Berisha takon Lu e Borchardt: Rama
i regjistruar kur kërkon mln ryshfet

Berisha takon Lu e Borchardt: Rama<br />i regjistruar kur kërkon mln ryshfet
Ish kryeministri Sali Berisha ka pritur në një takim kryeun e prezencës së OSBE në Tiranë, Bernard Borchardt dhe ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Lu, ku u diskutua mbi zhvillimet më të fundit në vend dhe zgjedhjet parlamentare.

Përmes një njoftimi nga zyra e shtypit e Berishës, ish-kryeministri ka vënë në dijeni ambasadorët se vendi ka ardhur në një moment të një rëndësie kritike; zgjedhjet e qershorit.

"Asnjë shqiptar që të besojë se do ketë zgjedhje të lira në Shqipëri", ka thënë Berisha ndërsa ka shtuar se në vlerësimin e tij shkaku më themelor i kësaj qëndron në shndërrimin e qeverisë shqiptare në një organizatë të vërtetë kriminale. 

"Sot Edi Rama me lidhjet e tij me krimin, faktikisht drejton këtë organizatë", theksoi ai.

Berisha u shpreh se janë të panumërta faktet që i faktojnë këto lidhje. I vëllai i kryeministrit Rama, Olsi Rama, është faktuar me dokumenta i lidhur me Gentian Gjonaj, kreu i trafikut të kokainës në Shqipëri, i cili ka përdorur në mënyrë përsëritur pikërisht makinën e përshtatur nga banda për trafik kokaine, për të dalë jashtë shteti.

Ai theksoi se të gjitha të dhënat për këtë ekzistojnë në sistemin TIMS. 

Nga ana tjetër, Berisha u shpreh se Edi Rama është i regjistruar tek kërkon miliona ryshfete dhe komunikuar me trafikantët dhe kriminelët më të rrezikshëm duke u përpjekur ti mbrojë ata.

Berisha tha se Rama po bën gjithçka, me presion të jashtëzakonshëm mbi gjykatësit për të liruar bandat, ku pas lirimit të Lulzim Berishës, ka kthyer mbrapsht dosjen e Hakmarrjes për Drejtësi dhe tani së fundi atë të Aldo Bares. 

Lidhjet e Ramës me vrasësit e komisarit Lame dhe Shullazin janë universalisht të njohura, vazhdoi ai. 

Berisha theksoi gjithashtu se i lidhur kokë e këmbë me krimin është dhe Sajmir Tahiri.

Çdo njëri që studion rastin e Balilit nuk ka asnjë vështirësi të konstatojë se Balili është i mbrojturi i Ramës dhe Tahirit. Berisha kujtoi dhe rastin kur pas heqjes së moratoriumit të skafeve nga qeveria socialiste, Sajmir Tahiri ishte i pari që bleu skaf, i cili u përdor nga Habilajt njësoj siç u përdor makina e tij që kaloi plot 28 herë kufirin.

Berisha shprehu gjithashtu shqetësimin se shndërrimi i vendit në Kanabistan është një politikë shtetërore jozyrtare. 

Gjatë diskutimit ai u ndal tek një nga kriteret e listës së kritereve të Kopenhagenit për zgjedhje të lira dhe të ndershme; mediat. Ai shprehu shqetësimin se mediat e mëdha të vendit janë tërësisht të kapura nga Edi Rama dhe bëjnë gjithçka për të censuruar opozitën.

Në këto rrethana Berisha theksoi se e konsideron situatën emergjente, për ndërhyrje të fuqishme për të shpëtuar zgjedhjet. "Një situatë emergjente kërkon masa dhe ndërhyrje emergjente", tha ai.

Në këtë kontekst, Berisha theksoi se masa më efikase është votimi dixhital, të cilin ai e gjykoi plotësisht të realizueshëm pasi ai nuk fillon nga zero por në kushtet kur baza e të dhënave themelore për votim elektronik ekziston e plotë dhe duhen vetëm pak javë për ta bërë disponibël.

Berisha u shpreh se nëse qeveria ka vullnetin atëherë mund të gjehet kompania që të nisi punën për këtë.

Ai theksoi se nëse ndonjë kompani nuk merr përsipër të mbulojë gjithë territorin atëherë Shqipëria mund të ndahet në disa zona dhe bërë të mundur që shqiptarët të votojnë si shumë vende të tjera duke i bërë kështu një shërbim shumë të madh vendit.

Ai theksoi se vërtet kjo mund të ketë një kosto më të madhe por kjo kosto është shumë herë më e vogël se një proces zgjedhor i manipuluar dhe i shkatërruar.

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Cilat janë pengesat për arritjen e armëpushimit mes Izraelit dhe Hezbollahut?

Cilat janë pengesat për arritjen e armëpushimit mes Izraelit dhe Hezbollahut?