TIRANË – Ish-Kryetari i PD-së Sali Berisha i ka konsideruar si “sulme terroriste”, goditjet me armë që iu bënë kreut të komunës së Farkës, Fatbardh Plakut. Sipas tij, “synimi është që Farka, e lakmuara e madhe, të qeveriset me çdo kusht nga Rama dhe mafia e tij.”

Berisha e ka pritur sot në zyrën e tij në PD, Plakun, që është edhe kreu i Shoqatës së Komunave të Shqipërisë. Pas takimit, ai tha se

“Edvin Kristaq Rama zbatoi kodin e mafies dhe kodin e heshtjes vetëm e vetëm se Fatbardh Plaku është qeveritar vendor demokrat dhe Farkën, të lakmuarën e madhe, duhet me çdo kusht ta qeverisë Rama me mafien e tij.
Kjo është një heshtje kriminale,”- ka theksuar Berisha, - “që akuzon Ramën për implikim, me veprim apo mos veprim, në këto akte të shëmtuara terroriste me potencial të rrezikshëm destabilizues për vendin.”

Redaksia online
(ar.sh/Shqiptarja.com)