Berisha takim me mjekët: Rama iu detyron të emigroni, të ngihemi në protestë për t'ia shkurtuar ditët qeverisë

Berisha takim me mjekët: Rama iu detyron të emigroni, të ngihemi në protestë për t'ia shkurtuar ditët qeverisë

Sali Berisha

TIRANË- Sali Berisha ka zhvilluar një takim me mjekët për të folur mbi problematikat në sistemin shëndetësor. Berisha tha se qeveria e Edi Ramës, i përçmon mjekët dhe i detyron ato të emigrojnë. Berisha tha se mjekët janë dëshmitarë sesa pak u ka ndryshuar paga në 9 vite, ku sipas tij me borxhin që ka marrë kjo qeveri mund t’i kishte rritur pagat e mjekëve katër herë më shumë.

“Në këtë shërbim jetik për shtetin dhe zhvillimin e saj largimi masiv i mjekëve përbën një dramë të vërtetë. Ndaj mjekëve nga kjo qeveri është mbajtur qëndrim përçmues, maksimal. Ju jeni dëshmitarë sa kanë ndryshuar pagat tuaja në 9 vite. Me borxhin që ka marrë kjo qeveri nga 62.6 për qind të GDP kur mori pushtetin në 107 sot, rrogat tuaja mund të ishin rritur edhe katër herë, të infermierëve e me radhë. Kjo nuk ka qenë agjendë e qeverisë. Përçmimi janë për mua të pashlyeshme skenat në spitalin e Traumës.”-deklaroi Berisha.

Berisha tha se se ligji i parë që ndryshoi qeveria e Ramës kur erdhi në pushtet është ai për ndalimin e importit të ilaçeve që nuk tregtohen në BE, duke lejuar kështu futjen e ilaçeve serbe në Shqipëri. 

Vilma Nushi e hoqi, përfaqësonte ndërmarrjen farmaceutike publike të Beogradit dhe duhet të futeshin ilaçet serbe që nuk futeshin dot, sepse nuk kishin standarde për tu tregtuar në BE. U hoq ligji dhe Vilma Nushi u shndërrua në oligarkun, pastaj mori edhe check up-in, etj. Shpreh para jush bindjen time të thellë se kushti i të gjitha kushteve për t’i dhënë një përgjigje problematikave të mëdha të mjekëve është angazhimi bluzave të bardha në një lëvizje të fuqishme kundër kësaj qeverie”, është shprehur Berisha.

SI.E./M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Kushtetuesja tha

Kushtetuesja tha "garantohet vota parapëlyese në 2/3 e listës", shifrat e sondazhit: Mbi 80% e ligjvënësve zgjidhen nga krerët e partive