë herë e kishte një koment për Ramën, të cilin e konsideron si kryeministrin më të dobët dhe e krahason me Enver Hoxhën. Berisha bëri një thirrje për bizneset që po shkojnë drejt falimentit duke i thënë se rruga e vetme është ulja e qepenave dhe greva.

Ndër të tjera, Berisha tha se qeveria po mban qëndrim armiqësor me bujqësinë, ndërsa përmendi një nga pikat e planeve të Ballkanit të Hapur, që është hapja e doganës për eksportet bujqësore, duke thënë se kjo do të falimentojë fermat shqiptare.

“Bujqësia është sektori i cili në të gjitha produktet e saj, meriton dhe ka të domosdoshëm subvencionin. Subvencioni në Shqipëri nuk është një humbje financiare por është një histori fitimi për të gjitha palët. Është histori fitimi sepse ai që merr subvencionin ndihmohet për një sukses më të madh dhe të garantuar. Mëkëmbja e tij është në interes dikret jo vetëm i familjes por shoqërisë në tërësi. Është në interest ë mbarë shoqërisë. Prodhimi, eksporti janë faktorë të rëndësishëm në krijimin e balancave për një ekonomi të qëndrueshme. Ka një rëndësi shumë të madhe, është një sector i madh punësimi. Në mënyrë absurd, kjo qeveri mban një qëndrim armiqësor ndaj fermerëve. Nuk është term i ashpër. Nëse në sistemin fiskal ndëshkon fermerët, sillet si pushtues. Nuk sillet si institucion i ligjit, nuk respekton ato parime që janë të domosdoshme për një shtet ligjor. Ndërprerja e subvencioneve është njëra anë. Por ajo e vendos fermerin shqiptar në kushte krejtësisht të pabarabarta me fermerët e vendeve përreth. Taksimi i njëanshëm me TVSH-në, përbën një ndëshkim tjetër madhor për fermerët, mungesa e stimulit është një akt tjetër i papërgjegjshëm. Hapja e doganave dhe kryesisht tani që flitet në kuadrin e Ballkanit të Hapur, do shënojë falimentimin e fermave tona. Vetëm brenda një viti janë rritur 250% importet e bujqësisë nga Serbia. Subvencionet aktuale për fermerët e ish-jugosllavisë kanë qindra herë më të mëdha, se ato thërrimet që mund të kenë marrë fermerët shqiptarë”, tha Berisha.

Sali Berisha prej disa muajsh po kryen takime me intelektualë dhe profesionistë të fushave të ndryshme në Shqipëri, në kuadër të “fushatës” së Rithemelimit, “Shqipëria në rrezik”.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 14:00
Berisha 'përballet' me ligjin '7501'! Fermeri: Më fute në burg veç se shkela ligjin komunist, u gabua me rishpërndarjen e tokës

Gjatë takimit me fermerët në Kashar, Sali Berisha është gjendur përballë ankesës së një prej fermerëve. Ai i kujtoi Berishës përgjegjësinë e tij për ligjin e pronave 7501 që u përdor për të bërë rishpërndarjen e tokës së shtetëzuar nën regjimin komunist.

“Më ka dhënë shteti 23 mije metra tokë bujqësore. Po kjo tokë nuk më ka dhënë dokumentet, as qeverisja jonë e PD, dhe është e grabitur sot në mbivendosje. Ne duhet t’i dalim Zot Shqipërisë zoti Berisha. Me ty në krye jam dakord të jesh kryeministër i ardhshëm por jo kështu. Edhe ne kemi gabimet tona zoti Berisha“, tha ish-pronari.

Nga 23 mijë metër tokë që i takonte,  sot gëzon vetëm 900 metra. Për të njëjtën tokë thotë se ka bërë  dhe burg në kohën kur në pushtet ishin demokratët, por zgjidhjen e pret sërish nga ata që e dënuan.

“Në 94 zoti Berisha PD më ka dënuar me 6 muaj heqje lirie se ke shkel ligjin. Por, unë shkela ligjin komunist o burrë nuk shkela ligjin demokrat. Kërkoj nga ty zoti Berisha çfarë mund të bëj unë zoti Berisha se ua kanë dhënë komshive të mi ta shesin dhe ndajnë paratë bashkë. Por, unë kërkoj ligjin të më mbrojë ligji? Më jepni të drejtë çfarë mund të bëj? Është ligj famëkeq ai zoti Berisha por megjithatë gabimet edhe ndreqen”, tha ish-pronari.

“Po, shumë e vërtetë”, tha Sali Berisha.

Po Berisha e kaloi këtë çast me një përgjigje të shkurtër dhe e zhvendosi bisedën në problematikat e bujqësisë, duke fajësuar Edi Ramën për dështim në sektorin e bujqësisë.

“Sot janë dhjetëra e mijëra fermerë që po shkojnë drejt falimentimit. Ka vetëm një rrugë protestë dhe vetëm protestë, ta largojmë. Kjo është një qeveri që nuk përfill qytetarët shqiptarë. Thotë bujqësia po ecën shumë mirë, po përfiton bujqësia nga Ballkani i hapur, turizmi është më i përsosur…turizmi është në terr. Rendi i shkëlqyer…çdo ditë vriten dhe përgjaken vendet tona. Të ngrihemi sepse jemi në rrezik të madh, në rrezik të vërtetë ekzistencial“, tha Sali Berisha.

Ora 13:27
Berisha në takimin me fermerët: Rama kryeministri më i dobët, vepron si Enver Hoxha! Rruga e vetme, mbyllja e qepenave dhe grevë

1660822169_berisha.JPG

Sali Berisha nuk kursen akuzat për Edi Ramën në cdo dalje publike që bën. Gjatë takimit me fermerët ditën e sotme, Berisha, e ka cilësuar Ramën si kryeministrin më të dobët të Shqipërisë. Sipas tij, Rama vepron si Enver Hoxha dhe i bën thirrje bizneseve që të mbyllin aktivitetet dhe të ngrihen në grevë nëse po vuajnë për shkak të qeverisjes.

“Ne duhet të ngrihemi. Unë e kuptoj sot janë me dhjetra mijëra biznese që po shkojnë drejt falimentimit. Ka vetëm një rrugë, mbyllje qepenash dhe grevë. Kjo qeveri është një qeveri e cila nuk i përfill qytetarët shqiptarë. Cilindo që të takosh, t’i pyesësh për ligjet që janë bërë, askush nuk thotë. Enver Hoxha shkruante se ‘ma thotë mendja ime se në një vend, ka gaz’. Shkonin inxhinierët shponin dhe nuk gjenin gjë e më pas pushkatoheshin.

Mendja e tij (Rama) është bosh. Nuk ka pasur një kryeministër më të dobët se sa ky njeri. Përveçse mashtron çdo ditë, tregon cinizëm, nuk pasqyron asgjë edhe nocionet më elementare. Ai thotë se turizmi është në situatën më të mirë. Është një apel i thellë për qytetarët. Duhet folur me gjithë ata fermerë që mendojnë si ne por nuk ngrihemi. Të ulemi me ta dhe të flasim.

Shumë gjëra i injorojmë sepse nuk ia vlejmë të listosh në pafundësi. Kjo është detyra e jonë. Detuyra e çdo fermeri, e çdo punonjësi. Të ngrihemi sepse jemi në rrezik të madh ekzistencial. Një komb që në 6 vite largohen 744 mijë qytetarë, ku shkojmë ne kështu. Shkojmë çdo vit njësoj si dikur. Ndanim varfërinë”, tha Berisha.