TIRANE - Kryeministri Sali Berisha priti sot në një takim ambasadorin e Greqisë në Shqipëri, zotin Nicolas Pazios, me rastin e përfundimit të detyrës.

Kryeministri e falenderoi ambasadorin Pazios për kontributin e tij në forcimin e marrëdhënieve dhe të bashkëpunimit dypalësh, si dhe në kuadër të integrimit europian të Shqipërisë dhe bashkëpunimit rajonal.

Ambasadori Pazios e falenderoi Berishën për bashkëpunimin me qeverinë shqiptare gjatë kësaj periudhe, që ka përbërë një faktor të rëndësishëm në përmbushjen me sukses të misionit të tij në Tiranë.

Kryeministri Berisha i theksoi ambasadorit Pazios se ndjek me interes përpjekjet e Greqisë për përballimin me sukses të sfidave të krizës europiane dhe botërore, për të cilën uroi që të kapërcehen sa më shpejt, pasi Greqia dhe Italia janë e mbeten dy partnerët më të rëndësishëm ekonomikë dhe tregtarë të Shqipërisë.

(eç/shqiptarja.com)