Berisha pret ambasadorin hungarez, i vetmi diplomat i vendeve të BE në Tiranë që e takon! Ish-Kryeministri: E informova mbi farsën e procesit gjyqësor

Berisha pret ambasadorin hungarez, i vetmi diplomat i vendeve të BE në Tiranë që e takon! Ish-Kryeministri: E informova mbi farsën e procesit gjyqësor

Sali Berisha dhe Lorant Balla

Sali Berisha është takuar me ambasadorin e Hungarisë, Lorant Balla në selinë e PD për të diskutuar rreth zhvillimeve aktuale në vend. Teksa vijon ‘lufta’ brenda PD, Berisha tregon se foli me ambasadorin hungarez për vendimin e Apelit që e cilëson farsë të procesit gjyqësor. Ambasadori hungarez është i vetmi diplomat i Bashkimit Evropian që e takon Berishën.

Po ashtu tregon se folën për cështjen McGonigal dhe e siguroi se nuk do të mungojnë në zgjedhjet e 14 majit. Berisha shkruan se e falënderoi për miqësinë historike që karakterizon marrëdhënien shqiptaro-hungareze.

“Sot pata kënaqësinë e veçantë të prisja në një takim pranë selisë së Partisë Demokratike, Ambasadorin e Hungarisë, Sh.T.Z. Lorant Balla.

Me Ambasadorin diskutuam gjerësisht mbi aktualitetin e zhvillimeve politike në vend.

Në veçanti, e informova Ambasadorin mbi farsën e procesit gjyqësor të pashembullt në historinë e Shqipërisë, me të cilin Edi Rama kërkon t’u imponojë qytetarëve në mënyrën më antidemokratike se nga kush duhet të përfaqësohen si opozitë. Një proces ky unik në histori gjithashtu për shkak të presionit të papranueshëm të ushtruar mbi pavarësinë e sistemit gjyqësor në Shqipëri nga kanale ekstra-politike dhe diplomatike, tërësisht në shkelje të parimeve më themelore të shtetit të së drejtës dhe marrëdhënieve ndërkombëtare.

Pavarësisht këtij konteksti i cili është në vijim të një serie aksionesh që kanë si qëllim asgjësimin e pluralizmit politik në vend, ashtu siç u dëshmua nga skandali McGonigal, e sigurova Ambasadorin mbi pjesëmarrjen e Partisë Demokratike në procesin zgjedhor të 14 majit, duke i garantuar se PD mbetet e angazhuar ndaj parimeve më të mira të garave elektorale, në respekt të votës së lirë dhe demokracisë qytetare.

Gjeta rastin ta falënderoj gjithashtu në emër të Partisë Demokratike, për të gjithë miqësinë e vyer historike që karakterizon marrëdhënien shqiptaro-hungareze, por dhe për rolin e veçantë të mikut dhe Kryeministrit Orban, në intensifikimin dhe nxitjen e bashkëpunimit mes dy vendeve tona. Ai ka qenë dhe mbetet një mbështetës i pakursyer i Partisë Demokratike dhe kauzave tona konservatore, në promovimin e vlerave më të drejta kombëtare dhe të familjes. Takimi ishte i hapur”, shkroi Berisha.

/K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Jari: 06/03/2023 23:24

    Po normal qe ky hungarez gabeli do takonte Salehun. I terheq rraca sllave prandaj. Hungarezet pro rus dhe Salehu dobic serbi

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Arrestohet pronari i kompanisë 'Ritron Kopi' në lidhje me rastin e Lotarisë Shtetërore maqedonase

Arrestohet pronari i kompanisë 'Ritron Kopi' në lidhje me rastin e Lotarisë Shtetërore maqedonase